Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për fraksionin e dosjes ‘Meta’ ku të pandehur janë Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, të cilët do të gjykohen sipas procedurës së shkurtuar.
Në seancë, prokurorët e SPAK po lexojnë konkluzionet përfundimtare për 4 të pandehurit.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, për tu tërhequr nga procesi i gjykimit të shkurtuar e për rrjedhojë çështja në ngarkim të saj, të bashkohet me atë të Ilir Metës e Monika Kryemadhit.
Nëna e Monika Kryemadhit e Ema Çoku akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Xhixho është marrë i pandehur për veprën e korrupsionit.
Lajmi në përditësim…
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë




