Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump shkon në Pekin, do të takohet me Xi Jinping! SHBA: 15 mln dollarë shpërblim për informacione mbi dërgesat e naftës të Teheranit
Aktualitet

Trump shkon në Pekin, do të takohet me Xi Jinping! SHBA: 15 mln dollarë shpërblim për informacione mbi dërgesat e naftës të Teheranit

• 13 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar një shpërblim deri në 15 milionë dollarë për informacion mbi dërgesat e naftës të lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane dhe rrjetet që lehtësojnë aktivitetet e tyre.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar prej kohësh Teheranin për përdorimin e rrjeteve ndërkombëtare të transportit dhe ndërmjetësimit për të anashkaluar sanksionet ekonomike dhe për të financuar aktivitete ushtarake dhe grupe aleate në rajon.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndodhet sot në Kinë i shoqëruar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio ku do të takohet me presidentit të Kinës Xi Jinping për të diktuar mbi konfliktin në Ukrainë, Lindjen e Mesme si dhe për arritjen një marrëveshje të qëndrueshme tregtare mes dy vendeve.

Read more:Një rrjet rafinerish kineze të naftës po financon Iranin

Trump, siguroi se nuk ka nevojë për ndihmën e NATO-s në përballjen me Iranin, sepse Uashingtoni tashmë e ka mposhtur ushtarakisht Republikën Islamike. “Isha thellësisht i zhgënjyer nga NATO-ja, e cila nuk ishte aty kur ne kishim nevojë për të. Ne nuk kemi nevojë për NATO-n, por nëse kishim nevojë për të, ata thjesht nuk ishin aty“, u tha ai gazetarëve përpara se të nisej për në Pekin.

Gjithashtu Trump tha se “nuk kemi nevojë as për ndihmën e Kinës” për përfundimin e luftës me Iranin.

Read more:Gjysmë milioni porosi për “telefonin e artë” të Trumpit, pajisja nuk është dorëzuar kurrë

“Do t’i kërkoj Presidentit Xi, një udhëheqësi me kalibër të jashtëzakonshëm, ta “hapë” Kinën në mënyrë që këta njerëz të shkëlqyer të mund të bëjnë magjinë e tyre dhe të ndihmojnë në ngritjen e Republikës Popullore në një nivel edhe më të lartë!” shkroi Trump.

Trump, ka sulmuar edhe një herë median në lidhje me luftën kundër Iranit. “Kur lajmet e rreme pretendojnë se armiku iranian po fiton epërsi, ushtarakisht, kundër nesh, ky është një akt TRADHTIE virtuale, duke pasur parasysh gënjeshtrën e plotë – dhe madje absurditetin – e një pretendimi të tillë”, shkroi Trump në rrjete sociale.

Read more:Kina nuk fal korrupsionin në ushtri, dy ish-ministrat e mbrojtjes dënohen me vdekje

Lajmi në përditësim…

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 08:50

Trump shkon në Pekin/ Mediat: Supertankeri kinez po kalon Ngushticën e Hormuzit

1776576342_hormuzi.png

Një supertanker kinez duket se po del nga Gjiri Persik, në një përpjekje të rrallë për të kaluar Ngushticën e Hormuzit, pak para bisedimeve midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Xi Jinping. Lajmi u raportua nga Bloomberg. Supertankeri Yuan Hua Hu u pa këtë mëngjes duke lundruar në ngushticë, duke kaluar ishullin iranian Larak në anën lindore të ngushticës dhe duke u drejtuar drejt jugut, sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve. Anija është në pronësi dhe operohet nga njësi të kompanisë kineze Cosco Shipping, sipas bazës së të dhënave detare Equasis.

Ora 08:09

Marco Rubio në Kinë me Trump, pozon në bordin e ‘Air Force One’ i veshur me kostumin ‘Nike’ të Nicolas Maduro

1778652553_maduro.jpg

Nicolas Maduro dhe Marco Rubio

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, pozoi për një fotografi në bordin e Air Force One, gjatë rrugës për në Kinë, i veshur me kostumin Nike Tech, tashmë i njohur si ai i ish-presidentit venezuelian Nicolas Maduro. Ky i fundit e kishte veshur kostumin gri gjatë shoqërimit për në burgun federal në SHBA më 3 janar pasi u arrestua në Karakas.

Read more:Trump mbetet duarbosh dhe shkon në Pekin pa një marrëveshje me Iranin, por me shumë kërkesa! Ndërkohë, ai ndryshon tonet për uraniumin

“Sekretari Rubio vesh tutat e Nike Tech ‘Venezuela’ në Air Force One!”, shkroi Drejtori i Komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steve Cheung, në llogarinë e tij X, duke postuar një foto të Rubios të mbështetur në njërën nga dyert e aeroplanit presidencial. Fotografia u bë shpejt virale në mediat sociale dhe u shpërnda kryesisht nga aktivistë republikanë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Air force one #Aktivitete #Anija #Bloomberg #Donald Trump #Foto #Kine #Lufta në iran #Xi jinping

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
  • SpaceX teston Starship në fluturimin e 14-të, synimi historik të hyjë për herë të parë në orbitë
  • “Integrimi s’mund të përdoret si fasadë për të fshehur kapjen e institucioneve”, Albana Vokshi: Si po e mund narkoshteti shqiptar kushtëzimin evropian
  • Çlodhje, argëtim dhe aktivitete, parku i ri në Elbasan i hapur për vogëlushët
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Teknologji Shqetësime për sigurinë, OpenAI pezullon modelin e ri të ChatGPT: Po mashtronte 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by