Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t'i vihet emri i Engelit merr aprovimin e parë
Aktualitet

Propozimi që ndërtesës në Ambasadën amerikane në Kosovë t'i vihet emri i Engelit merr aprovimin e parë

• 14 Maj, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara ka miratuar një projektligj që parasheh që një ndërtesë e Ambasadës amerikane në Prishtinë të emërtohet “Eliot L. Engel Building”, në nderim të ish-kongresistit amerikan, që njihej si një nga mbështetësit më të fuqishëm të Kosovës në Uashington.

Projektligji H.R. 8562, i sponsorizuar nga kongresisti demokrat, Ritchie Torres, u miratua më 13 maj në këtë komitet me 39 vota për dhe shtatë kundër.

Tani, projektligji duhet të kalojë në procedura të tjera në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senatin amerikan përpara se të shndërrohet në ligj.

Engel vdiq më 10 prill në moshën 79-vjeçare. Në Kosovë, figura e tij u vlerësua lart, teksa Kuvendi u mblodh në një seancë të posaçme për të nderuar kontributin e tij për vendin.

Sipas tekstit të projektligjit, ndërtesa e Kancelarisë së Shteteve të Bashkuara në Prishtinë do të njihej zyrtarisht si “Eliot L. Engel Building”, ndërsa çdo referencë e mëvonshme në ligje, harta, rregullore apo dokumente të SHBA-së do ta përdorte këtë emërtim.

Read more:Kryenegociatori ukrainas në SHBA në përpjekje “për të ringjallur” bisedimet me Rusinë

Projektligji u paraqit më 28 prill nga Torres, së bashku me republikanët Michael McCaul dhe Brian Mast, si dhe demokratin Gregory Meeks. Të katër ligjvënësit kanë pasuar Engelin në krye të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kryesuesi aktual i komitetit është Brian Mast, republikan nga Florida.

Mast tha se duke pasur parasysh mbështetjen që Engel kishte dhënë për Kosovën, duket e përshtatshme që emërtimi i ndërtesës të Ambasadës të bëhet pikërisht në Kosovë.

“Si anëtar i Kongresit, ai luftoi fort në vitet ’90 për të mbështetur ndërhyrjen e SHBA-së dhe për të ndaluar mizoritë që po kryheshin ndaj shqiptarëve etnikë në Ballkan dhe më vonë punoi drejt njohjes së Kosovës nga SHBA-ja”, tha ai.

Read more:Mbreti Charles mban fjalim në Kongresin e SHBA-së: Ne kemi gjithçka të përbashkët me Amerikën e sotme, ‘përveç gjuhës’

Gjatë debatit për projektligjin, kongresisti demokrat Gregory W. Meeks, foli për trashëgiminë politike të Engel, i cili ishte larguar nga Kongresi amerikan në janar të vitit 2021, pas më shumë se tre dekadash në detyrë.

Meeks tha se trashëgimia më e madhe politike e Engel është në shtetin e ri të Kosovës.

“Ellioti ishte ndër mbështetësit më të hershëm dhe më të zëshëm që SHBA-ja dhe NATO-ja të mbronin kosovarët që po vuanin nga krimet e tmerrshme të luftës dhe gjencodit nga forcat serbe”, tha Meeks, duke kujtuar se ishte pikërisht Engel që kërkoi nga Uashingtoni që të njihte pavarësinë e Kosovës, teksa tha se vazhdoi punën për drejtësi dhe llogaridhënie për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë dhe mbarë Ballkanin Perëndimor.

“Ishte dhe është trashëgimia e Engel dhe kontributet e tij në Kosovë njihen prej kohësh, ku janë emëruar rrugë në emër të tij, madje imazhi i tij është në pulla postare. Dhe, më kujtohet bisedat me të lidhur me emërtimin e rrugëve në nder të tij, sa ishte krenar për këtë”, theksoi ai.

Read more:Aktori Armend Baloku i hyn garës për deputet – synon të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës

Ndërkaq, kongresisti republikan Kieth Self, ndonëse mbështeti projektligjin, tha se Engel do të donte që Kongresi amerikan të bënte më shumë për Kosovën.

Këtë deklaratë ai e bëri pasi në pikën paraprake të rendit të ditës, Self kishte propozuar një amendament përmes së cilit do të kushtëzohej ndihma ushtarake amerikane për Greqinë, në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Greqia është në mesin e katër vendeve të NATO-s dhe pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën – gjë që paraqet pengesë të madhe për integrimin e Prishtinës në këto dy institucione.

“Po, ja vlen që të emërohet një ndërtesë në nder të Eliot Engel. Por, mendoj se nëse Engel do të ishte sot këtu, ai do të donte që ne të shkonim përtej kësaj sepse ai e kuptonte rëndësinë e Kosovës në Ballkanin Perëndimor. Dhe, përderisa mendoj se ai do ta vlerësonte emërtimin e një ndërtese në nder të tij, mendoj se ai do të preferonte më shumë që ta avancojmë Kosovën në Ballkanin Perëndimor si shtyllë kyç e stabilitetit në vend të kësaj”, u shpreh Self.

Read more:Takimi me Sorensen, Bajrami: Progresi në dialog varet nga llogaridhënia e Serbisë për Banjskën

Eliot Engel dhe Kosova

Demokrati Eliot Engel kishte përfaqësuar një pjesë të Bronksit – lagje në qytetin e Nju Jorkut, me një popullsi të madhe shqiptare – që nga viti 1989.

Ai kishte qenë ndër mbështetësit kryesor në Kongresit amerikan për pavarësinë që Kosova e shpalli më 2008. Kjo mbështetje e bëri atë të famshëm në Kosovë, ndërkaq në Serbi ai ishte një figurë e diskutueshme.

Më 2020, gjatë një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve, Engel kishte folur për Ballkanin Perëndimor, e veçmas për Kosovën, ku kishte qëndruar disa herë.

“Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor disa herë, jam takuar me aq shumë udhëheqës nga aq shumë parti dhe kam dashuruar larminë e pasur të kulturave, etnive dhe feve. Por, asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova”.

Read more:“Droni detar i gjetur pranë Lefkadas ishte ukrainas”/ Ministri i Jashtëm grek: Një çështje jashtëzakonisht serioze

Engel kishte hyrë në Kongres derisa Jugosllavia po ndahej dhunshëm në vija etnike. Ai ishte përfshirë në shumë mosmarrëveshje rajonale përmes pozitës së tij në Komitetin e Punëve të Jashtme, duke fituar përfundimisht reputacionin si ekspert i Ballkanit.

Engel kishte qenë ndër ligjvënësit e parë amerikan që i ka bërë thirrje administratës së Bill Clintonit të ndërhyjë, në vitin 1998, për të ndaluar veprimet e forcave jugosllave dhe serbe në Kosovë.

Një dekadë më vonë, ai ishte edhe më i zëshmi në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga SHBA-ja. /REL/

Lexo edhe
Aktualitet

Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

Aktualitet

U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike

Tags: #Ambasada amerikane #Detyrë #Eliot engel #Florida #Greqia #Hashim thaçi #kongresi amerikan #Kosova #kosove

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit
  • U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike
  • Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit
  • Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë
  • U plagos gjatë aksionit në Maliq, reagon Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme
Nga të njëjtat tag-e
  • Vrasja e efektivit në Maliq, drejtori i Policisë Skënder Hita: Lamtumirë, Heroi ynë!
  • Prej kohësh me drejtues të komanduar, Auron Rrokaj emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave
  • Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj nga Kosova pasi u morën nga dallgët, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetën
  • Tragjedia në Shëngjin me dy viktima, reagon presidenti Begaj: Institucionet të marrin masat e nevojshme për garantimin e sigurisë gjatë sezoni turistik
  • Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, tre në gjendje të rëndë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Pengimi dhe intimidimi i gazetarëve për ushtrimin e detyrës gjatë protestës kundër projektit të Zvërnecit, AGSH: S’janë palë, cenohet e drejta e informimit 4 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin 4 lexime · 16 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Protesta për projektin e Zvërnecit, vetëm dhjetëra protestues me pankarta në plazhin e Dalanit

Pas 6 ditësh në kryeqytet, protesta ndaj projekti Zvërnecit sot është zhvendosur në plazhin e Dalanit. Nga pamjet…

• 40 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike

Gjykata e Posaçme ka lë në burg ka lënë në burg 4 nga 6 shtetasit shqiptarë të ekstraduar…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

Fundjava me mot të kthjellët dhe temperatura të mira ka ftuar vendas e të huaj drejt bregdetit të…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by