Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë
Aktualitet

Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë

• 24 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në Lagjen Sheq i Madh të Fierit, 35-vjeçari Saimir Jakuza po përballet çdo ditë me një betejë të vështirë për jetën.

I diagnostikuar katër vite më parë me sëmundjen e sklerozës multiple, gjendja e tij shëndetësore është rënduar vazhdimisht, duke ia bërë thuajse të pamundur ecjen dhe kryerjen e aktiviteteve më të thjeshta të përditshme. Pas shumë kontrolleve dhe trajtimeve në spital, Saimiri vijon të humbasë aftësinë për të lëvizur normalisht. Në raportet mjekësore përcaktohet qartë se ai nuk është në gjendje të kryejë asnjë lloj pune, megjithatë ndihma ekonomike që përfiton është vetëm 5 mijë lekë në muaj, shumë që sipas tij nuk mjafton as për blerjen e medikamenteve.
Në gjendje të rënduar fizike dhe emocionale, ai shprehet se ka nevojë të vazhdueshme për kujdes, pasi nuk mund të ecë i vetëm dhe shpesh herë është rrëzuar duke pësuar dëmtime në trup.

Read more:Dëmtuan zonën e mbrojtur mjedisore në Lumin e Vjosës, dënohen firma dhe administratori

“Jam në gjendje shumë të rëndë. Nuk mund të eci dot dhe as të punoj. Me 5 mijë lekë në muaj nuk blej dot ilaçet. Me çfarë do ushqehem? Kam nevojë për kujdestari. Babai im është i sëmurë nga zemra, ndërsa e vetmja shpresë në familje është nëna, e cila punon ku të mundet për të siguruar pak të ardhura”, thotë Saimiri.

Read more:Kapsulë apo tabletë? Si të zgjidhni formën e duhur të ilaçit për veten tuaj

Edhe familjarët tregojnë se sëmundja e Saimirit është e pashërueshme dhe kërkon trajtim të vazhdueshëm, kujdes të përhershëm dhe mbështetje më të madhe ekonomike. Sipas të atit, djali nuk mund të lëvizë i vetëm dhe ka nevojë për një KEMP të plotë për të përballuar shpenzimet e ilaçeve dhe kushtet minimale të jetesës. Familja Jakuza jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, në një banesë të amortizuar dhe me të ardhura minimale. Në këto rrethana, ata i bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që të verifikojnë dhe rivlerësojnë rastin e 35-vjeçarit, në mënyrë që ai të marrë mbështetjen që i nevojitet për të jetuar me dinjitet.

Read more:‘Berisha shkatërruesi i kombit’, ish-shoqëruesi i Fatos Nanos i bën thirrje të largohet nga PD: Ik nga politika, lëre partinë të ecë përpara!

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Babai #djali #Familja #Familje #Fier #Ilaçet #Nëna #Shpenzimet

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Kërkesat e protestës janë jo vetëm të arësyeshme por të domosdoshme – Ide
  • Sherr në GJKKO/ Meta i kujton Kryemadhit përqindjet e përfitimeve nga Shatku: Mbaj përgjegjësi vetë! Ish-deputetja: Bëhu ushtar i SPAK! Kreu i PL kërkon 130 dëshmitarë
  • Pas alarmit të fermerëve, ministria e Bujqësisë nis spërkatjen në fushën e Tërbufit për të luftuar karkalecat që po dëmtojmë bimët
  • Siguria kibernetike, qeveria shumëfishon gjobat për shkeljet, deri në 100 mijë euro dënim kujt nuk raporton dhe zbaton masat kundër hakerave
  • S’furnizohen me ujë, çezma e fshatit i vetmi vend ku shuajnë etjen 400 familje në Kreshpan të Fierit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Revoltat masive! Spartak Ngjela kundër Ramës: Rinia nuk të do, nuk ke lidhje me shqiptarët! 26 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 25 ditë protesta masive antiqeveritare/ “Rama bën sikur nuk e kupton se e ka opinionin publik kundër”. Ngjela: Të japë dorëheqjen, po dëmton Shqipërinë 23 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Sociale Dita e 24-t e protestës nis me incident, tubuesja i kundërvihet Arben Kolës: Po bie protesta çdo ditë, kush je ti që na drejton? Qytetarja: Po tallen me ne! Aktivisti ‘i hesht’ me megafon (VIDEO) 22 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Kryeministri i ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”/ “Dosje kundër tij po vijnë nga BE”, deputeti Alizoti: Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës 17 lexime · 16 orë më parë
  5. 05
    Politikë Rama tha se nuk ka qënë luftëtar i UÇK-së – Zbulohet dokumenti: Dritan Goxhaj shërbeu si Komandant Batalioni 15 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Ish-zëdhënësi i Nanos, Thoma Gëllçi në krah të Ilir Zelës: Maskat ranë, Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen! 15 lexime · 12 orë më parë
  7. 07
    Politikë Rama u tha protestuesve “f*ck you”, deputetja socialiste kritika qytetarëve: Ndaloni gjuhën e urrejtjes 14 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by