Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kos pas takimit me Kurtin: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën
Aktualitet

Kos pas takimit me Kurtin: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

• 15 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos tha sot në Prishtinë se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën.

Kos këtë deklaratë e tha pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti në një konferencë të përbashkët për media.

“Ka disa arsye pse themi jeni në një moment kritik. E para, jeni para zgjedhjeve dhe e dyta është se kur kemi folur sot për procesin e zgjerimit kemi folur nga një perspektivë më e gjerë.

Ajo që po përjetojmë sot në procesin e zgjerimit është përparimi dhe për herë të parë pas zgjerimit të fundit në vitin 2013 me Kroacinë, ekzistojnë perspektiva reale që në vitet e ardhshme të ketë shtete të reja anëtare”, tha ajo, raporton Telegrafi.

Read more:Komisionerja Kos do të qëndrojë të enjten në Prishtinë

Tutje, komisionerja për Zgjerim tha se ky proces i anëtarësimit po shtyhet para edhe për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë me sigurinë.

“…Dhe kur kemi diskutuar për rolin e Kosovës në këtë, nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën. Kosova është pjesë integrale e një ‘pasqyre’ më të madhe. Arsyeja pse zgjerimi sot është shumë më tepër sesa thjesht zgjerim, ka të bëjë me kujdesin për sigurinë në Evropë, me të qenit bashkë, me bashkëpunimin rajonal që e përmendët edhe ju…”, tha ajo në konferencën me Kurtin, transmeton Telegrafi.

Tutje, komisionerja për Zgjerim foli për procesin integrues të Kosovës, duke thënë se ka vend në BE.

Read more:Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

“…Sigurisht që ka vend për Kosovën në BE….Sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave, sa më e suksesshme të jetë në dialogun Prishtinë-Beograd, aq më të mëdha janë gjasat që të jemi në gjendje të nisim negociatat, kjo është politike”, tha Kos.

Ajo theksoi se do të punoj pa u lodhur që ta ofrojë Kosovën më afër BE-së. “Nuk mund të mendojmë një Evropë pa Kosovën në të”, tha ajo.

Kos po ashtu përmendi rëndësinë e formimit të institucionale stabile dhe funksionale.

Read more:Hyseni mirëpret vendimin e Qeverisë për shpronësimin e pronave në “Qarkoren e Vjetër” të Gjilanit

“2026 është një vit që të gjej dhe të hap mundësi për Kosovën… Pas zgjedhjeve do të kthehem dhe do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën dhe BE-në”, tha ajo, duke potencuar rëndësinë që të ndërpritet ngërçi politik.

Sipas saj, shumë reforma kanë stagnuar për shkak të zgjedhjeve të përsëritshme.

Kos më tej ka folur për Planin e Rritjes, ndihmën financiare nga BE-ja, etj. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Tags: #Albin kurti #Detyrë #jetë #Kosova #Marta Kos #media #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
  • E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë
  • “Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale
  • Exclusive/ “Ishte i përgatitur me çunat e Fushë-Krujës”, si u bë Erjon Alibej i penduar i drejtësisë? “Zbërthimi” para prokurorëve dhe dëshmitë tronditëse
  • Exclusive/ “Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Nga të njëjtat tag-e
  • Tragjedi në Australi/ 39-vjeçari vdes pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, i treti incident fatal këtë vit
  • Rëndohet bilanci i viktimave të prekur me Ebola në Kongo, humbin jetën vullnetarët e Kryqit të Kuq, merreshin me menaxhimin e trupave të infektuar
  • “Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump reagon sërish: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani
  • Frikë për shpërthimin e rezervuarit me kimikate të rrezikshme në Kaliforninë Jugore, lëshohet urdhër evakuimi për mijëra banorë
  • Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Emri/ Aksident fatal në Greqi, humb jetën 55-vjeçari shqiptar, përplaset nga kamioni 6 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet Emri/ Dyshohet se i vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim 3 lexime · 15 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve 3 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Video/ Dhuna barbare ndaj kreut të AKU në Shkodër, momenti kur goditet me sende të forta në fytyrë. Autori i bëri pritë dhe… 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të… 3 lexime · 8 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Sërish kontroll në qelitë e Fierit, gjenden 10 telefona, shishe uji të mbushura me alkool dhe lëndë narkotike 3 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri Erjon Alibej, i penduar: Po dal direkt tek dita e…

• 8 orë më parë • 10 min lexim
Aktualitet

E rëndë në Korçë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur në banesë

Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr. 18 të qytetit…

• 8 orë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

“Incident i papranueshëm”/ Sulmi në rezidencën e ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Diplomatit rus në Tiranë iu dorëzua notë verbale

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar zyrtarisht pas sulmit të fundit rus me dronë dhe…

• 8 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by