Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit
Kronikë

Gjyqi në GJKKO/ Kushëriri Shatku mori fibrat optike, Kryemadhi: E kam sugjeruar, jo ndikim politik! Rrëzohet sërish kërkesa e Metës për daljen nga kafazi i xhamit

• 29 Korrik, 2026 • 12 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Monika Kryemadhi e ka pranuar në GJKKO se ka ndikuar që kushëriri i saj të merrte lejen për interkonjeksionin e fibrave optike, por ajo thotë se thjesht e ka sugjeruar Adrian Shatkun dhe nuk ka marrë përfitim nga ai.

“E kam sugjeruar jo për të ushtruar ndikim politik, përkundrazi, i them dërgo kërkesën shkresërisht jo elektronikisht. Kanë kaluar shkresat në disa institucione e ministri. Ma gjeni një mesazh që t’i kem thënë Haxhinastos “bëje se të vrava, bëje se të shkarkoj nga puna apo bëje për kaq përfitim”. Nuk provohet asnjë ndërhyrje nga ana e Monika Kryemadhit për një procedurë që kishte 6 vjet“, është shprehur Kryemadhi.

Ish-deputetja thotë se nuk është e vërtetë që Adrian Shatku ka paguar shkollën e vajzës së saj të madhe.

“24 shtator, komunikimet për Borën time, se ç’lidhje ka goca ime në akuzë, hajt më, për ta bërë sa më mediatike. Unë i them “Bora ndërroi mendje”, ishte shumë larg një fëmijë 16 vjeç në Amerikë. Këto biseda nuk lidhen as me Haxhinaston, as me AKEP-in, as me ndikime të paligjshme. Nuk mendoj që është fakt penal, se çdo shpenzim i bërë, s’është e vërtetë që Shatku ka paguar shkollën e vajzës. Siç dërguan letërporositë, mund të merrnin tek shkolla analizën financiare të shpenzimeve të vajzës” vijoi Kryemadhi.

Kryemadhi tha gjithashtu se prokuroria i ka përzgjedhur provat pasi nuk ka përfshirë komunikimet me Ramën për të cilat thotë se janë më të shumta sesa ato me Metën.

“Ekzistojnë komunikime me Edi Ramën, më shumë se komunikime ndërveprimesh me Ilir Metën, pra janë komunikime që tregojnë ndërveprim mes meje e Kryeministrit. Këtu është Edi Rama, pse ndryshon standardi, ose njësoj për të gjitha provat, ose seleksionimi për të shkuar tek akuzë politike. Janë përzgjedhur fragmente që i shkonin akuzës dhe janë përjashtuar ndërveprime të tjera të njëjta si për ato të tjerat”, shprehet ish-deputetja.

Ish-presidenti Meta parashtroi kërkesën e radhës për të qëndruar jashtë kafazit të xhamit, por GJKKO e ka rrëzuar menjëherë duke thënë se “vendimi për këtë është marrë më parë.”

Read more:Fraksioni i dosjes ‘Meta’/ GJKKO rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tu tërhequr nga procesi i gjykimit të shkurtuar! SPAK jep konkluzionet

Ish çifti i bashkëshortëve, po gjykohen në një proces, të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:29

Përpara GJKKO, Kryemadhi: Më shumë biseda me Ramën sesa me Metën, pse s’i përfshin prokuroria në akuzë?

Në seancën në GJKKO, Monika Kryemadhi shprehet se prokuroria ka përzgjedhur provat e përfshira në akuzë pasi ka lënë jashtë komunikimet me Edi Ramën, që sipas saj janë edhe më të shumta sesa me Ilir Metën. Ajo i mëshon pretendimeve se komunikimet nuk tregojnë ndikim, por se janë bërë në kuadrin e procedurës administrative.

Monika Kryemadhi: Ekzistojnë komunikime me Edi Ramën, më shumë se komunikime ndërveprimesh me Ilir Metën, pra janë komunikime që tregojnë ndërveprim mes meje e Kryeministrit. Këtu është Edi Rama, pse ndryshon standardi, ose njësoj për të gjitha provat, ose seleksionimi për të shkuar tek akuzë politike. Janë përzgjedhur fragmente që i shkonin akuzës dhe janë përjashtuar ndërveprime të tjera të njëjta si për ato të tjerat. Këto komunikime nuk janë konsideruar në akuzë, megjithëse tregojnë sjelljen time institucionale. Asnjë prej komunikimeve nuk tregon ndikim të paligjshëm. Ato tregojnë se bisedimet ishin në kuadër të një procedure administrative.

Ora 11:22

Kryemadhi: Ma gjeni një mesazh ku i them Haxhinastos të favorizojë Shatkun, çdo gjë zyrtare! S’e pagoi ai shkollën e vajzës!

1785312379_monikakryemadhispak.jpg

Monika Kryemadhi mohon të ketë ndërhyrë për marrjen e lejes nga ana e kompanive të Adrian Shatkut për fibrat optike. Në GJKKO, ish-gruaja e kryetarit të Partisë së Lirisë kërkon që të gjendet të paktën një mesazh ku ajo ta ketë urdhëruar Edmond Haxhinaston për marrëveshjen e fibrave optike.

Kryemadhi thotë se gjithçka është bërë përmes rrugëve institucionale duke lënë pas gjurmë. Gjithashtu mohon që kushëriri i saj të ketë paguar shkollën e vajzës së saj, ça mund të vërtetohej edhe nga analiza financiare.

Monika Kryemadhi: E kam sugjeruar jo për të ushtruar ndikim politik, përkundrazi, i them dërgo kërkesën shkresërisht jo elektronikisht. Kanë kaluar shkresat në disa institucione e ministri. Ma gjeni një mesazh që t’i kem thënë Haxhinastos “bëje se të vrava, bëje se të shkarkoj nga puna apo bëje për kaq përfitim”. Nuk provohet asnjë ndërhyrje nga ana e Monika Kryemadhit për një procedurë që kishte 6 vjet. Madje shikoni komunikimet mes Shatkut dhe Haxhinastos, gjithçka është zyrtare, protokollare, ku askund biznesmeni nuk thotë “bëje se kam folur me Monikën”, zero. Kemi dy faqe në akuzë e lagu, s’e lagu, thua ti kaloi nëndetësja me drogë. Nëse do kishte ekzistuar ndërhyrje korruptive nga ana ime, s’do ishin ndjekur rrugët institucionale. “Alo Mondi, bëje sekret, mos e marrë vesh njeri”, kush do e merrte vesh, por jo, janë lënë gjurmë shkresore. Po të kishte ndërhyrje s’kishte pse ngrinte grup pune. 24 shtator, komunikimet për Borën time, se ç’lidhje ka goca ime në akuzë, hajt më, për ta bërë sa më mediatike. Unë i them “Bora ndërroi mendje”, ishte shumë larg një fëmijë 16 vjeç në Amerikë. Këto biseda nuk lidhen as me Haxhinaston, as me AKEP-in, as me ndikime të paligjshme. Nuk mendoj që është fakt penal, se çdo shpenzim i bërë, s’është e vërtetë që Shatku ka paguar shkollën e vajzës. Siç dërguan letërporositë, mund të merrnin tek shkolla analizën financiare të shpenzimeve të vajzës.

Read more:Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

Kryemadhi tha se komunikimi s’mund të përdoret për dy çështje të ndryshme, ndërsa kërko kohën e saj pasi “SPAK i ka numëruar qimet e shtëpisë.”

Monika Kryemadhi: Komunikimi përkatës nuk mund të trajtohet si provë universale. Nuk mund të mbështetet një komunikim konkret në dy çështje të ndryshme si provë, pra çështja e kartës, përdorimit të saj, për blerje apo shpenzime private. Është një strukturë komunikimi me tema të ndryshme që duhen veçuar, është si të thuash ne jemi këtu në gjyq, edhe pyesim ore çfarë po bëjnë ato flamingot atje në bulevard. Janë gati 70 faqe që merren me më the të thashë vetëm për fibrat optike. Nëse do kishim ndërhyrë unë e Meta s’do kishte bërë asgjë Haxhinasto, por s’ka ndodhur, sepse janë ngritur 5 grupe pune. Më ka numëruar SPAK qimet e shtëpisë dhe hedhur në media, dua kohën time, nuk mund të ma hiqni mua mundësinë.

Erion Bani: Zonja Kryemadhi jeni bërë juriste, ju lutem në mënyrë të përmbledhur. Jo çdo lloj komunikimi mund të lexohet këtu, aty mund të keni 5000 emaile, por mund të lexoni ato mesazhe që janë pjesë e shqyrtimit.

