Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Spahiu: Presioni i ambasadorve të BE-së, detyroi PD të bashkojë votat me PS për Rezolutën e Integrimit
Aktualitet

Spahiu: Presioni i ambasadorve të BE-së, detyroi PD të bashkojë votat me PS për Rezolutën e Integrimit

• 15 Maj, 2026 • 4 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ishte presioni i ambasadorëve të BE-së që detyroi deputetët demokratë të bashkonin votat ditën e sotme me mazhorancën, për Rezolutën e Integrimit, e miratuar në Kuvend me 114 vota pro.

Në një lidhje për emisionin ‘Frontline‘ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Spahiu tha se me miratimin e Rezolutës është ezauruar një nga vërejtjet dhe rekomandimet nga BE për mungesën e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës.

Read more:Spahiu: Demokratët e braktisën sot Berishën, më pak protestues se policë

“Mendoj se bashkimi i votave mes PS dhe PD për rezolutën është një lajm i mirë sepse ezaurohet një nga vërejtjet dhe rekomandimet për të cilat komisionerët ishin shumë kritikë në raportet e fundit, që ishte mungesa e bashkëpunimit të qeverisë me opozitën, krijimi i hapësirave për opozitën, apo edhe heqja dorë nga procesi bllokues apo i dhunshëm i rrugës së opozitës”, tha mes të tjerash Spahiu.

Më tej Spahiu tha se pavarësisht se dakordësia mes PD dhe PS për Rezolutën mund të jetë arritur për shkak të presionit të ambasadorëve të BE, ai e cilësoi akt pozitiv miratimin me konsensus e Rezolutës.

Read more:Bruksel/ Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor takohen me ato të BE-së, Kos: 200 mln euro mbështetje për Shqipërinë dhe Malin e Zi

“Mendoj se pavarësisht se kjo mund të jetë bërë me hir apo me pahir, mund të jetë bërë nga presioni i ambasadorëve, të cilët një javë më parë patën një deklaratë kritike kundër Sali Berishës, për shkak të sulmeve që ai i adresonte ambasadorit Gonzato. Dhe mendoj se ky presion ka qenë një presion pozitiv që e ka detyruar opozitën të ndërmarrë një akt pozitiv në drejtim të procesit të integrimit”, tha Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 23:11

Spahiu: Shqipëria u pranua politikisht në NATO, ndonse s’kishte as ushtri dhe as standarde

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE është më shumë politik se teknik.

Read more:Gonzato: Rruga e Shqipërisë për në BE do konsensus politik! Peleshi kërkon bashkëpunim më të fortë me opozitën, Tabaku: Po na shmangni

Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku mori si shembull anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, i cili sipas tij nuk ishte gjë tjetër veçse një proces politik.

Spahiu tha se Shqipëria nuk kishte plotësuar asnjë kriter për të qenë pjesë e NATO-s (ku përmendi edhe problematikat e shumta të ushtrisë shqiptare), por sipas tij, ishte vullneti politik që bëri të mundur anëtarësimin në Aleancën Euro-Atlantike.

Read more:Berisha i vetëm në garë/ Petraj: PD e ka përfunduar misionin e vet! Balliu: Pronari real i partisë s’është Saliu, por Shkëlzeni! Futën ish-të korruptuarin e gjyqësorit Gjin Gjoni të më sulmonte

“BE është një bashkim kombesh që nuk kanë të njëjtën gjuhë dhe të njëjtën etni. Aty ka kombe që ndër shekuj kanë luftuar dhe kanë vrarë njëri-tjetrin, por sërish kanë gjetur mundësinë për të bashkëjetuar. Por a ka një simpati për shqiptarët? Unë mendoj se nuk ka, por mendoj se kjo nuk është pengesë. Nuk mendoj se ne jemi aq të rëndësishëm sa fobia dhe urrejtja ndaj nesh të na mbajë jashtë. Unë mendoj se procesi është më shumë politik se teknik. Është politik sepse ishte politik edhe kur ne hymë në NATO. Hymë në një aleancë ushtarake pa pasur ushtri. Lere ça thonë këta ‘plotësuam standardet‘. Asnjë standard nuk plotësove ti për të hyrë në NATO, përveç vullnetit politik që kishe të ishe pjesë e aleancës ushtarake dhe përpos interesit gjeopolitik që kishte kjo aleancë ushtarake që të kontrollojë gjithë Mesdheun me bazat e veta. Nuk mendoj që t’i plotësoje një shteg që s’kishe as tanke, as hekurudha dhe as ushtarë. Tani çështja shtrohet, a do na fusin në BE apo jo”, tha mes të tjerash Spahiu.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #BE #euro #frontline #integrimi ne be #jetë #Kreshnik Spahiu #kuvend #PD #PS #rezolute

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Liberalët Europianë “shuplakë” Ramës, pro protestave: Shqiptarët meritojnë një qeveri që u shërben qytetarëve të saj, jo interesave të fuqishme
  • A do çojë SPAK kërkesë të re në Kuvend për arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Jemi të qartë në atë që kemi kërkuar, hetimet po vijojnë. Do të kemi vendimmarrje!
  • Lezhë/ Abuzimi me çmimet në plazhe, vijojnë kontrollet nga bashkia! Pushuesit: Kemi paguar 10 euro
  • Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit!
  • A do dërgojë SPAK kërkesë të re në Kuvend për arrestimin e Ballukut? Klodian Braho: Jemi të qartë në atë që kemi kërkuar, hetimet po vijojnë. Do të kemi njoftim!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Mbështeti protestat për largimin e Ramës/ Ish-ministrja e PS, Ermelinda Meksi: Pse nuk flasin intelektualët? Duhet kurajë dhe integritet moral. S’do hezitoj të them atë që besoj! 69 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Profesori Lush Susaj: Shoqëria duhet të kalojë në pluralizëm real. Protesta, bashkim kombëtar! 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Himni ynë: Rama n’burg, Berisha n’burg”! Erjon Murataj: Kongresi i SHBA regjistroi kërkesën për hetimin e lidhjeve të qeverisë shqiptare me narkotrafikun 15 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 14 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 13 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 12 lexime · 17 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Unë, poliagjent!”, ironizon protestuesi: Rama dhe Berisha, marrëveshje të fshehtë! 12 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by