Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
Politikë

Përplasja për pagat/ ”Nuk po kërkojmë para ilegalisht, është buxheti ynë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’

• 13 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht në rrjetin social X pas padisë penale që shoqatat e gjyqtarëve kanë depozituar ndaj Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit në të gjithë Shqipërinë. Padia u njoftua dje në emisionin “Kjo Javë” nga gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi. Ai tha se prokuroria e Beratit kishte nisur verifikimet ndaj punonjësve të Thesarit.

Përplasja ka lindur për shkak të mosekzekutimit të pretendimeve financiare për rritjen e pagave të trupës gjyqësore, veprim që Rama e ka cilësuar si një tentativë për të vendosur mbi paratë publike pa miratimin e Kuvendit.

Sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se paga mesatare e administratës shtetërore; 60% më e lartë se paga mesatare e kolegëve magjistratë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut; më e lartë se në Kroaci, Bullgari apo Serbi…

Read more:Përplasja për pagat në drejtësi/ Rama sulmon gjyqtarët pas padisë ndaj Ministrit të Financave: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’

Me rritjen e kërkuar me… pic.twitter.com/4sA3OElE5l

— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2026

Read more:Dosja ‘Veliaj’ në Strasburg, analisti Nallbani: Mbajtja e kryetarit në qeli, veprim i nxituar! Vreto: S’mund të lihet Tirana 2 vite pa kryetar (VIDEO)

Përmes një krahasimi të shifrave, Rama theksoi se sot paga mesatare e gjyqtarëve në Shqipëri është 280% më e lartë se ajo e administratës shtetërore dhe 60% më e lartë se e kolegëve të tyre në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, duke tejkaluar edhe vendet si Kroacia, Bullgaria apo Serbia. Sipas kreut të qeverisë, pretendimet e reja të trupës gjyqësore do të krijonin një disbalancë të paprecedentë në piramidën e pagave në shtet.

“Me rritjen e kërkuar me llogarinë vetë Zot vetë Shkop, paga mesatare e gjyqtarëve bëhet më e lartë se në Greqi, Rumani e Slloveni dhe 140% më e lartë se në Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në raport me administratën shqiptare ajo kërcen në 470% më lart,” deklaroi Rama. Ai shtoi se me këtë rritje, paga mesatare e trupës gjyqësore do të shkonte 1,000 euro më e lartë se ajo e Presidentit të Republikës dhe 2,200 euro më shumë se e një ministri, ndërsa në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor kjo diferencë do të arrinte deri në 6,300 euro mbi pagën e një ministri.

Read more:"Televizioni shtetëror izraelit na talli", reagojnë grupi Lelek që përfaqëson Kroacinë në 'Eurovision 2026'

Kreu i kabinetit e cilësoi si një lëvizje të papranueshme kallëzimin penal të bërë ndaj zyrtarëve të financave për moslëvrimin e fondit të kërkuar. “Duket si fantazi e shfrenuar por në fakt është lënda e kallëzimit penal që shoqatat e gjykatësve i kanë bërë Ministrit të Financave dhe drejtorëve të thesarit në tërë Shqipërinë, pse nuk dorëzojnë çelësat e thesarit për marrjen e këtyre shumave marramendëse pa vendim të parlamentit,” përfundoi reagimin e tij kryeministri.

Lexo edhe
Politikë

Debate për shkrirjen e bashkisë/ “Qepeni gojën” – Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate me kryebashkiakun socialist dhe aktoren Egla Ceno! Qytetarët i largohen nga takimi

Politikë

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave

Tags: #bullgari #Bullgaria #Buxheti #Edi Rama #euro #GJKKO #greqi #Kroaci

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Debate për shkrirjen e bashkisë/ “Qepeni gojën” – Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate me kryebashkiakun socialist dhe aktoren Egla Ceno! Qytetarët i largohen nga takimi
  • 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave
  • Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
  • Përplasja për pagat/ Gjyqtari i GJKKO, Engert Pëllumbi e njoftoi në “Kjo Javë”, Rama reagon pas padisë penale që shoqata e gjyqtarëve i ka bërë Petrit Malajt dhe punonjësve të Thesarit: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
  • Rëndohen pozitat ligjore të Ballukut – Bardhi: Vila të sekuestruara e akuza të reja! Pse nuk vepron SPAK?!
Nga të njëjtat tag-e
  • I vuri 300 mijë euro ‘gjobë’ kushëririt duke i kanosur familjen, arrestohet 56-vjeçari në Vorë! I la fishek dhe letër kërcënuese te dera e shtëpisë (EMRI+VIDEO)
  • Debate për shkrirjen e bashkisë/ “Qepeni gojën” – Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate me kryebashkiakun socialist dhe aktoren Egla Ceno! Qytetarët i largohen nga takimi
  • 106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave
  • Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’
  • Taksat në naftë mbushin arkën e shtetit, më shumë para në buxhet nga shtrenjtimi, 1.7 miliardë lekë më tepër që nga marsi
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Rama i zënë ngushtë”, Shpend Gashi: Tre muaj protestë rekord botëror. Tirana nesër do ziejë, qeveria të bjerë 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlameni 11 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Blindohen dyert e Kryeministrisë/ Gazetari Stafa: Protestues para godinës së qeverisë, disa e kanë rrethuar. Bllokohet dhe rruga tek Unaza 10 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kryeministri Rama nxiti konflikt mes pushteteve”/ Ish-prokurori Beci për pagat e magjistratëve: Qeveria konsumoi vepra penale të moszbatimit të vendimit të gjykatës 10 lexime · 20 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Edhe sa vila e pasuri të tjera duhet të zbulohen”/ Bardhi publikon videon: Tani që ra alibia e Ramës, pse SPAK nuk sjell në Kuvend kërkesën për arrestimin e Ballukut? 8 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë Autokolona e diasporës “ngeci” në Mal të Zi/ Murataj: Qeveria “preu gojën”, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e bllokuar 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shpërthen ndaj Gjykatës Administrative: Hapi dyert e Thesarit për rrogat e veta pa kaluar nga Parlamenti 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Debate për shkrirjen e bashkisë/ “Qepeni gojën” – Rama u pret fjalën banorëve të Poliçanit, debate me kryebashkiakun socialist dhe aktoren Egla Ceno! Qytetarët i largohen nga takimi

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat lidhur me Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate të…

• 47 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

106 ditë protestë kundër qeverisë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Rama duhet të japë dorëheqjen! Diaspora merr në dorë mosbindjen civile kundër aferave si KAYO dhe shitjes së tokave

Në ditën e 106-të të protestës para Kryeministrisë, aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi në studion e News24 se aksioni…

• 47 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Përplasja për pagat/ “Mbreti thotë, silluni mirë, paratë i kam unë”! Rama replikon me gjyqtarin e GJKKO, Engert Pëllumbi pas intervistës në News24: Kërkojnë rritje ‘vetë Zot e vetë Shkop’

Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht në rrjetin social X pas padisë penale që shoqatat e gjyqtarëve kanë…

• 2 orë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by