Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Mbi liberalizmin! Në mbrojtje të lirisë’, ‘Kthimet’ dhe ‘Lojë dritash’! ‘Melodia e Vargut’ ju sjell vargje nga Arben Duka
Aktualitet

‘Në Librari’ vjen me 3 tituj: ‘Mbi liberalizmin! Në mbrojtje të lirisë’, ‘Kthimet’ dhe ‘Lojë dritash’! ‘Melodia e Vargut’ ju sjell vargje nga Arben Duka

• 10 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

“Në Librari” vjen me 3 tituj! “Mbi liberalizmin. Në mbrojtje të lirisë”, “Kthimet” nga Rudolf Marku dhe “Lojë dritash” nga Daniel Kehlmann. “Melodia e Vargut” ju sjell vargje nga poeti Arben Duka.

“MBI LIBERALIZMIN” NGA CASS SUNSTEIN, LIBRI QË MBRON LIRINË

Titulli:“Mbi liberalizmin. Në mbrojtje të lirisë”
Autor: Cass R. Sunstein
Përktheu: Iris Klosi
Redaktoi:Klodiana Metani
Shtëpia botuese:Muza
Çmimi: 1700 lekë

Një mbrojtje shumë e domosdoshme e liberalizmit, çfarë është ai, pse është nën kërcënim dhe pse kemi nevojë për të më shumë se kurrë. Nga një prej mendimtarëve politikë më të rëndësishëm të kohës sonë.

Liberalizmi në ditët e sotme më shumë se çdo moment historik të shënuar që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore është nën presion, madje nën rrethim. Në krahun e djathtë, disa kanë hequr dorë nga liberalizmi. Ata e konsiderojnë atë përgjegjës për shpërbërjen e familjes dhe të vlerave tradicionale, kriminalitetin e shfrenuar, mungesën e respektit ndaj autoritetit dhe imoralitetin e përhapur. Në krahun e majtë, disa po i kthejnë shpinën liberalizmit. Ata mendojnë se ai nuk ka mjetet e nevojshme për t’u përballur me problemet që burojnë nga pabarazitë e rrënjosura, racizmi, seksizmi, fuqia e korporatave dhe degradimi mjedisor. Por kundërshtarët e liberalizmit nuk e paraqesin atë saktë; ata ofrojnë një karikaturë dhe neglizhojnë historinë e tij.

Read more:Trump i jep BE-së afat deri më 4 korrik për të zbatuar marrëveshjen tregtare ose do të përballet me tarifa "shumë më të larta"

Në librin “On Liberalism” (Mbi Liberalizmin), ish-këshilltari i presidentëve Obama dhe Biden dhe autori bestseller i New York Times, Cass Sunstein, jep një kuptim të qartë dhe aktual të liberalizmit, të angazhimeve të tij themelore, të gjerësisë së tij, të debateve të brendshme, të karakterit të tij në zhvillim, të premtimit që mbart, dhe shpjegon pse kemi nevojë për të më shumë se kurrë. Ai tregon gjithashtu se si dhe pse liberalizmi ka qenë, dhe duhet të jetë, tërheqës si për krahun e majtë ashtu edhe për atë të djathtë.

Libri nis me një manifest në emër të liberalizmit dhe më pas vazhdon të eksplorojë idenë kryesore të “eksperimenteve me jetën”, të cilave rendi kushtetues liberal u jep një vend qendror. Më tej, ai trajton Xhon Stjuart Millin dhe Friedrik Hajekun, mendimtarë përkufizues të liberalizmit; sundimin e ligjit ashtu siç e kuptojnë liberalët; lirinë e shprehjes (përfshirë vendin e gënjeshtrave dhe pavërtetësive brenda asaj lirie); tregjet e lira, lirinë ekonomike dhe rregullimin; Deklaratën e Dytë të të Drejtave të Franklin Delano Ruzeveltit, me garancitë e saj sociale dhe ekonomike; dhe, së fundi, konceptin e mundësisë.

Libri kaq i shumëpritur dhe i nevojshëm për kohën aktuale “On Liberalism” (Mbi Liberalizmin) e çon debatin shumë përtej parullave politike reduktuese dhe nxitëse të momentit tonë dhe paraqet një argument bindës në emër të liberalizmit si themeli i lirisë dhe i vetëqeverisjes.

Read more:Putin: Besoj se lufta me Ukrainën po shkon drejt fundit, do preferoja ish-kancelarin Schroder si negociator

“KTHIMET”, BOTOHET LIBRI I RI ME POEZI I RUDOLF MARKUT

Titulli:Kthimet
Autori:Rudolf Marku
Shtëpia botuese: Onufri
Çmimi: 1000 lekë

Rudolf Marku, një nga poetët dhe mendimtarët më të njohur të letërsisë shqiptare, vjen para lexuesit me librin e tij më të ri me poezi, “Kthimet” .

Në këto poezi ndërthuren kujtesa, malli, kthimi dhe udhëtimet e brendshme të njeriut. Poezia shfaqet si një përballje ekzistenciale me kohën, humbjen dhe vdekjen, duke e vendosur lexuesin në një udhëtim shpirtëror e filozofik.

Read more:Pesë ushqimet më të këqija për kujtesën, çfarë duhet të shmangni për shëndet optimal të trurit

Në këtë vepër, koncepti i kthimit nuk është thjesht rikthim fizik apo nostalgjik, por një proces i thellë etik dhe filozofik. Për Markun, në këto vargje, jeta njerëzore shfaqet si një udhëtim i pandalshëm nga lindja deri në vdekje, ku çdo kthim është në fakt një rikthim tek vetvetja.

“Kthimet” sjell rreth 100 poezi të shkruara gjatë viteve 2024-2025.

