Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Shpërthime dhe zjarr në New York, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur në kantierin detar
Botë

Shpërthime dhe zjarr në New York, një i vdekur dhe dhjetëra të plagosur në kantierin detar

• 24 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një person humbi jetën dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur pas një zjarri të madh të shoqëruar me dy shpërthime në një kantier detar në New York City, thanë autoritetet lokale.

Sipas zyrtarëve, shumica e të plagosurve janë zjarrfikës dhe pjesëtarë të ekipeve të emergjencës që ndërhynë në vendngjarje. Një civil u shpall i vdekur në vend, ndërsa disa zjarrfikës pësuan lëndime të rënda nga vala goditëse e shpërthimeve.

Ngjarja ndodhi në një kantier detar në zonën e State Island, ku ekipet e emergjencës morën telefonata rreth orës 15:30 për tym dhe dy punëtorë të bllokuar në bodrumin e një strukture metalike.

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje brenda pak minutash, por menjëherë pas ndërhyrjes ndodhi shpërthimi i parë, duke plagosur rëndë disa anëtarë të departamentit të zjarrfikësve dhe civilë të pranishëm në zonë.

Read more:Zjarr në një banesë në fshatin Vloçisht të Maliqit, dyshohet se nisi nga një shkëndijë elektrike

Pak më vonë ndodhi edhe shpërthimi i dytë, ndërsa pesë zjarrfikës dhe ndihmës të emergjencës po kërkonin punëtorët e bllokuar brenda strukturës. Dy prej tyre, një oficer zjarrfikës dhe një zjarrfikës tjetër, u goditën drejtpërdrejt nga vala e fuqishme e shpërthimit.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e përshkroi situatën si “një emergjencë komplekse dhe me zhvillim të shpejtë”.

Sipas mjekëve, oficeri i zjarrfikësve ndodhet në gjendje kritike, por të qëndrueshme, me frakturë në kafkë dhe gjakderdhje të lehtë në tru. Ndërkohë, zjarrfikësi tjetër po mbahet nën vëzhgim në spital.

Read more:"New Religion" e Bebe Rexhës është kënga e dytë më e dëgjuar në radiot amerikane sipas statistikave mujore

Autoritetet thanë se zjarri ishte ende aktiv të premten në mbrëmje, por nën kontroll, ndërsa mbi 200 zjarrfikës vazhdonin operacionin në vendngjarje.

Një hetim i plotë pritet të nisë për të zbuluar shkaqet e shpërthimeve dhe zjarrit në kantierin detar, i cili dikur ishte në pronësi të kompanisë së njohur të çelikut Bethlehem Steel, që ndërtonte anije për Marinën Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Anije #New york #New york city #Punëtorë #spital #Telefonata #zjarr #Zjarrfikësit

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Plagosi me thikë 3 persona, arrestohet 32-vjeçari në Sukth
  • “The Albanian Files” dhe Shqipëria e vizatuar nga Rama në “librin e rozë”, nga ‘vrasësi i flamingove’ te arkitektura që luan Zotin
  • Përfshihet nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Elbasan
  • Përfshihet nga flakët kabina elektrike në fshatin Shkozë të Pukës, zjarri përhapet edhe në zonën pyjore përreth
  • Ndërhyrja në kohë shmang tragjedinë në Laprakë, familja me dy fëmijë evakuohet nga banesa e përfshirë nga zjarri
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Letra e arkitektit holandez, Marsel Rupi “sfidë” Ramës: Jep dorëheqje e hyr në zgjedhje me qeveri teknike! Shihe sa “mbret” do të të bëjnë shqiptarët 29 lexime · 7 orë më parë
  2. 02
    Politikë 27 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama largohet nëse në krye dalin studentët”. Avokati Berberi: Të dëgjojë qytetarët dhe të organizojë mocion besimi 15 lexime · 13 orë më parë
  3. 03
    Politikë Mithat Havari: Kur shemba parkun “Rinia” kisha përballë krimin e organizuar, Rama më futi miq, por e poshtërova. Kryeministri hajdut kontributesh! 14 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Synon të shpallet mbret”/ “Mos bëni kurrë zgjedhje”, Këlliçi nxjerr letrën nga “Dosjet shqiptare” drejtuar Ramës 13 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta do ta arrijë dorëheqjen e Edi Ramës”/ Kaca: Republika parlamentare ka dështuar, duhet sistem amerikan. Xhemalaj: Të rinjtë kanë marrë fatin në dorë 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Mbështes revoltën qytetare, Rama të largohet”, Salianji: Deputetët e PD në protestë legjitimojnë thirrjet kundër Berishës 13 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’e keni kurajon e Koçekut! Dëgjoni qytetarët”/ Protesta për protestat, Blushi: Të kufizohet në dy mandate pushtet i kryeministrit 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 1 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by