Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. EKSKLUZIVE/ Vrasjet e Haklajve të Tropojës, Izet Haxhia: Dëshmoj 23 krimet e Berishës! Avokat Beqiri: Kemi dëshmitar të ri okular, motrat Haklaj dorëzuan plumbat e vrasjeve në SPAK
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Vrasjet e Haklajve të Tropojës, Izet Haxhia: Dëshmoj 23 krimet e Berishës! Avokat Beqiri: Kemi dëshmitar të ri okular, motrat Haklaj dorëzuan plumbat e vrasjeve në SPAK

• 14 Maj, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Të paktën 193 djem dhe burra të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës u vranë brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore në atë që sot njihet si shfarosja e familjes Haklaj. Ky zinxhir i gjatë dhe i përgjakshëm eliminimesh, në çdo episod të tij, duket sikur ka një personazh gjithmonë të përfolur: Sali Berishën.

Për masakrën e familjes Haklaj, sot Prokuroria e Posaçme po kryen ende hetime, ndonëse ato kanë nisur prej vitit 2019, kur Izet Haxhia, ish-truproja e Berishës dhe një ndër njerëzit më të besuar të këtij të fundit, bëri një kallëzim penal në SPAK, duke pretenduar se mund të faktojë të paktën 23 krime të rënda të kryera nga kryedemokrati gjatë kohës që ishte president i Shqipërisë, dhe jo vetëm.

Në një reagim ekskluziv për emisionin “Frontline” me Marsela Karapançon në Report Tv, nga burgu i Reçit, Haxhia deklaron se deri më sot ka dëshmuar para prokurorëve të posaçëm në një volum prej 219 faqesh kompjuterike. Ai shpreh zhgënjimin me punën e SPAK për hetimet e tejzgjatura dhe pa asnjë rezultat.

Read more:Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike, u akuzua se ishte burimi i virusit, vendi turistik mohon pretendimet: Nuk kemi lidhje

“Në vitin 2019, para hetuesve të BKH dhe një prokurori të SPAK, kam dhënë një deklaratë prej 219 faqesh kompjuterike, ku kam evidentuar me prova dhe me fakte, si dëshmitar okular, plot 23 krime të rënda të kryera nga Sali Berisha, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij. SPAK ka vënë në dijeni avokatin tim, Idajet Beqiri, se e ka regjistruar këtë procedim penal dhe ka nisur hetimet. Por prej 7 vitesh nuk kam asnjë përgjigje se çfarë është bërë me hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të Sali Berishës për këto krime të rënda që ka kryer… Jam shumë i zhgënjyer nga SPAK, posaçërisht me vrasjen e familjarëve të familjes Haklaj…”, – thotë Haxhia për “Frontline”.

Edhe avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, rrëfeu për herë të parë në Report Tv detaje nga hetimet e SPAK mbi masakrën e Tropojës, për të cilën thotë se “është ndoshta dosja më e zezë në historinë e këtyre viteve, të viteve ’90 dhe deri në vitin 2000”.

“Vrasjet janë politike sepse politika ishte ajo që krijoi situatën, krijoi klimën që këto vrasje të ndodhnin”, – thekson Beqiri.

Read more:Spahiu: Në gjithë botën demokratike, garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo partia që fiton

Për avokatin, Berisha është porositësi dhe nxitësi kryesor i vrasjes së afro 200 burrave në Tropojë për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me mbështetjen që familja Haklaj ka demonstruar ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Beqirit, Berisha ishte shërbëtori më i madh i agjenturave serbe në Shqipërinë e asaj kohe.

“Tropoja ishte ajo që do mbante peshën më të rëndë për luftën që bëri UÇK për çlirimin e Kosovës dhe vrasjet në Tropojë thuajse këtë motiv kanë. UÇK prej Tropojës furnizohej me armë dhe aty kishin edhe vendin ku strehoheshin dhe ku i shpëtonin represionit serb. Në një situatë të tillë, për fatin e keq, na gjeti jo mirë kjo situatë sepse politika në Shqipëri ishte e kapur prej serbëve. Nuk është propagandë, është realitet që presidenti i vendit, Sali Berisha, me prova të pakontestueshme, ishte një njeri i kapur nga agjenturat serbe, të cilave u ka shërbyer. Që kur erdhi president në vend Sali Berisha, që atëherë kishin lindur shkëndijat e përgatitjes së armatosur të UÇK-së në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja vinin dhe përgatiteshin në Shqipëri. Ata u pikasin nga qeveria e asaj kohe dhe presidenti Berisha u vuri kufi të thanë, në kuptimin e keq të fjalës.

Berisha jo vetëm nuk i lejoi që ata të përgatiteshin, por edhe i burgosi disa prej tyre. Burgosi Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, spiunoi Mentor Kaçin. Roli i familjes Haklaj në luftën për çlirimin e Kosovës ka qenë jashtëzakonshëm. Udhëheqësit e UÇK-së i dinë kontributet e tyre të mëdha”, – thotë Beqiri.

Read more:Avokati Çela: Belinda Balluku rrezikon deri në 12 vite burg, nëse SPAK vërteton se ish-ministrja ka kryer veprën ‘korrupsion me pasoja të rënda’

Dhe arsyeja e dytë, sipas avokatit, është integriteti i Fatmir Haklajt, i cili nuk lejoi tropojanët të përdoreshin nga Sali Berisha për të ndezur një luftë civile veri-jug, ndasi që edhe sot, në vitin 2026, kryedemokrati përpiqet ta realizojë.

“Na ndodhën firmat piramidale dhe Berisha urdhëroi që të hapeshin depot e armëve me qëllim që veriu të ngrihej kundër jugut. Kanë shkuar njerëzit e Berishës në Tropojë që të armatoseshin dhe u armatosën disa, hipën në autobusë dhe donin që të bëhej masive kjo gjë. Fatmir Haklaj ka qenë personi që jo vetëm e ka penguar dhe u ka bërë thirrje tropojanëve që nuk mund të luftojmë vëllezërit tanë dhe atij i dëgjohej fjala. Për këtë Saliu krijoi konflikt të hapur me familjen Haklaj. Duke qenë kjo situatë, atëherë konfliktet lindën kur Berisha donte të bënte miting në Tropojë”, – tha Beqiri.

Lidhur me hetimet e SPAK mbi ngjarjen e rëndë, avokati Beqiri tha se dosja është e mbushur me prova dhe se nuk e kupton ngathtësinë e prokurorëve të posaçëm.

Read more:“Largohu nga politika, të hiqet non grata” – zbulohet oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët

“Dëshmitar shumë i rëndësishëm dhe kryesor ishte Izet Haxhia, që ka shpjeguar fillin dhe shkakun pse ndodhën”, deklaron Beqiri, duke bërë me dije për publikun se për dosjen, SPAK ka arritur të sigurojë rrëfime të detajuara edhe nga një dëshmitar okular.

“Ai ka dëshmuar 3 ditë rresht. Futej në 8 të mëngjesit, dilte në 4 pasdite. Bëhet fjalë për fundin e vitit 2025”, – thotë Beqiri.

Dëshmi voluminoze dhe të detajuara, Beqiri thotë se kanë dhënë edhe motrat e vëllezërve Haklaj dhe të tre kushërinjve të tyre që u vranë në vargun e eliminimeve të nxitura politikisht. Nga 9 orë dëshmi kanë kryer para prokurorëve të posaçëm gratë e fisit Haklaj.

Read more:‘Territorialja’/ Komisioni dëgjesë në Fier, Mazniku: Sfida kryesore, eficenca e funksioneve të bashkive! Boçi: Reforma 2014-ës dështoi, pushteti vendor duhet t’u rikthehet qytetarëve

“Kanë ruajtur edhe 15 gëzhoja të plumbave që u morën jetën vëllezërve të tyre”, – thotë avokati në Report Tv.

Mbrojtësi i Izet Haxhisë dhe motrave Haklaj tregoi edhe se informacionin e fundit mbi ecurinë e hetimeve e ka marrë nga Altin Dumani në vitin 2024 dhe se prej atëherë ende nuk ka një hap të dukshëm nga SPAK për dosjen e hapur prej 7 vitesh.

Lexo edhe
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Tags: #Armë #BKH #fatmir haklaj #frontline #Gratë #hetime #idajet beqiri #izet haxhia #sali berisha #tropoje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
  • Kontrollet blic në të gjitha burgjet e vendit/ Sekuestrohen telefona, alkool dhe drogë, 35 efektivë nën hetim
Nga të njëjtat tag-e
  • Kryeqyteti botëror i trafikimit të qenieve njerëzore, vajza 11-vjeçare shiten dhe përdhunohen
  • I merrnin shqiptarë me faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
  • I merrnin para qytetarëve shqiptarë përmes faqeve dhe sms-ve të falsifikuara të Postës Shqiptare, arrestohet një 22-vjeçar francez, shpallet në kërkim një shtetas gjerman
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
  • Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë

Një grua ka hyrë brenda ambienteve të Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë për të marrë pjesë…

• 12 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by