“LOJË DRITASH”, LIBRI I KEHLMANN PËR REGJISORIN E MADH PABST

Read more:Mot me shi në Shqipëri

Titulli: Lojë dritash
Autori: Daniel Kehlmann
Përktheu:Anna Kove
Shtëpia botuese:Toena
Çmimi: 1600 lekë

Një nga titanët e kinemasë, ndoshta regjisori më i madh i epokës së tij, G. W. Pabst, gjendet përballë një bote që po shembet para syve të tij. Me ardhjen e nazistëve në pushtet, ai arratiset drejt Hollivudit, duke shpresuar në liri dhe siguri. Por nën diellin verbues të Kalifornisë, gjigandi i filmit papritur duket i vogël, i pafuqishëm si një xhuxh i humbur në hijen e vetvetes. As Greta Garbo, ylli që ai e ngriti në pavdekësi, nuk mund ta shpëtojë nga ndjenja e zhgënjimit dhe frikës që e kaplon.

Pa e kuptuar, Pabsti e gjen veten të rikthyer në atdhe, tashmë nën shtrëngimin e regjimit nazist. Familja e tij ndien tmerrin e diktaturës me gjithë ashpërsinë e saj, që nuk kursen askënd. Berlini ka vendosur: ministri i propagandës e kërkon gjeniun e filmit në shërbim të pushtetit dhe nuk pranon refuzim. Premtime të mëdha dhe tundime të rrezikshme e presin në heshtje.

Ndërsa Pabsti ende beson se mund të rezistojë, se arti është e vetmja diktaturë që do të pranojë, hapi i parë drejt një udhe pa kthim është hedhur tashmë. Çdo zgjedhje, çdo kompromis, duket si lojë me zjarrin dhe lexuesi ndien se si çdo çast mund ta shndërrojë legjendën e një mjeshtri në një tragjedi të pashmangshme.

Read more:Konflikti me Merz, Pentagoni tërheq 5 mijë trupa nga Gjermania! Berlini: Vendim i parashikueshëm! Teherani: Mund të rinisim luftën me SHBA

MELODIA E VARGUT

Sonila Strakosha

VARGJE NGA AUTORI ARBEN DUKA TE “MELODIA E VARGUT”

Rubrika e poezisë përcjell vargjet e bukura e të ngrohta të poetit Arben Duka

Iku puna jonë…

Eh-moj pëllumbeshë,

sa shumë që u deshëm,

me dashurinë tonë,

botën e përqeshëm.

Kur të shoh të zbardhur,

s’di ç’të them më parë,

për thinjat e tua,

më vjen për të qarë.

Iku puna jonë,

e sosëm lëndinën,

për rininë që shkoi,

të vëmë ulërimën…

Buzëmbrëmje në liqen…

Retë skuqin sa të marrin sytë,

muzgu ndizet prush në perëndim,

re e diell sikur kanë ngritur,

një pallat të artë pa mbarim.

Malet ngrihen shtylla mbi pallat,

si qemer i bardhë mbi shtylla retë,

uji i liqenit-i kristaltë,

faqen si mëndafsh shpalos lehtë.

Unë një guralec hedh në ujë,

dridhet faqe e ujit valëfloriri,

shtyllat me pallatin më thërrmohen,

në mijëra kristale xhevahiri.

Muzg…

E butë buzëmbrëmja afroi,

si krahë pëllumbi pendëhirtë,

gjithçka përreth ledhatoi,

me gishtat e saj hijedritë.

Fëmijët dhe zogjtë u mblodhën,

në çerdhet e bukura shumë,

tërë ditën çapkënët u lodhën,

qerpikët u dridhen për gjumë.

Me vel të hollë-misterioz,

ja nata mbuloi gjithçka,

por brenda velit ngjyrë rozë,

sa zjarre-sa zjarre që ka…

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arti #Berlini #Diell #Fëmijët #jetë #Kërcënim #Kujtesa #melodia e vargut #ne librari

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë (EMRI)
  • Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë
  • “Rama bleu mbi 4 mln euro bileta”, Shehaj: Shkollat po përdoren për të mbushur koncertin e një mbështetësi të nazizmit
  • Krim në familje në Shkodër, 62-vjeçari ekzekuton gruan me armë gjahu në derën e shtëpisë! Vihet në pranga (EMRAT+VIDEO)
  • Nga Greqia në SHBA, nis shpërndarja e teksteve shqipe falas në 15 vende të diasporës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Deputetë shqiptarë të RMV u ndaluan në kufi/ “E tmerrshme që të ndalohen se nuk do kryeministri”, protestuesi: I vetmi që duhet të jetë non-grata në Shqipëri është Rama dhe jo shqiptarët 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Shehaj: Koncerti dështoi, Rama bleu spektatorë për 4.2 milionë euro nga paratë e shqiptarëve 17 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ndalimi i deputetëve të VLEN/ Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës, ky është një veprim antishqiptar i paprecedent që nga koha e Enver Hoxhës 14 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Në opozitë ishte kundër zhvillimit në Zvërnec”/ Këlliçi nxjerr videon e Ballës: Kur e përcakton Rama kush do ta marrë jemi Shqipëri europiane 13 lexime · 14 orë më parë
  5. 05
    Politikë LIVE- “Shqiptarët të dalin në shesh deri sa të shporret”/ Qytetarja-Ramës: Sorrat dhe korbat i ke në kabinetin tënd, gjysmën e ke edhe në burg! 10 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ Trump injoron Ramën që kërkon të marrë vëmendje me atletet e bardha, në nisje të Samitit të NATO-s 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Berisha intervistë për “Truth Times”: Rama e trajton Shqipërinë si feudin e tij privat! Protestat e qytetarëve, kryengritja më domethënëse që nga rënia e komunizmit 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by