Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Profesor, pedagog, përkthyes: një përkujtim me rastin e vdekjes së albanologut zviceran Basil Schader
Aktualitet

Profesor, pedagog, përkthyes: një përkujtim me rastin e vdekjes së albanologut zviceran Basil Schader

• 14 Maj, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ai u angazhua që fëmijët shqiptarë ta ruanin gjuhën amtare në Zvicër. Ndërtoi shkolla në veri të Shqipërisë. Këshilloi Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Përktheu në gjermanisht shkrimtarët Fatos Kongoli e Arif Demolli. I dha zë kulturës shqiptare në hapësirën gjermanishtfolëse. Dhe kishte ende shumë plane, të cilat ia këputi papritmas vdekja. Profesori Basil Schader ishte një personalitet krejt origjinal. Shqiptarët i detyrohen atij mirënjohje të përhershme.

Njëherë e zateta profesorin Basil Schader te restoranti “Pishat” në Prishtinë. Po shijonte një çorbë, të cilën e nxirrte nga vegshi që po vlonte dhe – pastaj – shikonte nëpërmjet xhamit pikat e shiut që binin mbi rrugët e zymta të Prishtinës. Pyetjes sime se sa do rrinte në Kosovë, ai iu përgjigj me humor: “Si nuk ke dëgjuar se jam bërë vendali në Prishtinë?” Basil Schader punonte atëbotë si këshilltar në Ministrinë e Arsimit të Kosovës. Kishte ardhur nga Zürichu në kryeqytetin e Kosovës për të shkruar, përpiluar e formuluar plane e programe se si të organizohej mësimi plotësues në gjuhën shqipe në mërgatë.

Asnjë zviceran nuk ishte më shqiptar se Basil Schader. Dhe asnjë shqiptar nuk do të arrinte ta mësonte aq shpejt gjermanishten sa e mësoi Basil Schader gjuhën shqipe. Më 2005 ai madje doktoroi në Universitetin e Tiranës. Në moshën 54-vjeçare! Ky nuk ishte, natyrisht, kualifikimi i tij i vetëm.

Profesori Basil Schader ishte një personalitet krejt origjinal, kureshtar dhe me prirje për humor sarkastik. Ai ishte pedagog, specialist i didaktikës, gjermanist, përkthyes i letërsisë shqipe në gjermanisht, shkrimtar, autor i publikimeve shkencore dhe doracakëve mësimorë.

Me gjasë interesimi i tij i gjithanshëm buronte edhe nga rrethi i tij familjar: i ati i tij ishte arkitekti Jacques Schader (1917-2007), ndër më të njohurit në Zvicër në këtë fushë në shekullin e 20-të dhe autor i “Akropolisit të Zürichut”, siç quhet kompleksi shkollor Freudenberg në lagjen Enge të Zürichut. Pas maturës Basil Schader, i lindur më 1951, studioi filologji klasike në Zürich dhe Tübingen (Gjermani), mandej u kualifikua si mësues filloreje dhe më 1979 filloi studimet kësaj radhe për gjermanistikë, pedagogji dhe kritikë letrare në Universitetin e Zürichut, të cilat i përfundoi në vitin 1985 me një disertacion mbi didaktin e gjuhës Johann Jakob Redinger (1619–1688). Në fund të viteve 1980-të Basil Schader thelloi dijen e tij me studime plotësuese në folkloristikë dhe etnologji evropiane. Paralelisht ai u angazhua në funksione të ndryshme – deri në profesor – në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Zürich.

Read more:Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë

Me rritjen e numit të shqiptarëve në Zvicër si pasojë e represionit të Serbisë në Kosovë në vitet 1990-të, u zgjua edhe interesimi i Basil Schader për shqiptarët. Më 1999 ai filloi studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, të cilat i përfundoi në vitin 2005 me një doktoratë.

