Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Dramë në ajër mbi Phoenix – malazezi rrëfen tmerrin pasi aeroplanit iu prish motori
Aktualitet

Dramë në ajër mbi Phoenix – malazezi rrëfen tmerrin pasi aeroplanit iu prish motori

• 15 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një fluturim rutinë mbi qytetin amerikan të Phoenixit u shndërrua në një dramë të vërtetë në ajër, pasi një hidroaeroplanit iu prish motori gjatë fluturimit, duke detyruar pilotin të kryente një ulje emergjente në një rrugë të frekuentuar të qytetit.

Mes pasagjerëve ndodhej edhe malazezi Dragisha Rajçeviq, i cili për mediat përshkroi momentet e tensionit dhe panikut që përjetuan në kabinë.

Sipas dëshmisë së tij, gjithçka dukej normale deri në çastin kur motori filloi të lëshonte tinguj të pazakontë. Pak sekonda më vonë, në kabinë filloi të hynte tym, ndërsa piloti Mike Traygars mori vendimin kritik për ta fikur motorin dhe për të tentuar uljen emergjente.

Read more:Fituesi i Eurovision 2014, Conchita Wurst, rikthehet në vëmendje me pamje të re

“Që nga ai moment e kuptuam se situata ishte serioze. Aeroplani po humbiste lartësi dhe duhej të gjenim një vend ku mund të uleshim”, tregoi Rajçeviq.

– YouTube www.youtube.com

Piloti kërkoi me shpejtësi një hapësirë të sigurt për ulje dhe zgjodhi rrugën “7th Street”, e cila në atë moment kishte relativisht pak trafik. Megjithatë, sfida nuk përfundonte aty. Para aeroplanit ndodheshin kabllo elektrike dhe tabela trafiku, të cilat rrezikonin ta bënin uljen fatale.

“Nuk kishim më shpejtësi të mjaftueshme për t’i kaluar pengesat. Ulja ishte e vetmja mundësi”, tha ai.

Read more:Aeroplani gjigant zbarkoi në Prishtinë, deklarohen nga Ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë

Pamjet e publikuara nga kamera e vendosur në krahun e aeroplanit tregojnë momentin dramatik kur mjeti fluturues prek asfaltin dhe rrëshqet mes automjeteve, ndërsa drejtuesit e veturave tentojnë të shmangin përplasjen.

Pavarësisht përplasjes së fortë, të tre personat në avion shpëtuan pa lëndime serioze. Rajçeviq vlerësoi reagimin profesional të pilotit, duke thënë se përvoja dhe qetësia e tij shmangën një tragjedi të mundshme.

Read more:Burri godet një qytetar me makinën e tij gjatë heshtjes së studentëve të Fakultetit Juridik në Beograd

“Kjo është diferenca që sjell përvoja – të qëndrosh i qetë dhe të marrësh vendimet e duhura në sekonda”, deklaroi ai.

Sipas hetimeve paraprake të autoriteteve amerikane për sigurinë në transport, defekti u shkaktua nga shkëputja e një pjese të sistemit të shkarkimit të motorit, gjë që solli dëmtime serioze mekanike dhe humbje të fuqisë gjatë fluturimit. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, momente paniku për banorët

Aktualitet

Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

Tags: #Aeroplani #avion #Kabllo #Kamera #mali i zi #Mediat #Para #Phoenix #Shba #Video

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, momente paniku për banorët
  • Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
  • Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon”
Nga të njëjtat tag-e
  • “Marrëveshja me Iranin ende në negociata”, Rubio: Trump nuk do kompromis të dobët
  • Brigitte “kontrollon” kandidatet femra që aplikojnë për punë në Pallatin Elyse? Libri i ri zbulon xhelozinë dhe tensionet me Emmanuel Macron
  • Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit
  • “Negociatat po ecin mirë, të mos nxitohemi”/ Trump flet për marrëveshjen me Iranin: Bllokadën detare nuk e heqim nëse…
  • “Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 16 orë më parë
  4. 04
    Botë Përleshje e frikshme mes të rinjve në Londër/ Plagoset një 17-vjeçar, në pranga nëntë persona 3 lexime · 7 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vu zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, vihet në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA 3 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Zjarr në një kompleks banimi në zonën e Ali Demit, momente paniku për banorët

Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Ali Demit, pasi një zjarr ka rënë…

• 4 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Ekskluzive/ Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

Kjo është pamja e sotme pas 30 vitesh në arrati, e vrasësit të trefishtë Sokol Hoxha, i cili…

• 4 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Nuredin Dumani, i penduar i drejtësisë: Nuk e di kur…

• 34 minuta më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by