Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Trump në “karantinë dixhitale” në Pekin/ Shtëpia e Bardhë kufizon telefonat për shkak të frikës nga hakerat
Botë

Trump në “karantinë dixhitale” në Pekin/ Shtëpia e Bardhë kufizon telefonat për shkak të frikës nga hakerat

• 15 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një nga sfidat e shumta logjistike me të cilat Presidenti Donald Trump dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë janë përballur gjatë vizitës në Pekin lidhet me sigurinë kibernetike dhe përdorimin e pajisjeve personale.

Presidentit, si të gjithë udhëtarëve në Kinë, iu është kërkuar të mos përdorin pajisje personale për të mbrojtur të dhënat nga hakerat. Ky kufizim ka sjellë vështirësi për Trumpin, i cili njihet si përdorues i shpeshtë i telefonit – duke telefonuar miq, duke komunikuar me gazetarë dhe duke postuar në rrjetet sociale.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se presidenti nuk po e përdor telefonin e tij personal gjatë qëndrimit në Kinë.

Read more:Jeff Bezos po shet superjahtin e tij prej mbi 450 milionë eurosh

Postimet në llogarinë e tij në Truth Social janë kufizuar gjatë samitit dhe, sipas burimeve, mund të jenë menaxhuar nga Uashingtoni, ku disa anëtarë të stafit po punojnë me orar të zgjatur për të ofruar mbështetje logjistike në distancë.

Edhe stafi i administratës amerikane po përdor telefona dhe adresa email-i të posaçme gjatë vizitës dy-ditore, të cilat janë pajisje “të pastra”, të kufizuara në funksione bazë për të minimizuar rrezikun e rrjedhjes së të dhënave.

Read more:The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar nga taksat

Pajisjet personale të zyrtarëve ruhen në Air Force One në çanta Faraday, të cilat bllokojnë sinjalet si GPS, Wi-Fi dhe Bluetooth, duke mbrojtur informacionin nga sulmet kibernetike. Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar më herët se në Kinë “nuk pritet privatësi në rrjetet celulare apo të tjera”, duke theksuar rrezikun e lartë për sigurinë e të dhënave personale.

Sipas procedurave të sigurisë, pajisjet e ndjeshme mund të përdoren normalisht vetëm kur stafi dhe presidenti ndodhen në bordin e Air Force One, i cili konsiderohet territor amerikan dhe ka sisteme të avancuara mbrojtjeje informacioni.
Gjatë qëndrimit në Pekin, Trump ka zhvilluar takime të nivelit të lartë me presidentin kinez Xi Jinping, ku janë diskutuar çështje si lufta në Iran, Tajvani, tregtia dhe teknologjia.

Read more:Takimi Trump-Xi, Putin ‘bëhet xheloz’. Kremlini: Presidenti rus, shumë shpejt vizitë në Kinë

Dy liderët kanë marrë pjesë gjithashtu në ceremoni mirëseardhjeje, darka shtetërore dhe aktivitete protokollare, përfshirë një interpretim të këngës “YMCA” nga një grup muzikor kinez, në nder të presidentit amerikan.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Air force one #Aktivitete #Departamenti i shtetit #Donald Trump #iran #Logjistike #Lufta në iran #pekin

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • ‘Rrufeja’ thyen rekordin e Usain Bolt, roboti humanoid përshkon 100 metra në 9.32 sekonda
  • Turqia e kërkon pas dënimit për lidhje me terrorizmin, Apeli lë në burg aktivisten turke
  • Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar! (VIDEO)
  • Shkolla ‘Gjergj Fishta’ në Lezhë bëhet gati për vitin e ri shkollor, do të presë 530 nxënës dhe mësues, Rama: Kushte dinjitoze për të mësuar dhe zhvilluar talentet!
  • Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 13 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 18 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by