Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Shala: NSI-ja hoqi maskën civile, Jovana Radosavljeviq kaloi hapur te Lista Serbe
Aktualitet

Shala: NSI-ja hoqi maskën civile, Jovana Radosavljeviq kaloi hapur te Lista Serbe

• 13 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 6
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Analisti i sigurisë, Drizan Shala, ka publikuar një analizë të gjatë mbi përfshirjen e Jovana Radosavljeviq në listën zgjedhore të Listës Serbe për zgjedhjet e 7 qershorit, duke e cilësuar këtë lëvizje si fundin e një “mbulese civile” që, sipas tij, ka funksionuar prej vitesh në veri të Kosovës.

Në shkrimin e tij, Shala argumenton se organizata “Nova društvena inicijativa” (New Social Initiative – NSI), e themeluar në Mitrovicën e Veriut, ishte prezantuar para bashkësisë ndërkombëtare si një zë qytetar dhe i pavarur i serbëve të Kosovës, por në praktikë kishte ndjekur vazhdimisht linjën politike të Beogradit.

Sipas tij, Jovana Radosavljeviq ishte ndërtuar si figurë me kredibilitet ndërkombëtar përmes bashkëpunimeve me organizata dhe institucione perëndimore, duke përfshirë USAID-in, Bankën Botërore, ambasada perëndimore dhe projekte të financuara nga BE-ja. Shala thotë se përmes NSI-së ajo kishte krijuar qasje në qarqe diplomatike dhe organizata ndërkombëtare, duke u paraqitur si alternativë ndaj Listës Serbe.

Read more:Sërish vonohet fillimi i punimeve në autostradën Shkup–Bllacë, projekti në fazë vlerësimi

Ai vlerëson se NSI kishte prodhuar analiza, sondazhe dhe raporte profesionale që përdoroheshin nga ambasadat dhe institucionet ndërkombëtare për të kuptuar situatën në veri të Kosovës. Megjithatë, sipas Shalës, përmbajtja e këtyre publikimeve në çështjet kyçe politike, si ndalimi i dinarit serb, prania e Policisë së Kosovës në veri dhe dialogu Kosov-Serbi – kishte qenë vazhdimisht në përputhje me interesat dhe narrativën e Beogradit.

Në analizë thuhet se pas sulmit në Banjskë më 24 shtator 2023, ku Milan Radoiçiq u identifikua si organizator i sulmit ndaj Policisë së Kosovës, Beogradit i ishte nevojitur një “fytyrë e re” për audiencën perëndimore. Shala pretendon se në këtë periudhë NSI dhe figurat e saj publike morën rol më të madh në komunikimin me diplomatët dhe organizatat ndërkombëtare.

Read more:Pronat në Beograd të Radulle Steviqit, njërit nga të akuzuarit për sulmin në Banjskë

Ai përmend edhe ish-drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe ministrin aktual të Jashtëm, Marko Gjuriq, duke pretenduar se ai kishte qenë në pozitë kyçe për të ruajtur dhe zhvilluar këtë rrjet ndikimi gjatë periudhës pas Banjskës.

Shala pretendon gjithashtu se persona të afërt me NSI-në kanë pasur role në organizata ndërkombëtare dhe ambasada në Kosovë, duke ndikuar në mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar e percepton situatën në veri.

Read more:​Aktgjykimi dënues për terroristët e Banjskës, Kuvendi përshëndet vendimin, Lista Serbe braktis seancën

Sipas tij, kandidimi i Radosavljeviq në listën e Srpska Lista-s dëshmon se “mbulesa qytetare” nuk është më e nevojshme dhe se projekti po hyn në një fazë të re politike, tashmë publikisht i lidhur me strukturën politike serbe në Kosovë.

Në fund të analizës, Shala thotë se ndryshimi i vetëm është te personeli, ndërsa funksioni dhe narrativa politike mbeten të njëjta.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Analiza #Banjskë #Drizan shala #Komuniteti #kosove #Lista serbe #Milan #Milan radoiçiq #Serbia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
  • Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 28 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 17 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur 9 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Trafikuan 8.1 tonë drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini! Pjesë e grupit të vëllezërve Hoxhosmani e bosit të ‘Cincos’ 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by