Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo
Kronikë

Spahiu: Çështja e Erjon Veliajt nuk është a do e lirojë Strasburgu, por a do jepet vendimi para zgjedhjeve lokale apo jo

• 29 Korrik, 2026 • 5 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dërgimi i çështjes në Gjykatën e Strasburgut është mundësua e fundit për Erion Veliajn, thotë Kreshnik Spahiu në “Repolitix” në Report Tv. Një element thelbësor në këtë proces është shpejtësia e shqyrtimit, që edhe nëse do të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, mund të kalojë mandatin e tij si kryetar bashkie.

Pikërisht kjo është pika kyçe që ndalet juristi, nëse masa e sigurisë do të ndryshohet para se gjykatat shqiptare të japin një vendim përfundimtar.

Read more:“Braktisini kafet!”/ Thirrja kumbuese që vjen nga protesta: Nëse s’ikin këta qelbësira, nuk hapen universitetet në shtator. Diaspora të na bashkohet, vendi ju thërret sot!

Ai thekson edhe betejën që duhet të bëjnë avokatët e huaj në GJEDNJ: ta bindin gjykatën se çështja lidhet me të drejtat themelore, të drejtat e një zyrtari të zgjedhur dhe procesin demokratik. Duke marrë shkas nga precedentë të mëparshëm kur GJEDNJ i ka konsideruar jo proporcionale masat e arrestit me burg, Spahiu thotë se ka një mundësi reale që Veliaj të fitojë në Strasburg të drejtën për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Read more:Gjyqi kundër Dados/ Ish-prokurori Tom Deda kërkon të bëhet palë: U shkarkova unë që të emërohej ai! Veliaj: Të legjitimohet! Avokati i prokurorit: Të refuzohet padia

Kreshnik Spahiu: Po tani sigurisht që kërkesa drejtuar Gjykatës Europiane të drejtave të Neriut është një mundësi e fundit, por që është shumë e rëndësishme për një person të zgjedhur, një kryetar bashkie i cili pretendon që t’i ndryshohet masa e sigurimit dhe në rastin konkret që janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në procesin penal. Çështja më shumë se si do të shprehet vendimi, fati i Erjon Veliaj do të varet nga një vendim paraprak i Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut nëse do ta konsiderojmë me procedurë të përshpejtuar apo jo. Në bazë të rregullave normale të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, procedurat shkojnë nga dy deri katër vjet dhe në raste shumë të veçanta procedura mund të jetë një deri në tre vjet dhe në rastet jashtëzakonisht të veçanta ku duhet të ketë karakteristika që lidhen drejtpërdrejt me dëmin që mund t’i vijë lirive, demokracisë apo zgjedhjeve të lira. Mundet që gjykata të procedojë brenda disa muajsh, por edhe nëse procedon brenda disa muajsh do t’i duhet kohë dhe për t’u shprehur me vendimin për vendimin pas shqyrtimit.

Read more:Spahiu: Presioni i ambasadorve të BE-së, detyroi PD të bashkojë votat me PS për Rezolutën e Integrimit

-Që do të thotë kjo kohë mund të kalojë dhe mandatin e tij kushtetues si kryetar bashkie.

Read more:Kush anëtarësohet e para në BE/ Spahiu: Mali Zi më i korruptuar dhe më inkriminuar se Shqipëria

Kreshnik Spahiu:Mandatin dhe mund ta kalojë. Çështja është nëse më shumë sesa mandati lidhet nëse gjykatat shqiptare deri atëherë do të jenë shprehur me një vendim të formës së prerë apo jo. Pra do të thotë që gjykimi i Erjon Veliaj do të vazhdojë në gjendje të lirë apo do të vazhdojë në gjendje arresti dhe kjo është më e rëndësishme sesa nëse masa e sigurimit do të ndryshojë përpara se ai të mbarojë mandatet. Le të marrim një rast të mirëqenë që do ndryshojë pas gjashtë shtatë muajsh dhe le të themi i bie muaji shkurt, muajin maj janë zgjedhjet. Nuk mendoj që edhe sikur zgjedhjet lokale po afrojnë dhe mendoj që interesi juridik lidhet me interesin politik. Sigurisht që mund të ndodhë që duke pasur mandatin e kryetarit të bashkisë të vlerësohet dhe konsiderohet ndryshe në një proces penal. Po unë në rastin konkret nuk e shikoj që ky është ky është një përfitim ligjor. Mendoj që përfitimi ligjor për të do të ishte nëse do të ndryshojë përpara se gjykata e shkallës së parë, pra GJKKO të shprehej me një vendim të formës së prerë, pra që ai të kishte mundësinë që të ishte i lirë në procesin penal. Dhe për këtë arsye gjithë aftësia e mbrojtësve, avokatëve britanikë apo atyre amerikanë do të jetë nëse do arrijnë të bindin Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut për rëndësinë që lidhet me liritë themelore të kryetarit të bashkisë, procesin e zgjedhjeve të ardhshme apo me çështje që lidhen me demokracinë duke pasur se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku është shprehur edhe për paligjshmërinë dhe antikushtetueshmërinë e shkarkimit të tij nga detyra dhe këtu mundet që të ketë një analizë të fortë juridike për të argumentuar ndryshimin e masës së sigurimit duke pasur se ka dhe precedentë të tjerë tashmë ku Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konsideron që masat shtrënguese ato të arrestit me burg shpesh herë janë të paargumentuara dhe të pabazuara duke i konsideruar disi represive dhe jo proporcionale. Dhe këtë kontekst mendoj që mund të ketë shumë hapësirë që Erjon Veliaj në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ta fitojë të drejtën e tij për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Read more:‘SASPAC’, GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh pas 1 viti seancash paraprake! Beqaj ende në paraburgim

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #arrestimi i erion veliajt #Burg #erion veliaj #erjon veliaj #GJKKO #Gjykata #gjykata e strasburgut #jetë #Kreshnik Spahiu #repolitix

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Sonda Lucy e NASA-s mbërrin te asteroidët trojanë të Jupiterit, takimi i parë i afërt pritet në 2027
  • “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 8 lexime · 23 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 4 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 23 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin