Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT)
Kronikë

Gjirokastër/ Mbytet në pishinë 15-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt! Arrestohet pronari i biznesit, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë (EMRAT)

• 11 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjirokastër –Një 15-vjeçar që kishte shkuar me shokët për tu larë në pishinë, fatkeqësisht ka humbur jetën, në fshatin Makullorë të Gjirokastrës. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është infarkti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në kompleksin “Glow” në pronësi të Ermal Kokos, bashkëshortit të nënkryetares së bashkisë.

“Rreth orës 10:00, në fshatin Mashkullorë, në një kompleks pushimi, një 15-vjeçar dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.

Pas ngjarjes është arrestuar pronari i pishinës GLOW, Ermal Koko, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko.

Read more:Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se arrestimi i tij është bërë me urdhër të firmosur nga prokurorja e çështjes, Nertila Myftaraj, i cili është egzekutuar nga ana e Policisë së Gjirokastrës. Pronari i pishinës është arrestuar në flagrance nga oficeri i Policise Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Veprimet janë asistuar nga prokurorja e gatshme.

Arber Peçi kishte shkuar me shokët për t’u larë në pishinë dhe pas kontaktin me temperaturën e ujit, nuk është ndjerë mirë, duke mbetur në fund të pishinës.

Infarkti dyshohet se është shkaku i vdekjes se adoleshentit, megjithatë pritet dhe raporti mjeko-ligjor. Mësohet se pasi kishte shfaqur probleme në ujë, ai kishte bërë me shënjë për të kërkuar ndihmë, por askush nuk iu përgjigj thirrjes së tij.

Read more:Terror në një shkollë në Mançester/ 14-vjeçarja sulmon me thikë nxënësit dhe mësuesen që u përpoq ta ndalonte, dëshmitari: E goditi në qafë, pastaj…

Mësohet se hetimet kanë nisur edhe ndaj subjektit me pishina, për përmbushjen e kushteve për funksionimin e saj dhe sigurinë e qytetarëve, me instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 22:57

Mbytja e 15-vjeçarit në pishinën GLOW në Gjirokastër, arrestohet pronari, bashkëshorti i nënkryetares së bashkisë

Është arrestuar pronari i pishinës GLOW, Ermal Koko, bashkëshorti i nënkryetares së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko. Arrestimi i tij erdhi pas mbytjes së një 15-vjeçari ditën e sotme në pishinën në pronësi të tij.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se arrestimi i tij është bërë me urdhër të firmosur nga prokurorja e çështjes, Nertila Myftaraj, i cili është egzekutuar nga ana e Policisë së Gjirokastrës. Pronari i pishinës është arrestuar në flagrance nga oficeri i Policise Gjyqësore i Komisariatit të Policisë Gjirokastër. Veprimet janë asistuar nga prokurorja e gatshme.

Read more:Festa më e madhe në botë në pishinën e qenve mbahet në parkun e Floridës

15-vjeçari Arber Peçi kishte shkuar me shokët për t’u larë në pishinë dhe pas kontaktit me temperaturën e ujit, nuk është ndjerë mirë, duke mbetur në fund të pishinës. Infarkti dyshohet se është shkaku i vdekjes se adoleshentit, megjithatë pritet dhe raporti mjeko-ligjor.

I mituri shkoi në pishinë nën shoqërinë e dy shokëve të tij. Teksa këta të fundit u ulën në shazllonët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë. Pas pak sekondash, Arbëri me xhestikulacione kërkoi ndihmë. Askush nuk hyri në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë, deri në momentin që ndërroi jetë. Pas kësaj, dy shokët e tij ngritën alarmin dhe më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës e cila mbërriti në vendngjarje.

Read more:Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private

Mësohet se pas ngjarjes, nisën hetimet edhe ndaj subjektit me pishina, për mos-përmbushjen e kushteve për funksionimin e saj dhe sigurinë e qytetarëve, me instruktorë apo ekspertë shpëtimi në rast rreziku.

Deri tani raportohet se janë shoqëruar në Polici edhe shtatë persona të tjerë, prej të cilëve dy shokët e të ndjerit dhe anëtarë të personelit të pishinës.

Ora 20:25

Mbytja e 15-vjeçarit në një pishinë në Gjirokastër, i mituri bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji, por askush nuk i dha ndihmën e parë

1781116034_gfcjukk.JPG

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Gjirokastër, ku 15-vjeçari Arbër Peçi është mbytur në pishinën private ‘Glow’.

Read more:Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë marrje në pyetje

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se adoleshenti ka bërë me shenjë për t’a nxjerrë nga uji, por askush nuk denjoi të hidhej për t’i dhënë ndihmën e parë. Mësohet prej burimeve nga grupi hetimor se Arbër Peçi, ishte nisur për në pishinën “GLOW” në pronësi zyrtare të bashkëshortit të nënkryetarës së Bashkisë Gjirokastër, Artiste Koko, në orën 09:30. Ai shkoi në pishinë nën shoqërinë e dy shokëve të tij. Teksa këta të fundit u ulën në shazllonët përbri pishinës, Arbri u zhyt në ujë. Nuk ka qëndruar as 4 sekonda në ujë, teksa Arbëri me xhestikulacione kërkoi ndihmë. Askush nuk hyri në ujë për t’i dhënë ndihmën e parë, deri në momentin që ndërroi jetë. Pas kësaj, dy shokët e tij ngritën alarmin dhe më pas u lajmërua Policia e Gjirokastrës e cila ka mbërritur në vendngjarje.

Version i deritashëm zyrtar, është se 15 vjeçari ka pësuar atak kardiak pasi ra në kontakt me ujin e ftohtë. Prokuroria e Gjirokastrës ende nuk ka marrë në dispozicion pamjet filmike. Derimë tani janë shoqëruar në Polici shtatë persona prej të cilëve dy shokët e të ndjerit dhe anëtarë të personelit të pishinës. Nga ekstrakti i historikut pranë QKB, rezulton se subjekti “GLOW shpk” me ortak të vetëm burrin e Artiste Kokos, nënkryetarja e Bashkisë Gjirokastër, ka qenë i pezulluar qysh prej vitit 2015 e deri në vitin 2019.

Lexo edhe
Kronikë

Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në ’97, shkak dyshohet një problem kardiak

Kronikë

Trafiku në shkodër, Rrugorja me dronë e radarë! Rritet fluksi në dogana, çdo ditë 11 800 udhëtarë

Tags: #Arbër Peçi #Ermal Koko #Gjirokaster #jetë #Pishina #Policia #Private #Prokuroria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në ’97, shkak dyshohet një problem kardiak
  • Trafiku në shkodër, Rrugorja me dronë e radarë! Rritet fluksi në dogana, çdo ditë 11 800 udhëtarë
  • Zaptuan hapësirat publike në Golem, 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë
  • U përplas në aksin Lezhë-Milot, ndërron jetë 71-vjeçari! Aksidenti ndodhi mëngjesin e 4 korrikut pranë kryqëzimit të Rrilës
  • Aksident zinxhir në Elbasan, përplasen dy furgonë, makina e trajleri! Një i plagosur (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Policia dhunoi dje nëna me fëmijë dhe qytetarë që s’kishin lidhje me protestën”, Berisha: Rama i plagosur politikisht, t’i japim shtyrjen e fundit
  • Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në ’97, shkak dyshohet një problem kardiak
  • Mori dokumentin sekret të marrëveshjes me SHBA/ Pas kërkesës së PS Shehaj u përjashtua për 60 ditë nga Kuvendi, Manja: Do të ketë kallëzim në SPAK
  • Zaptuan hapësirat publike në Golem, 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë
  • 59 ditë revoltë për largimin e Ramës/ DASH: Protestat nisën si demonstrata mjedisore, por shqiptarët mbushën rrugët kundër korrupsionit qeveritar
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Qëlloi me armë për të kanosur 6 persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër! 9 të tjerë nën hetim 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Kauza nuk ndalet”/ Sazan Guri: Protesta do të vazhdojë deri në kthimin e pasurive publike të vjedhura 22 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 17 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Në vetëm 17 kilometra ka trafik që të merr peng 3-4 orë”/ Gjekmarkaj: Milot–Balldren, simbol i turpit dhe i premtimeve të pambajtura. Atentat ndaj cilësisë së jetës 10 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë Kryeministri iu kërkoi “besën” shqiptarëve/ Ish-zv.ministri socialist, Arben Isaraj “shpërthen” ndaj Ramës: E ka thyer besimin e shqiptarëve, si qelqi që nuk ngjitet më! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Vuante dënimin me burg në Fier, ndërron jetë 52-vjeçari i shpallur fajtor për vrasje në ’97, shkak dyshohet një problem kardiak

Ka ndërruar jetë rrugës për në spital një prej të burgosurve në Burgun e Fierit, 52-vjeçari Artur Doku.…

• 8 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Trafiku në shkodër, Rrugorja me dronë e radarë! Rritet fluksi në dogana, çdo ditë 11 800 udhëtarë

Me rritjen e ndjeshme të fluksit të turistëve dhe automjeteve gjatë sezonit veror, Policia Rrugore e Shkodrës ka…

• 51 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zaptuan hapësirat publike në Golem, 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

GOLEM– Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i lirë”, duke…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by