Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Historia veç me tri shkronja – Blog
Editoriale

Historia veç me tri shkronja – Blog

• 13 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Atje, në Hagë, pritet vendimi gjyqësor për katër Çlirimtarët. Këtu, në Shqipëri, një popull i tërë, nuk pret thjesht një vendim gjykate, nuk pret thjesht liri për çlirimtarët e tij, por pret të shohë nëse historia e tij do të trajtohet me drejtësi. A mund të ndahet drejtësia nga historia? Kjo është një dilemë e madhe, aq e madhe sa duket ka zënë ngusht edhe vetë Gjykatën Speciale. Siklet që lehtësisht kuptohet nga ky gjykim i stërzgjatur disa vjeçar, si dhe nga pothuaj 6 vite paraburgim të 4 liderëve politikë, të shtetit më të ri të Europës.

Në fakt, si mund të mos zgjaste e stërzgjaste një proces i tillë, ku vetë procesi, në krye të herës, u ngjiz nga përralla me shtëpi të verdha, të prodhuara nga përrallaxhinjtë me të mëdhenj të Europës moderne, Carla del Ponte dhe Dick Marti, një dyshe të cilën, për nivelin e shfrenuar të fantazisë, do ta kishin zili edhe Vëllezërit Grim.

Gjyqtarët, në këto 3 vite proces, mijëra faqe dokumentesh e qindra dëshmitarë të thirrur në sallën e gjyqit, doemos e kanë kuptuar tashmë se UÇK-ja nuk lindi nga hiçi, por lindi në një Kosovë ku gjenocidi, dhuna dhe shkelja e të drejtave themelore nuk kishin lënë alternativë tjetër. Për shqiptarët e Kosovës, lufta nuk ishte zgjedhje, por ballafaqim me realitetin që kishte ardhur deri në kufijtë e ekzistencës.

Read more:U nominua nga Trump si kandidat për ambasador në vendin tonë, Eric Wendt para Senatit: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Kjo nuk do të thotë se çdo veprim i kryer gjatë luftës duhet të justifikohet. Asnjë flamur, asnjë uniformë, asnjë komandë dhe asnjë kauzë nuk e vendos njeriun mbi ligjin. Nëse një individ ka kryer krime, ai duhet të përgjigjet për to. Nëse provat nuk mjaftojnë për të provuar fajësinë, atëherë drejtësia duhet të ketë kurajën ta thotë edhe këtë.

Por ka rrezik që një gjykim individual të shndërrohet në një gjykim moral të të gjithë luftës së Kosovës. Kjo nuk duhet të ndodhë. Sepse një vendim gjykate nuk mundet dot të ndryshojë faktin historik se Kosova ishte nën gjenocid dhe se lufta e UÇK-së u zhvillua në rrethanat e një konflikti të armatosur që solli ndërhyrjen ndërkombëtare dhe përfundimisht çlirimin e Kosovës. Mund të gjykohen krime, mund të dënohen individë, por nuk mund të dënohet një popull pse luftoi për liri. Lufta e Kosovës për liri është historia e mijëra njerëzve që morën armët, e familjeve që humbën njerëzit e tyre, e të dëbuarve, e dëshmorëve, e të zhdukurve, e të rinjve që u nisën drejt fronteve pa ditur nëse do të ktheheshin, dhe e një shoqërie që kërkonte të drejtën për të jetuar e lirë.

Pritja për shpalljen e vendimit të Speciales, nuk e di pse më sjell ndër mend vargjet e një kënge shumë adekuate për kohën në të cilën po jetojmë.

Read more:Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë” – Gjyqtari i GJKKO i përgjigjet Ramës: Shantazh politik, tenton të kontrollojë drejtësinë

…Kujtoj tri shkronjat që na sollën festën,

kujtoj torturat, masakrën, protestën,

e mos thoni UÇK-ja ka bërë krime nëpër shkije,

se na kem luftu n’Kosovë e jo midis Serbie.

Read more:Meta kundër Rregullores së re të GJKKO-së: Kërcënim për lirinë e medias dhe për vetë pavarësinë e gjyqësorit! Krijim i kushteve për një ‘privatizim’ faktik të sallës së gjyqit

Thuj ç’ka t’dush nëse paske ç’ka me thanë,

veç jo për UÇK-në deri në qershor 99…

E vërteta është se nuk mund të kriminalizohet një aspiratë kombëtare sepse në një luftë mund të jenë kryer edhe veprime të paligjshme nga individë. Historia e një populli nuk mund të vendoset në bankën e të akuzuarve bashkë me katër njerëz. Dhe për ironi të fatit, historia përsërit herë pas here veten, sikur të dojë të tregojë me forcë e kryeneçësi, që ajo nuk duhet të harrohet kurrë nga popujt.