U miqësua me shumë shqiptarë. I përkrahu ata dhe i dha zë kulturës shqiptare duke përkthyer në gjermanisht romanin e Fatos Konglit “Bolero në shtëpinë e pleqve” (“Bolero im Haus der zwei Alten”), romanin e Arif Demollit “Të gjallët dhe të vdekurit e një fëmijërie” (“Es war ein Dorf in Kosova. Die Lebenden und die Toten meiner Kindheit”), romanin e Helena Kadaresë “Një grua nga Tirana” (“Eine Frau aus Tirana”). Dhe vepra të tjera.

Me Arif Demollin, edhe ky tashmë i ndjerë, Basil Schaderin e lidhte një miqësi e ngushtë. Dëshmi e kësaj miqësie është edhe letërkëmbimi intensiv mes tyre. Gazeta zvicerane “St. Galler Tagblatt” shkroi për librin e Demollit: “‘Kështu jetuan, dashuruan dhe vdiqën njerëzit e Murrizajës, me bindjen e patundur se fshati i tyre ishte më i miri dhe më i bukuri në tërë botën’. Jo, jo vetëm ata: kushdo që e ka lexuar këtë libër, këtë odë për një fshat, do të pajtohet me entuziazëm me ta. Arif Demolli i ka ngritur fshatit të fëmijërisë së tij një monument letrar që të prek në zemër”. Për Demollin Basil Schader organizoi edhe një lexim letrar në Zvicër.

Basil Schader ishte i palodhshëm në angazhimin e tij për shqiptarët – në Zvicër, në Kosovë, në Shqipëri. Në veri të Shqipërisë ndihmoi (me përkrahje të sponsorëve zviceranë) zgjerimin dhe renovimin e shkollave. I mbështeti ato me kompjuterë, libra, pajisje sportive. Në Zvicër themeloi shoqatën “Arsimi”, e cila ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit me institucionet arsimore të hapësirë shqiptare. Më 2002 bashkë me gruan e tij Erika morën titullin “Qytetar Nderi” të komunës Balldren në Shqipëri, ndërsa në vitin 2003 u shpallën anëtarë nderi të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër.

Read more:Atdhe Hykolli: Dinjiteti, fjala dhe sprova që e kthen njeriun te vetvetja

Lidhur me angazhimin në Shqipëri, Basil Schader ka lënë këtë shënim: “Projektin e Shqipërisë, Erika dhe unë e nisëm rreth vitit 1997. Me rastin e një udhëtimi në veri të Shqipërisë, pamë atje mjerimin e papërshkrueshëm që mbretëronte në një shkollë të vogël fshati, në një pjesë të komunës qendrore të Balldrenit. Ne dhamë ndihmë të menjëhershme dhe, pas kthimit në Zvicër, vendosëm të angazhohemi bashkërisht këtu. Falë sponsorëve bujarë dhe një kërkimi intensiv për mundësi financimi, ia dolëm që gjatë njëzet viteve të ardhshme të rinovojmë gjithsej pesë shkolla në rrethinën e shkollës së fshatit Torovicë, përkatësisht dy prej tyre t’i rindërtojmë tërësisht nga themeli. Përveç kësaj, mblodhëm para për t’i pajisur shkollat edhe në aspektin infrastrukturor, me libra dhe pajisje sportive. Njohuritë e mia të gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet shumëvjeçare me bashkëpunëtorët tanë lokalë dhe njerëzit e besuar, bënë që të mos përjetonim asnjë zhgënjim të vetëm. Ky angazhim i përbashkët na bashkoi edhe më shumë dhe na vuri në kontakt me njerëz të admirueshëm, të cilët meritonin gjithë respektin tonë”.

Në një bisedë me gazetën zvicerane “Der Bund” më 2019, Basil Schader dha disa mendime me vlerë mbi të ardhmen jo aq premtuese të gjuhës shqipe në Zvicër. “Shqiptarët e rinj në Zvicër”, theksonte ai, “shpesh e zotërojnë gjuhën e tyre amtare vetëm në formë gojore dhe në dialekt. Në kontrast me të kaluarën, sot më pak fëmijë dhe të rinj ndjekin mësimin e gjuhës dhe kulturës amtare”. Ky është një zhvillim negativ për të cilin në komunitetin shqiptar në Zvicër nuk flitet aq. Sipas Schader, sidomos “prindërit me nivel të ulët arsimor nuk e njohin vlerën e kësaj oferte (mësimin e gjuhës shqipe, v.j.) dhe pyesin veten: Pse duhet të flasin fëmijët e mi shqip?” Por, vazhdonte ai, këta prindër nënvlerësojnë pasurimin intelektual të një gjuhe të dytë dhe të njohurive mbi kulturën e tyre të origjinës.

Kulturën shqiptare Basil Schader e njihte mirë. Nuk e thoshte për mburrje, por vetëm si informacion për kureshtarë: kishte lexuar mbi 200 libra në gjuhën shqipe. Brenga e tij ishte se pas dy gjeneratave shqipja nuk do flitet më në mesin e mërgatës në Zvicër.

Viteve të fundit Basil Schader sprovoi veten edhe në fushën e letërsisë: shkroi cukla letrare, poezi bukolike për qengja e dele, ese mbi çuda e çmeritje zvicerane. Kishte dhe shumë plane të tjera. Këto plane tash ia këputi jeta. Ai vdiq të dielën që shkoi, më 10 maj, pas një sëmundjeje të shkurtër, siç bën me dije familja e tij. Ishte 75-vjeçar.

Read more:Zbardhet dinamika e atentatit ndaj çiftit të bashkëshortëve në Lezhë, policia: Një ‘Audi’ i mbajti nën vëzhgim viktimat dhe….

Shqiptarët i detyrohen Basil Schaderit mirënjohje të përhershme. Me shembullin e tij, me angazhimin e tij dhe me vetëmohimin e tij ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në marrëdhëniet mes albanosferës dhe botës helvetike. Në të gjallë të tij, institucionet e Kosovës nuk ishin të ndërgjegjshme për këtë. (Këtu nuk është vendi për të hyrë në detaje).

Kur Basil Schader doktoroi në Tiranë në vitin 2005, një koleg shkroi në gazetën “Tages Anzeiger”: “‘Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes në Zvicër’ titullohet punimi i doktoratës prej gati 500 faqesh, të cilën Schader e mbrojti me sukses në fund të shkurtit në Universitetin e Tiranës – dhe e mbrojti në gjuhën shqipe, ashtu siç i ka hije. Me këtë, Schader fitoi titullin e tij të dytë të doktorit, dhe me gjasë jo të fundit. Sepse Schader bën pjesë në atë grup njerëzish të apasionuar deri në marrëzi, pa të cilët mekanizmi i institucioneve publike nuk do të mund të funksiononte”.

Për doktoraturën e tij Schader anketoi 2200 fëmijë shqiptarë e zviceranë dhe u interesua se çka flasin ata mes vete, për shembull kur dalin në oborr të shkollës për pauzë mes orëve të mësimit. Mes shumë fjalëve që nxënësit zviceranë mësojnë nga mocanikët e tyre shqiptarë, janë edhe disa të pacitueshme. Basil Schader ishte i pakundshoq edhe në koleksionimin e fjalëve ofensive të kasabasë ballkanike. Po aq sa ishte i zellshëm në vjeljen e shkëndijave të gjuhës shqipe, të cilat do të shkreptijnë përgjithmonë.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arif demolli #Arsimi #Balldren #Basil schader #Fatos kongoli #Femije #Fëmijët #Gjuha amtare #Gjuha shqipe #Lajme nga zvicrra

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Qëndroni dhe rezistoni për të ardhmen! Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
  • “Rama ka thënë se do të qëndrojë se ka një kontratë”/ Malkaj sfidon Ramën: Ku janë arsimi, mjekësia falas dhe pensionistët e lumtur? Eja këtu, sepse ne jemi populli
  • “Nuk jemi dëmshpërblyer për përmbytjet”/ Protestuesi: U ktheva nga emigrimi dhe investova 100 mijë euro. Bëra gabimin më të madh
  • Aksident në Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën
  • Administratë dhe nxënës shkollash, BIRN: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 16 lexime · 10 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 15 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 8 lexime · 10 orë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by