Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë
Aktualitet

Britani e Madhe/ 469 kg drogë nga Meksika në aeroportin e Mançesterit, dënohen me 40 vjet burg dy korrierët shqiptarë

• 16 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 10
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe për një operacion të sofistikuar kontrabande kokaine përmes Aeroportit të Mançesterit.

Hetimi u zhvillua nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e cila zbuloi një rrjet që sillte sasi të mëdha droge nga Meksika drejt Britanisë.

Të dënuarit shqiptarë janë Elton Hallaçi, 32 vjeç dhe Artur Iseberi, 27 vjeç, të cilët sipas autoriteteve ishin pjesë e grupit që merrte drogën në aeroport dhe e shpërndante më pas në rrjetet kriminale në të gjithë vendin. Bashkë me ta u përfshinë edhe dy britanikët Dale Hosker, 49 vjeç, dhe Dale Creen, 35 vjeç.

Read more:Goditet karteli i drogës në Greqi, kapen 500 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet shoferi bullgar. Destinacioni ishte…

Gjykata dënoi Elton Hallaçin me 21 vite e 7 muaj burg, ndërsa Artur Iseberi u dënua me 18 vite burg. Dale Creen mori 11 vite burg, ndërsa dënimi për Dale Hosker pritet të jepet më 1 qershor.

Sipas hetimeve, katër të dënuarit merrnin ngarkesat e kokainës nga korrierë amerikanë që mbërrinin në Britani nga Kankuni i Meksikës. Në maj të vitit 2024, tetë valixhe me kokainë mbërritën në Aeroportin e Mançesterit, ndërsa korrierët vepronin sipas udhëzimeve të një personi të identifikuar si “Nate”.

Një prej valixheve u la pas në aeroport, çka ngriti dyshimet e oficerëve kufitarë. Gjatë kontrollit u zbuluan 20 pako me nga një kilogram kokainë secila. Hetimet e mëtejshme të NCA-së zbuluan se grupi i shqiptarëve kishte marrë rreth 100 kilogramë drogë nga kjo ngarkesë.

Read more:MPB: Një grua vritet nga bashkëshorti në Manastir

Vetëm pak javë më vonë, më 31 maj 2024, autoritetet zbuluan një tjetër operacion kontrabande ku 300 kilogramë kokainë me pastërti të lartë, me vlerë rreth 24 milionë paund, u futën në Britani përmes 12 valixheve.

Gjatë kontrolleve në banesën e Elton Hallaçit, hetuesit gjetën çelësa të një automjeti tip Jaguar, brenda të cilit ishte ndërtuar një hapësirë e fshehtë profesionale për transport droge. Po ashtu, u sekuestruan blloqe shënimesh me të dhëna të detajuara për importet e drogës, të shkruara në gjuhën shqipe dhe me gjurmë gishtash të Hallaçit dhe Iseberit.

Pamjet e kamerave të sigurisë në Aeroportin e Mançesterit dokumentuan lëvizjet e të katër personave gjatë operacioneve të kontrabandës. Në momentin e arrestimit, Artur Iseberi tentoi të arratisej duke dalë në çatinë e banesës së tij, ndërsa në dhomën e Dale Creen policia gjeti një thikë dhe një hanxhar.

Read more:Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli në Arabi vendoset xhiron e fundit

Hallaçi, Iseberi dhe Hosker pranuan fajësinë për kontrabandë dhe posedim droge me qëllim shpërndarjen, ndërsa Creen u shpall fajtor nga juria vetëm për posedim me qëllim shpërndarje dhe i pafajshëm për akuzën e kontrabandës./ National Crime Agency

——————————-

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #1 maj #Arrestimit #artur iseberi #Britani e Madhe #Burg #droge #elton hallaçi #Meksike

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Jep dorëheqjen dhe arresto Balluku & CO”/ I moshuari thirrje Ramës: Ruhu nga mallkimi i pensionistëve që nuk kanë para të jetojnë e kurohen
  • “Veliaj shkarkon Ristanin, Rama mbledh drejturesit politikë”/ Muçollari: Bashkia Tiranë, model i kapjes së pushtetit! Ja mesazhi që do t’i dërgojë kryeministri, kryetarit në qeli
  • “Arrestimi i Agasit i negociuar, ka diktuar çdo tender”/ Berisha: Rama ka urdhëruar të hiqet termi pengmarrje. E çoi në burgun që kontrollohet nga Taulant Balla e Sara Mila
  • Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin – Ide
  • DOSJA AKSHI/ U la në burg nga GJKKO, Ergys Agasi dërgohet në paraburgimin e Bradasheshit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 64 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Shkarkoi nga burgu Anuela Ristanin/ Berisha: Veliaj sulm të hapur ndaj Ramës. Kryeministri është dobësuar, po bëhet një “kalë i ngordhur” 11 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Dorëheqje e Ramës dhe klasës së vjetër politike”/ Protestuesja: 90 ditë, sheshi është tempulli i fjalës së lirë 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by