Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. “Po i afrohemi paktit”, Presidenti i SHBA: Ose do të kemi marrëveshje, ose një vend do të goditet shumë fort
Botë

“Po i afrohemi paktit”, Presidenti i SHBA: Ose do të kemi marrëveshje, ose një vend do të goditet shumë fort

• 24 Maj, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po “i afrohet shumë arritjes së një marrëveshjeje me Uashingtonin për luftën, pasi Teherani sinjalizoi gjithashtu se është bërë përparim javën e kaluar.

Megjithatë, të dyja palët kanë qenë të kujdesshme dhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se çështja kryesore e armëve bërthamore nuk do të ishte pjesë e asnjë propozimi.

Duke folur për mediat, Trump tha se kishte parë një draft marrëveshjeje me Iranin. Kur u pyet nëse ishte mjaftueshëm i mirë, ai tha: “Nuk e di, nuk mund t’jua them këtë”. Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme mbi draftin, por këmbënguli se çdo marrëveshje do ta pengonte “absolutisht” Iranin të siguronte një armë bërthamore.

“Do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam. Ose do të kemi marrëveshje, ose do të kemi një situatë, ku një vend do të goditet shume fort”, tha ai.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, i tha televizionit shtetëror të shtunën se qëndrimet e SHBA-së dhe Iranit kishin qenë duke u afruar gjatë javës së fundit, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se do të arriheshin marrëveshje për çështjet kryesore dhe akuzoi amerikanët për “deklarata kontradiktore”.

“Plani ynë ka qenë që së pari të hartojmë një memorandum mirëkuptimi, ose një marrëveshje, në formën e një kornize, të përbërë nga 14 pika”, tha ai, duke shtuar se ishin në një proces të finalizimit të memorandumit, kështu që bisedime të mëtejshme mund të zhvillohen brenda 30 deri në 60 ditësh, ku mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Lexo edhe
Botë

Presidenti Trump zbulon operacionin e fshehtë në Ngushticën e Hormuzit: U kaluan 100 milionë fuçi naftë pa u bllokuar nga Irani

Botë

Nënshkrimi marrëveshjes SHBA-Iran, ceremonia mund të zhvillohet në Gjenevë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Presidenti Trump zbulon operacionin e fshehtë në Ngushticën e Hormuzit: U kaluan 100 milionë fuçi naftë pa u bllokuar nga Irani
  • Nënshkrimi marrëveshjes SHBA-Iran, ceremonia mund të zhvillohet në Gjenevë
  • Tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh
  • Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, akte dhune ksenofobike përfshijnë edhe qytete të tjera të Britanisë
  • Nga rihapja e plotë e Ngushticës së Hormuzit te lehtësimi i sanksioneve, zbulohen pikat e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për fundin e luftës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Zvërneci’/ Protestë para Kryeministrisë, propozohet Kuvend Kombëtar përtej çdo partie! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen nga thirrjet ‘Berisha n’burg’! Qytetarët: Ikni (VIDEO) 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT) 7 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Si po orvatet Edi Rama të poshtërojë të rinjtë? – Blog 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplaset me motomjetin! Ndërron jetë 48-vjeçari 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Fillon zyrtarisht ‘El Nino’, shkencëtarët ngrenë alarmin për temperaturat e larta: Këtë vit mund të jetë një nga episodet me të forta 4 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi Sezoni turistik/ Ngrihet task-forca, mekanizëm monitorimi për garantimin e sigurisë dhe ofrimin e shërbimeve për pushuesit 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Investimet me rregulla të reja, qeveria kërkon më shumë industri dhe më pak fokus te pasuritë e paluajtshme 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Presidenti Trump zbulon operacionin e fshehtë në Ngushticën e Hormuzit: U kaluan 100 milionë fuçi naftë pa u bllokuar nga Irani

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar një “mision sekret” të SHBA në ngushticën e Hormuzit, duke ndihmuar vendet…

• 12 minuta më parë • 1 min lexim
Botë

Nënshkrimi marrëveshjes SHBA-Iran, ceremonia mund të zhvillohet në Gjenevë

Një ceremoni e mundshme nënshkrimi për një memorandum mirëkuptimi mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohet në Gjenevë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës në nivelin më të ulët prej gati dy muajsh

Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë në nivelin më të ulët të gati dy muajve, me…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by