Ora 11:02

Ndërhyrja për kompaninë e fibrave optike, Kryemadhi: Asnjë provë që kam ndikuar, SPAK ka keqinterpretuar mesazhet me Shatkun

Në GJKKO po mbahet seanca e gjyqit të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Kjo e fundit po vijon me parashtrimet për episodin e fibrës optike. SPAK e akuzon se bashkë me Ilir Metën kanë përdorur influencën që kishin për futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë “UNIFI Holdings Inc, Dega Shqipëri.

Kryemadhi i kundërshtoi akuzat duke pretenduar se komunikimet e përfshira në dosje, me kushëririn e saj Ardian Shatku, tregojnë vetëm një debat institucional dhe nuk provojnë asnjë ndikim të paligjshëm apo favorizim.

Sipas saj, aktakuza është ndërtuar mbi interpretime dhe deduksione të nxjerra nga mesazhet e një telefonit që pretendon se i është sekuestruar në mënyrë të paligjshme, pasi ajo ishte deputete dhe SPAK nuk mori leje. Para trupit gjykues, Kryemadhi u shpreh se ndonëse vetë akuza e konsideron të parashkruar episodin e fibrës optike, sërish e ka përfshirë atë në aktakuzë.

Pjesë nga parashtrimet e Monika Kryemadhit

Read more:“PS në koma, anija duhet braktisur nga socialistët”/ Robert Aliaj “shuplakë” Ramës: As Ramiz Alia nuk u soll kaq zorraxhi sa ai. Protesta e jashtëzakonshme!

Kryemadhi: Në faqen 46 të aktakuzës, akuza është ndërtuar mbi interpretime dhe deduksione të ngritura mbi mesazhet e një telefoni të sekuestruar në mënyrë të paligjshme. Jam e detyruar t’i shtjelloj të gjitha. Edhe pse për çështjen e fibrës optike thuhet se akuza është e parashkruar, ajo sërish është përfshirë në aktakuzë. Komunikimet lexohen në rend kronologjik. Ato nuk provojnë ndikim të paligjshëm, por tregojnë një debat institucional. Thuhet se dokumenti iu paraqit të gjithë ministrave. Nga mesazhet rezulton se ai u shpërnda te të gjithë ministrat.

Shtaku thotë: “Bravo”.

Kjo nuk provon as miratim dhe as ndikim. Është thjesht një mesazh që u shpërnda te të gjithë ministrat dhe, sipas akuzës, konsiderohet provë për ndikim. Nëse dokumenti nuk u miratua, atëherë ky mesazh nuk mund të jetë provë e një ndikimi të suksesshëm.

Debati nuk kishte të bënte me favorizimin, por me kompetencën dhe formën ligjore të aktit. Ai tregon se administrata vepronte mbi bazën e një debati institucional. Kishte zvarritje dhe burokraci.

Organi i akuzës citon qëndrimin e Ministrisë së Inovacionit lidhur me projektvendimin për heqjen e ekskluzivitetit dhe dhënien e mundësisë edhe subjekteve të tjera për fibrën optike. SMS-të përmbajnë vetëm debat institucional dhe jo ndikime.

Pjesa tjetër lidhet me çështje personale. Prokuroria e ka shkëputur këtë pjesë, duke humbur logjikën e bisedës.

Ka keqinterpretim.

Adrian Shtaku bën një pyetje. A ka ndonjë përgjigje nga unë?

Read more:Drafti ligjor/ Më shumë mbrojtje të drejtave të autorit, garanci të reja kundër piraterisë në internet

Akuza paraqet edhe një e-mail për investitorët privatë. Janë përdorur vetëm katër e-mail-e, ndërsa e-mail-et e tjera kanë të bëjnë me shkollimin e vajzës sime.

Pjesa më e madhe e tyre nuk janë e-mail-e të drejtuara Monika Kryemadhit, por mesazhe që personi që i dërgonte, Shtaku, i bashkëngjiste për çdo çështje që kishte të bënte me Shqipërinë.

Edhe çështja e fibrës optike është paraqitur si çështje korrupsioni, me pretendimin se kishte monopol.

Adrian Shtaku kishte nisur kërkesat për t’u pajisur me fibër optike që në vitin 2008.

Kur Genc Pollo bëri propozimin për fibrën optike, më vonë ajo iu dha një kompanie pa bërë asnjë kërkesë dhe pa pasur përvojë.

