Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Vendimi për ndërprerjen e hetimit për “Mazutin” nuk është përfundimtar
Aktualitet

Vendimi për ndërprerjen e hetimit për “Mazutin” nuk është përfundimtar

• 14 Maj, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nuk është përfundimtar vendimi i Prokurorisë për ndërprerjen e hetimit lidhur me dyshimet për keqpërdorime me furnizimin e mazutit. Nga Prokuroria sqarojnë shkurt se pala e cila pretendon se është e dëmtuar, në këtë rast EMV ka të drejtë që ta ankimojë vendimin në Prokurorinë e Lartë e cila më pas duhet të veprojë ndaj ankesës. Ndërkohë nga EMV, deklarohen se sapo ta marrin vendimin do të dorëzojnë ankesë për të rikthyer hetimin për lëndën që dyshohet se janë keqpërdorur mbi 167 milionë euro nga ana e disa biznesmenëve dhe udhëheqësve të institucioneve.

“Ekipi ligjor i kompanisë tanimë i ndërmerr të gjitha aktivitetet përgatitore, do të dorëzojë ankesë përkatëse, menjëherë pas pranimit zyrtar të vendimit. Sh.A. EMV do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat ligjore të cilat i kemi në dispozicion për mbrojtje të interesit të kompanisë”, thonë nga EMV.

Ndërkohë LSDM kërkon dorëheqjen e kryeprokurorit Nenad Saveski, i cili pasi ishte mbyllur hetimi nga ana e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kishte biseduar në telefon me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Read more:Klubi i madh evropian mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve sezonin e ardhshëm

“Kryeministri dhe prokurori dakordohen përmes telefonit për lëndë dhe rrjedhojën e hetimit. Mickoski porosit, Saveski realizon. Dëgjuam si Mickoski ndan detyra nga foltorja e Kuvendit, me ndjenjat e tij dëgjuam si eliminon prokurorë të pavarur nga televizioni, ndërsa tani edhe përmes telefonit ndan detyra. Ja kështu duket gjyqësori dhe prokuroria e partizuar në Maqedoni. Kështu duken “reformat” e Mickoskit dhe grupit të organizuar kriminal VMRO”, tha Aleksandar Sasha Dimitrijeviq, LSDM.

Lidhur me akuzat për ndërhyrje të kryeministrit në Prokurori, presidentja Gordana Siljanovska Davkova thotë se nuk e di nëse biseda ka qenë private apo zyrtare.

Read more:Milloshoski: Grupi punues harmonizoi dhjetë nen nga Kodi Zgjedhor konform rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së

“Unë nuk mund të them për çfarë komunikimi telefonik pasi nuk kam qasje në komunikimet telefonike…”.

“Nuk mundem të gjykoj etikë, nuk e di, ndoshta janë miq dhe janë dëgjuar “përshëndetje si jeni, si shkon puna”. Domethënë nuk mundem unë të vlerësoj diçka që nuk e di, por ju gazetarët keni të drejtë të pyesni, se për çfarë natyre ishte biseda”, tha Gordana Siljanovska Davkova.

Read more:Mickoski: U shokova për vendimin ndaj Jahoskit dhe Kapushevskit, pres që rasti të kthehet në rishikim

Për mbylljen e hetimit dje reagoi edhe ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, i cili e cilësoi si goditje të rëndë ndaj besimit të qytetarëve në gjyqësor. Ashtu si Mickoski, edhe ai kërkoi rishqyrtim të vendimit, ndërkohë që Këshilli i Prokurorëve ka paralajmëruar se do ta hapë çështjen në seancë.

Arsyet e mbylljes së hetimit sipas Prokurorisë janë se nuk kanë gjetur prova për krimin e pretenduar ku të dyshuar ishin 13 persona, mes tyre pronari i “Pucko Petroll”, Asmir Jahoski, pronarët e kompanisë “RKE” Erxhan Sulkovski dhe Ratko Kapushevski, përfshi edhe ish drejtorin e Elektranave të Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski i cili aktualisht ndodhet në arrati, por edhe ish drejtori Ardian Muça./Alsat/

Lexo edhe
Aktualitet

I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar

Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Tags: #Biseda #Emv maqedonia e veriut #euro #Gazetarët #Hristijan mickoski #Lsdm #Nenad saveski #Private #Pthp maqedoni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar
  • Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë
  • Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti
  • E rëndë në Vlorë/ Një grua futet me thikë në Gjykatën e Shkallës së Parë, arrestohet nga forcat e policisë
  • Vendimi për Veliajn, Kushtetuesja i kthen Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg për kryebashkiakun e Tiranës
Nga të njëjtat tag-e
  • Spanja prezanton planin 9 miliardë euro për energjinë, subvencione për shtëpitë dhe transport publik falas
  • “Njerëzimi Madhështor”/ Papa Leoni XIV publikon dokumentin 110 faqesh kushtuar inteligjencës artificiale: Të shmanget dominimi mbi njeriun
  • “Njerëzimi Madhështor”/ Papa Leoni XIV publikon dokumentin 110 faqesh kushtuar inteligjencës artificiale: ‘Të çarmatoset’, duhet shmangur dominimi mbi njeriun
  • Kreditë për fermerët me pikëpyetje, ekspertët skeptikë për programin “dyfisho sipërmarrjen”, bankat kërkojnë garanci
  • 61 mln euro pasuri të sekuestruara, asetet e konfiskuara po kthehen në qendra sociale dhe hapësira për komunitetin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 18 orë më parë
  5. 05
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 20 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

I dënuar për ‘vrasje me dashje’/ Ndërron jetë nga arresti kardiak, 73-vjeçari ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar

Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme nga arresti kardiak. Siç njofton Drejtoria e Përgjithshme…

• 10 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime…

• 2 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Nga kryeinspektori i Mbrojtjes së Territorit pranë bashkisë tek biznesmenët, prokuroria e Sarandës lëshon 12 masa arresti

Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie ndaj disa personave, mes tyre punonjës policie, oficerë, inspektorë dhe…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by