
Komuna e Tetovës njofton se është marrë vendim për rritjen e pagave të punonjësve administrativ në komunë.
“Një tjetër hap i rëndësishëm për vlerësimin e administratës komunale!
Sot, së bashku me Sindikatën e Punëtorëve, nënshkruam marrëveshjen për rritjen e pagave të administratës komunale me 7% të pagës bazë, për tre vite me radhë.
Read more:Muhamet Hoxha: Së shpejti nis ndërtimi i qendrave rajonale për grumbullim e mbeturinave
Një vendim që dëshmon përkushtimin tonë për të mbështetur punonjësit dhe për të ndërtuar një administratë më të motivuar dhe më të vlerësuar”, thuhet në njoftim./Telegrafi/




