Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Video/ Kaos në Ankara! Policia turke hedh gaz lotsjellës në selinë e partisë opozitare, kërkon largimin e drejtuesve të shkarkuar të saj
Botë

Video/ Kaos në Ankara! Policia turke hedh gaz lotsjellës në selinë e partisë opozitare, kërkon largimin e drejtuesve të shkarkuar të saj

• 24 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia turke ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka hyrë me forcë në selinë qendrore të Partisë Popullore Republikane (CHP), partisë më të madhe opozitare në Turqi, për të larguar drejtuesit e shkarkuar të saj.

Ngjarja e ndodhur ka thelluar krizën politike dhe ka ngritur shqetësime për gjendjen e demokracisë në vend.

Pamjet nga Ankaraja treguan re të dendura gazi lotsjellës brenda godinës së CHP-së, ndërsa mbështetësit e partisë bërtisnin dhe hidhnin objekte drejt hyrjes për të penguar policinë, e cila theu barrikadat e improvizuara. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Kriza nisi pasi një gjykatë turke shkarkoi të enjten kreun e CHP-së, Ozgur Ozel, duke anuluar rezultatet e kongresit të vitit 2023 ku ai ishte zgjedhur kryetar, me argumentin se kishte parregullsi gjatë procesit. Në vend të tij u rikthye ish-kryetari Kemal Kilicdaroglu, i cili humbi zgjedhjet presidenciale ndaj Recep Tayyip Erdogan po atë vit.

Read more:U dhunua nga izraelitët në Flotiljen Globale, Goxhaj flet për “Shqipëria Live”: Njërin nga ne e qëlluan me armë në këmbë, mua më rrahën në grup

Polis toma ve biber gazı ile CHP Genel Merkezi’nin arka kapısından yıka yıka içeri girdi.

Götüne kına yak Kemal Kılıçdaroğlu

Yürü bre hızır paşa
Senin de çarkın kırılır
Güvendiğin padişahın
O da birgün devrilir#CHPÖzgürÖzel pic.twitter.com/FSzASXkvYY

Guvernatori i Ankarasë urdhëroi të dielën evakuimin e selisë së partisë, ndërsa Ozel e cilësoi vendimin e gjykatës si një “grusht shteti gjyqësor”.

Read more:Gati 87% të derivateve të naftës vitin e kaluar Maqedonia e ka importuar nga Greqia

“Jemi nën sulm”, deklaroi Ozel në një video të publikuar në rrjetin social X, pak para ndërhyrjes së policisë. Pas daljes nga godina, ai iu drejtua mbështetësve duke thënë se “CHP tashmë është në rrugë dhe po marshon drejt pushtetit”.

Më pas, qindra mbështetës të opozitës marshuan drejt parlamentit turk, të shoqëruar nga forca të shumta policore. Drejtuesit e shkarkuar të CHP-së kanë bërë thirrje për protesta edhe në Stamboll.

Analistët e konsiderojnë vendimin e gjykatës si një provë të rëndësishme për balancën mes demokracisë dhe autoritarizmit në Turqi, vend anëtar i NATO-s. Sipas tyre, zhvillimet mund të forcojnë më tej pushtetin 23-vjeçar të presidentit Erdogan dhe të rrisin mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Read more:Hantavirusi/ Pasagjerët amerikanë në karantinë në Nebraska, zyrtarët e Shëndetësisë: Rreziku publik është ‘shumë i ulët’

Zgjedhjet e ardhshme kombëtare në Turqi janë planifikuar për vitin 2028, por ato mund të afrohen nëse Erdogan, i cili përballet me kufizime mandati, synon të kandidojë sërish.

Ndërkohë, qeveria turke mohon akuzat se përdor sistemin gjyqësor për të goditur kundërshtarët politikë, duke insistuar se drejtësia në vend është e pavarur.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #Gazi #Guvernatori #Nato #Para #Policia #Protesta #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Vlorë/ Automjeti i policisë përplas në vijat e bardha 13-vjeçarin, i mituri jashtë rreziku për jetën
  • “Ky është ekipi më i mirë në histori”/ Berisha: Emrat nuk u publikuan për të shmangur lobimin. Rezultatet do të jenë transparente
  • Manifesti i “Shqipërisë së re” është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”/ Aktivisti Kola: Rama dhe Berisha janë bashkë, ne jemi këtu për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes
  • “Dua Lipa u shpreh hapur për Revolucionin e Flamingove. Të presim në shesh ”/ Kokaj: Marta Kos u detyrua t’i vendosë kusht qeverisë plotësimin e kërkesave
  • “Mbështetje pa kushte për protestat kundër Ramës”/ Debate të forta në Këshillin Kombëtar të PD! Berisha “përplaset me Kuçanën, ç’përmbante rezoluta që tensionoi demokratët (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Posta Shqiptare kallëzon punonjësit, dyshohet se vodhën mbi 700 mijë euro në filialin në Durrës! Shkarkohet drejtoresha 17 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 46 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Presidenti i EDS nga Brukseli: Rinia shqiptare po frymëzon gjithë Europën 14 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Politikë Braçe shtyu dhunshëm gazetarin e News24, reagon Shehaj: E papranueshme! Pasojë e arrogancës dhe modelit të të fortëve të Ramës 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Mos thoni të japë dorëheqjen, por…”/ Thirrja e fortë e pensionistit për Forcat e Armatosura nga protesta: Bashkohuni me ne. Merreni Ramën dhe… 13 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Deklaratat e ministres së Vuçiçit nuk janë spontane”/ Mediu: Serbia mike e Ramës, por armike e hapur e Kosovës dhe e kombit shqiptar 11 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama po mban të bllokuar çështjen ‘Balluku’ deri në shtator? Braho-deputetes së PD: Nëse keni prova, bën kallëzim! Të gjithë të barabartë para ligjit! 11 lexime · 16 orë më parë
  7. 07
    Politikë Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 4 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 4 javë më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 4 javë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by