Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Raporti i “Ec Ma Ndryshe”: Prishtina pa buxhet për mbrojtje të mjedisit në vitin e kaluar, mungon monitorimi komunal i ujit dhe i dheut
Aktualitet

Raporti i “Ec Ma Ndryshe”: Prishtina pa buxhet për mbrojtje të mjedisit në vitin e kaluar, mungon monitorimi komunal i ujit dhe i dheut

• 13 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Organizata “Ec Ma Ndryshe” ka publikuar “Raportin e Monitorimit të Sektorit të Mjedisit në Komunën e Prishtinës – 2025”, i cili paraqet një analizë të gjendjes së sektorit të mjedisit në kryeqytet, duke vlerësuar kapacitetet institucionale, zbatimin e kornizës ligjore, menaxhimin e mbeturinave, monitorimin mjedisor dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrje.

Në raport thuhet se në Komunën e Prishtinës strukturat kryesore të përfshira në menaxhimin mjedisor janë Drejtoria e Shërbimeve Publike, Drejtoria për Menaxhimin e Hapësirave Publike dhe Parqeve, si dhe Drejtoria e Urbanizmit. Sipas raportit, numri i stafit nuk vlerësohet i mjaftueshëm për përmbushjen e detyrave të përcaktuara me kornizën ligjore, ndërsa shpërndarja e përgjegjësive ndërmjet drejtorive mund të ndikojë në koordinimin dhe efikasitetin.

Sa i përket kornizës ligjore dhe planifikimit, raporti vlerëson se ajo është pjesërisht e konsoliduar, por janë identifikuar mangësi që lidhen edhe me vjetërsimin e disa ligjeve. Në dokument listohen disa plane komunale ekzistuese, si rregullorja për planifikim mjedisor, plani lokal i veprimit për cilësinë e ajrit, plani komunal për menaxhimin e mbeturinave, plani komunal për efiçiencë të energjisë dhe plani komunal për energji dhe klimë.

Read more:Punime pranë parkut, Komuna e Kaçanikut thotë se zgjasin tri ditë

Megjithatë, në raport theksohet se komuna nuk ka plan për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm, as program lokal për mbrojtjen e natyrës, ndërsa thuhet edhe se “Komuna nuk ka ndarë buxhet për mbrojtje të mjedisit gjatë vitit të shkuar”.

Raporti sjell edhe të dhëna për menaxhimin e mbeturinave, duke përdorur statistikat e vitit 2024. Sipas dokumentit, numri i banorëve të shërbyer është 280,822 (rënie nga 368,284 në vitin 2023), ndërsa sasia e mbeturinave është 81,797 ton në vit. Gjenerimi i mbeturinave vlerësohet 291.28 kilogramë për banor në vit (0.80 kg/banor/ditë), ndërsa shkalla e mbulimit me shërbim raportohet 100 për qind. Në raport thuhet se gjendja e deponive monitorohet në mënyrë sistematike dhe se komuna është në fazën e sigurimit të lejes mjedisore komunale për deponinë e mbeturinave të vëllimshme.

Read more:Javë me shi e rënie të temperaturave

Në pjesën për monitorimin e mjedisit, raporti vëren se për cilësinë e ajrit ekziston monitorim përmes Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), me dy stacione funksionale në territorin e komunës. Ndërkaq, sipas raportit, komuna nuk posedon sistem për monitorimin e cilësisë së dheut, ndërsa “nuk ekziston sistem i monitorimit të cilësisë së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore në nivel komunal”, meqë monitorimi realizohet nga “KRU Prishtina”. Dokumenti thekson po ashtu se nuk ka sistem të strukturuar për menaxhimin e të dhënave mjedisore.

Në raport vlerësohet se bashkëpunimi me organizatat joqeveritare është në nivel të lartë, ndërsa bashkëpunimi me nivelin qendror dhe pjesëmarrja publike vlerësohen në nivel mesatar. Sipas dokumentit, konsultimet publike përfshijnë Planin Zhvillimor Komunal dhe vlerësimet strategjike mjedisore.

Read more:KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo faturë e papaguar sot, është një rubinet më pak nesër

Në aspektin e licencimit, raporti thekson se komuna posedon gjithsej 95 leje mjedisore komunale aktive.

Në përfundime, raporti vlerëson se ekziston një bazë institucionale e zhvilluar, por se koordinimi mbetet sfidë, derisa mungesa e monitorimit të integruar të ujit dhe dheut dhe mungesa e menaxhimit të të dhënave paraqesin pengesë për planifikim. Raporti jep edhe rekomandime, përfshirë forcimin e koordinimit ndërmjet drejtorive, zhvillimin e dokumenteve strategjike mjedisore, krijimin e një sistemi të integruar monitorimi për ajrin, ujin dhe dheun, si dhe rritjen e transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve.

Read more:Komuna e Drenasit nis rrënimin e një objekti në Komoran, thotë se një pjesë e tij kishte zënë hapësirë publike

Raporti i plotë është i publikuar në linkun: https://www.ecmandryshe.org/repository/docs/prishtine.pdf /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Drejtoria e urbanizmit #Ihmk #Komuna e prishtinës #Kru prishtina #Organizata ec ma ndryshe #Organizatat #Prishtina #Prishtina lokale #prishtine

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Rregullorja censuruese e GJKKO, gazetarët padi sot në Kushtetuese: Do kërkojmë pezullimin deri në marrjen e vendimit
  • Akuzat për KAYO-n dhe izraelitin Ron Yeffet/ Gent Çela: Rama funksionon si ‘Cosa Nostra’, protesta rrëzoi mitin e kryeministrit artist
  • Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë
  • ‘Hasan Prishtina’ gati për nxënësit, Bashkia e Tiranës përfundon ndërhyrjet para nisjes së shkollës
  • Rregullorja e GJKKO-së nuk lejon celularët në sallën e gjyqit, Dhoma e Avokatisë vendos sot për bojkotin e gjyqeve
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Është vonë, kërkohet reflektim i thellë, Rama të dorëhiqet!”, Marjana Koçeku: Ardhja e diasporës në shesh, realitet politik! 24 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 19 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 17 orë më parë
  6. 06
    Politikë “S’është barrë e madhe! Aq para GJKKO i sekuestron nga krimi çdo vit!”, Rama “shpërthen” ndaj Engert Pëllumbit: Jo, kurrë nuk mund të flasë një gjykatës kështu! 7 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane për rrëzimin e diktaturës së krimit e drogës 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by