“Shkopin magjik” e kishin disa të tjerë.

Në asnjë dokument nuk përmendet ndonjë favorizim, por dokumentet mbështesin faktin se projekti kishte mundësi financiare.

Read more:“Mobilizimin më i madh qytetar që prej rënies së komunizmit”/ BIRN: Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe qeverisë së korruptuar

Adriani më dërgoi një e-mail ku shkruante se investitorët po humbnin besimin.

Më pas unë i dërgova një mesazh, duke i thënë që të paraqiste një kërkesë zyrtare, në mënyrë që ta merrte siç e kishin marrë edhe të tjerët.

Po të kisha pasur diçka informale, nuk do t’i thosha të bënte një kërkesë zyrtare, me shkrim dhe me postë.

Ora 10:12

Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO, batuta me gazetarët për veshjen: Jemi veshur me salmon, ka omega 3 (VIDEO)

Monika Kryemadhi sapo ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, e shoqëruar nga avokati. E veshur me një këmishë të çelët dhe fund në ngjyrë limoni të gjelbër, ajo komentoi për gazetarët pjesën e sipërme të veshjes.

“Jemi të gjithë sot me salmon, ‘light salmon’”, tha Kryemadhi duke iu referuar këmishës. E pyetur cila ishte arsyeja pas kësaj zgjedhjeje, ajo u përgjigj me buzëqeshje:

“Ka omega 3, për jetëgjatësinë”, dhe më pas u largua duke përshëndetur me dorë.

Lexo edhe
Kronikë

Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve

Kronikë

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Tags: #akep #Aktakuza #Aktakuzë #Analiza #Biseda #GJKKO #Gjyqi i ilir Metës #Ilir Meta #Monika kryemadhi #spak

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve
  • Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë
  • Tiranë/ Punimet me eskavator shkaktojnë zjarr në ullishte, ‘shpërthen’ konflikti mes dy personave, 1 i arrestuar (EMRI)
  • Zjarr në një magazinë në Shkozet, tym i madh në zonë
  • Pastroi paratë e organizatës së trafikut të drogës, Apeli i Selanikut vendos ekstradimin për ndërtuesin Ilir Shtufi, i lidhur me Shkëlzen Berishën
Nga të njëjtat tag-e
  • Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve
  • “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit!
  • SPAK: Ermal Beqiri u lokalizua prej javësh në Francë, për pasuritë atje është kërkuar sekuestro! Report Tv i zbulon kompaninë IT, ‘Al Soft’ në shtetin francez
  • Dosja SASPAC/ Ermal Kurtulaj del nga qelia, GJKKO e lë nën arrest shtëpie
  • Pjesë e grupit të Visit të Pojës, GJKKO dënon me 2 vite e 8 muaj burg efektivin Igli Haxhiaj! I ndalohet për 5 vite ushtrimi i funksioneve publike
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën! 15 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “S’jam Edi Rama!”, Muçollari “shpërthen” ndaj kryeministrit: S’mund të kërkosh besën e qytetarëve pasi e trajtove Shqipërinë si pronë private 14 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kërkoi arrestimin tim, por harroi që SPAK-un nuk e kontrollon”, paralajmëron Shehaj: Verë përvëluese i pret të korruptuarit! 12 lexime · 2 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë, dyshohet se goditi me grusht shefin pas transferimit në një sektor tjetër (EMRAT) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Konflikte për motive pronësie mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI) 11 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Belind Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon ‘besë’ ndërsa Olsi bëhet me kazino dhe aferat e familjes së tij dalin në dritë 10 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Braho bën bilancin në krye të SPAK, 440 mln € pasuri të sekuestruara, në 7 muaj dyfishi i 6 viteve: Goditëm 7 grupe kriminale, hetim 16 zyrtarëve

Në shtatë muaj e parë në drejtim të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho thotë se ka pasur tre…

• 7 minuta më parë • 10 min lexim
Kronikë

Kanosi shefin e Hetimit Doganor, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur, për shkak të detyrës, shefin e Hetimit…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
Kronikë

Tiranë/ Punimet me eskavator shkaktojnë zjarr në ullishte, ‘shpërthen’ konflikti mes dy personave, 1 i arrestuar (EMRI)

Një konflikt i nisur pas një zjarri gjatë punimeve me eskavator ka përfunduar me arrestimin e një 29-vjeçari…

• 7 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by