Një shekull më parë (maj 1881) Abdyl Frashëri dhe Sulejman Vokshi, liderët politikë dhe ushtarakë të Lidhjes së Prizrenit, gjendeshin në burgjet e Turqisë, të akuzuar nga Perandoria Osmane se kishin kryer krime gjatë luftës për liri të popullit të tyre. Në dramën Epoka para gjyqit të Ekrem Kryeziut, është lapidare përgjigjja që Abdyl Frashëri i kthen kryetarit të trupit gjykues kur e pyet se përse mori pjesë në luftën për liri të popullit të tij… Që në fillim ju them, unë nuk mund të përgjigjem vetëm në emrin tim. Jam shumë i vogël në krahasim me popullin, të cilin nuk mund ta thërrisni në gjykim e ta dënoni ashtu si do të më dënoni mua. Unë nuk kam bërë asgjë tjetër, por si bir i mirë, kam ndjekur mendimin e tij…

Read more:Grushte pa pushim ndaj kamerierit 18-vjeçar, momenti kur i riu dhunohet nga djemtë e pronarit të hotelit dhe 2 të tjerë në Golem (VIDEO)

Liderët e Lidhjes së Prizrenit u ulën në bankën e të akuzuarve të Perandorisë Osmane. Një shekull më vonë, në një tjetër sallë gjyqi, historia e Kosovës përsëri pret vendimin për njerëzit që e shkruan atë me luftë.

Ajo që duhet të ndodhë është se, nga njëra anë, Gjykata duhet të gjykojë njerëz konkretë, mbi prova konkrete dhe për përgjegjësi konkrete. Ajo nuk mund të zëvendësojë historianin dhe, aq më pak, nuk mund të japë një verdikt mbi një popull të tërë.

Nga ana tjetër, si do që të jetë ai, Kosova duhet ta presë vendimin e Hagës me dinjitet. 16 shtatori nuk duhet të jetë dita kur Kosova i kthen shpinën drejtësisë. Duhet të jetë dita kur Kosova i kërkon drejtësisë të mos i kthejë shpinën historisë.

Read more:Intervista e Arben Ahmetajt – Ina Zhupa kërkon hetim nga SPAK: Gazi i Delvinës, një tjetër pasuri në skemën e grabitjes së Ramës! SPAK të hetojë rolin e Ron Yefet

Lufta për liri nuk e bën askënd automatikisht të pafajshëm. Por as një aktakuzë nuk e bën askënd automatikisht fajtor. Kjo është arsyeja pse, meqenëse erdhi puna deri këtu, Çlirimtarët duhet të gjykohen nga Specialja mbi prova dhe fakte, ndërsa UÇK-ja mund dhe duhet të gjykohet vetëm nga historia.

Dhe historia e Kosovës është shumë më e madhe se një sallë gjyqi në Hagë.

Lexo edhe
Editoriale

Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide

Editoriale

Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog

Tags: #Aktakuzë #Armët #Burgjet #Dhuna #Gjykata #Gjyqi #gjyqtarët #Hagë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide
  • Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën – Ide
  • Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
  • Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut
  • Jo dhunës, po organizimit! – Ide
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Vlorë/ Prindërit kundër zhvendosjes së fëmijëve nga kopshti, kërkojnë zgjidhje nga bashkia 21 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Kanioni më i madh në Sistemin Diellor është ende aktiv, tërmeti në Mars zbulon lëvizje tektonike miliarda vjet pas formimit të tij 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Dosja ‘Revanshi’/ U ekstradua dy ditë më parë nga Gjermania, GJKKO lë në burg Ardit Gjokrosën! Siguroi kushtet për atentatin ndaj Hamza Terziut 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi AKEP miraton rregulloren e re për telefoninë celulare, ja çfarë ndryshon për konsumatorët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 2 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Propagandë e pastër”/ Klodian Tomorri kritikon paketën fiskale 2027: Rama do të shfaqet si politikan i dhimbsur! Taksat për pishinat dhe influencuesit nuk sjellin të ardhura në buxhet 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide

Për të kuptuar misionin dhe potencialin historik të Revolucionit të Flamingove duhet të kuptojmë së pari emëruesin e…

• 16 orë më parë • 16 min lexim
Editoriale

Shqipëria ka nevojë edhe për intelektualin që nuk dëshiron të bëhet politikan! – Blog

Ndërsa korrupsioni ka gërryer besimin te politika e cila duket qartazi e pushtuar nga “idiotët funksionalë “, është…

• 2 ditë më parë • 4 min lexim
Editoriale

Jo dhunës, po organizimit! – Ide

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë…

• 3 ditë më parë • 9 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin