Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ylli Pata: E vërteta e legjendës gjermane të bllokimit të BE
Aktualitet

Ylli Pata: E vërteta e legjendës gjermane të bllokimit të BE

• 14 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Legjenda gjermane e bllokimit të Shqipërisë në BE ka kohë që qarkullon në nahijen tonë politike, duke marrë shkas, më saktësisht keqpërdorur rolin shumë demokratik të Berlinit zyrtar në raport me Shqipërinë.

Gjermania, faktori më i fortë politik dhe ekonomik i BE-së është edhe një mbështetës i fortë i integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe i rajonit, përkrahës i rëndësishëm i shqiptarëve në Kosovë dhe në gjithë hapësirat ku ai ndodhet.

Berlini është arkitekti dhe mbështetësi i reformës në drejtësi në Shqipëri, është nismëtari i procesit të Berlinit që nuk është një rudiment burokratik, por tipik një process europian gjeopolitik, që ka objektiv që gjithë Ballkani Perëndimorë, e Serbinë brenda ta fusë në BE.

Si CDU ashtu edhe socialdemokratët gjermanë kanë thuajse një politikë për Shqipërinë, por nga ana tjetër, Berlini ka zgjedhur të jetë i hapur edhe zemërgjerë për zërat kritikë opozitarë në Shqipëri.

Read more:Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, BE: Shtetet e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen me vlerat e përbashkëta të Unionit

Gjermania ka mbështetur më fort nga të gjithë projektet për të dekomunistizuar Shqipërinë, nëpërmjet pulikimit të dëshmive të dhunës së diktaturës. Fondacionet prestigjoze gjermane si Adenauer dhe Fridich Hebert kanë ndihmuar të majtët e të djathtët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut etj që të promovojnë demokracinë, nismat e lira, garën e natyrisht dekomunistizimin.

Gjermanët janë mbështetës realë të infrastrukturës thelbësore të qyteteve shqiptare, kanë financuar interkonjeksionin energjetik të gjthë vendit, pore dhe me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Kjo mbështetje gjermane nuk është thjeshte një solidaritet human, të cilët ata e kanë treguar, por një objektiv i qartë politik që e ka thënë që nga Angela Merkel, Olaf Schols apo edhe Fridrich Merz sot.

Read more:‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Mbi liberalizmin! Në mbrojtje të lirisë’, ‘Kthimet’ dhe ‘Lojë dritash’! ‘Melodia e Vargut’ ju sjell vargje nga Arben Duka

Nëse Gjermania nuk do të kishte një vullnet politik që Shqipëria të ecë përpara në procesin e anëtarësimit, realisht Tirana nuk do të mund të bënte asnjë hap prara. Berlini është faktori politik bazik i Europës së bashkuar. Jo rastësisht ka kontrollin në Komision, Parlament Europian, e më gjerë, pasi në fund të fundit, është edhe kontribuesi më i rëndësishëm financiar e lokomotiva politike, e sot edhe gjeopolitike e një kontinenti të ri që po konturohet.

Megjithatë është fakt, se Gjermania nuk është një kancelari që joshet politikisht, ajo e ka bërë të qartë se dëshiron të mbështesë zërat kritikë, opozitarë, të ndryshëm në Shqipëri, e këtë e ka bërë hapur, pasi e konsideron një logjikë brenda vlerave të saj.

Në lidhje me PD-në CDU-ja gjermane, partia më e rëndësishme në Gjermani ka qenë përgjithësisht mbështetëse, por të kauzave reale, e jo idiotizmave që ka prodhuar axhenda psikofarmatike. Gjermania kur ka dashur ta thojë një gjë, as e ka pasur problem, sepse e ka natyrë të komunikimit të saj politik, qetë po pa kompleks.

Në rastin e Shqipërisë, Gjermania e ka thënë hapur që përkrah fort SPAK, duke qenë kritike me qeverinë, shqiptarët dhe Edi Ramën, kur ka pasur polemika. Ambasadori gjerman e ka treguar hapur se me kë është në këtë debat, ka qenë me SPAK. Ky nuk është mister, por Gjermania nuk është bllokuesja e anëtarësimit të Shqipërisë. Këtë e ka thënë qartë Berlini zyrtar.

Read more:Dyshohet se planifikonte sulm terrorist, arrestohet 17-vjeçar sirian në Gjermani

Mirëpo, qarqet afër Berishës kanë vijuar sërish këtë narracion edhe pse Komisioni Europian, që drejtohet nga një gjermane e rëndësishme si Ursula von Der Leyen, politikane e lartë e CDU-së, ka dhënë dritën jeshile për raportin IBAR për Shqipërisë.

E gjitha kjo legjendë gjermane ka nisur në korrikun e vitit të shkuar, kur një eurodeputet gjerman, foli në Bruksel që i tha Sali Berisha.

Eurodeputeti është doktor si ky i yni, emrin e ka Alexandër e mbiemrin Sell. Vjen nga Mainzi, kryeqendra e landit legjendar dhe të pasur të Palatinateve.

Read more:Bruksel/ Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor takohen me ato të BE-së, Kos: 200 mln euro mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Doktor Sell deklaroi në korrik 2025 se “Shqipëria nuk i plotëson aspak kushtet demokratike për t’u bërë pjesë e BE-së. Zgjedhjet e 11 majit patën shumë pak të bënin me demokracinë. Kryeministri Rama burgos kundërshtarët politikë, vëzhguesit ndërkombëtarë folën për blerje masive të votës, ndërsa gjatë fushatës u mbyll edhe TikTok-u. Liria e shtypit thuajse nuk ekziston.

Madje shkoi edhe në pikën ZH kur tha se Shqipëria është Kolumbia e Europës. Me një fjalë, copy & paste.

Por doktor Sandri ka një “problem” natyrisht politik. Është eurodeputet i Alternative fur Deutschland e famshmja AFD.

Read more:Berisha braktiset edhe nga militantët, vetëm një grusht ‘ithtarësh’ në protestën e PD para Kryeministrisë (PAMJE ME DRON)

Në fund të fundit nuk është ndonjë problem pasi AFD është një nga forcat relevante politike gjermane, edhe pse ka një vulnet për të mos e afruar, prej partive të mëdha siç është CDU, SPD apo të gjelbrit. Arsyet janë se AFD është anti-BE dhe pro Putinit. Ose së paku kështu janë argumentet që jepen nga forcat mainstream.

Këtu problemi nuk është fare se pse AFD ka qëndrime pranë apo thuajse identike me Sali Berishën, pasi edhe AFD është një parti që ndonjë ditë mund të vijë në pushtet siç erdhi edhe Giorgia Meloni në Itali.

Megjithatë, aleat politik i PD është CDU e Merz dhe Von der Leyen e jo AFD, që politikisht është kundërshtar apo rival. Merz e ka thënë troç; më mirë me SPD e të majtët (të gjelbrit apo edhe Linke) sesa me AFD.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Ballkani #BE #Berlini #Blerje #CDU #gjermani #Komisioni Europian #PD #sali berisha #spak #Ursula von der leyen #ylli pata

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Meta-Kryemadhi një strategji në GJKKO, duan pavlefshmëri provash: U morën në shkelje të ligjit! Shtyhet seanca
  • Pjesë e grupit të Ergys Dashit dhe Ervin Matës, Apeli i Posaçëm lë në qeli Eralbi Breçanin! Akuzohet për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë
  • Gjyqi në GJKKO/ Avokati i ri i Metës kërkon pavlefshmëri të provave! Kreu i PL: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
  • Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës
  • U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 13 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by