Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Trump i jep BE-së afat deri më 4 korrik për të zbatuar marrëveshjen tregtare ose do të përballet me tarifa "shumë më të larta"
Aktualitet

Trump i jep BE-së afat deri më 4 korrik për të zbatuar marrëveshjen tregtare ose do të përballet me tarifa "shumë më të larta"

• 7 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Bashkimi Evropian ka afat deri më 4 korrik për të zbatuar plotësisht marrëveshjen e tij tregtare me Shtetet e Bashkuara ose do të përballet me “tarifa shumë më të larta”.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, tha presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten pas një telefonate me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Njoftimi, i cili vjen mes tensioneve në rritje midis BE-së dhe SHBA-së, shtyn një kërcënim të bërë nga Trump të premten e kaluar kur tha se tarifat për makinat e prodhuara në BE do të rriteshin nga 15% në 25% diku këtë javë.

Read more:Propozimi me 6 pika i Gjermanisë: Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, disa vendime brenda Unionit me shumicë të kualifikuar

“Kam pritur me durim që BE të përmbushë pjesën e saj të marrëveshjes historike tregtare që ramë dakord në Turnberry, Skoci, marrëveshja më e madhe tregtare ndonjëherë! U bë një premtim se BE do të zbatonte pjesën e saj të marrëveshjes dhe, sipas marrëveshjes, do të ulte tarifat e saj në zero!”, shkroi presidenti i SHBA-së në mediat sociale.

Duke iu referuar ditës së pavarësisë së SHBA-së, e njohur si 4 Korriku, ai tha: “Unë rashë dakord t’i jap asaj kohë deri në 250-vjetorin e lindjes së vendit tonë, përndryshe, për fat të keq, tarifat e tyre do të hidheshin menjëherë në nivele shumë më të larta”.

Sipas një marrëveshjeje të arritur verën e kaluar, BE-ja u zotua të ulte tarifat e mbetura për mallrat amerikane.

Read more:Tre të vdekur pasi një burrë qëlloi dy gra dhe më pas veten – zbulohen detaje të ngjarjes tragjike në Linz të Austrisë

Në këmbim, SHBA-të ranë dakord për një tarifë gjithëpërfshirëse prej 15% për shumicën e produkteve të BE-së që parandaloi akumulimin e detyrimeve shtesë.

Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare po negociojnë aktualisht legjislacionin që do të mundësonte heqjen e tarifave. Një raund bisedimesh dështoi të mërkurën në mbrëmje, por ligjvënësit përshëndetën progresin drejt një rezolute të mundshme më 19 maj.

Pika kryesore e ngërçit është një kërkesë nga ligjvënësit për të futur masa mbrojtëse në rast se Trump shkel angazhimet e përbashkëta ose kërcënon integritetin territorial të bllokut, siç bëri më parë këtë vit kur kërcënoi të merrte me forcë Grenlandën nga Danimarka.

Read more:Trafiku i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit bie në “pothuajse zero”

Shtetet anëtare preferojnë t’i përmbahen formulimit origjinal, i cili nuk përfshinte asnjë masë mbrojtëse, dhe ta zbatojnë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.

Por kërcënimi i Trump për të rritur tarifat nga 15% në 25% i ka inkurajuar më tej kritikët e marrëveshjes, të cilët besojnë se presidenti amerikan, herët a vonë, do të tërhiqet dhe do të kërkojë më shumë lëshime nga evropianët. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bashkimi evropian #Danimarka #Donald Trump #jetë #Kërcënim #Makinat #Mediat #Shba #Tarifat tregtare

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Zgjedhja e presidentes/ Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak – Ide
  • “Rama po shkatërron Shqipërinë”, aktivisti Lika: Nesër të gjithë në protestë, ta shkërrmoqim regjimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 8 lexime · 13 orë më parë
  2. 02
    Sociale Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Vijojmë punën për shërbime më të mira! Mbështetje edhe për familjet (VIDEO) 7 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Bardhi si zjarrfikës, Berisha si komandant…”/ Kuvendi miratoi Territorialen, protestuesi: Janë të gjithë bashkë me Ramën! Opozita duhet të ishte në grevë 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by