Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Hantavirusi/ Pasagjerët amerikanë në karantinë në Nebraska, zyrtarët e Shëndetësisë: Rreziku publik është ‘shumë i ulët’
Aktualitet

Hantavirusi/ Pasagjerët amerikanë në karantinë në Nebraska, zyrtarët e Shëndetësisë: Rreziku publik është ‘shumë i ulët’

• 11 Maj, 2026 • 3 min lexim • 👁 4
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

18 amerikanë të cilët u avakuan nga anija turistike pas ekspozimit ndaj hantavirusit po monitorohen nga afër nga zyrtarët shëndetësorë, teksa autoritetet thonë se rreziku për publikun mbetet “shumë, shumë i ulët”.

Zyrtarët thonë se një pasagjer në bordin e anijes holandeze MV Hondius ka rezultuar pozitiv me virusin e Andeve, një lloj i rrallë i hantavirusit, ndërsa një tjetër po shfaq simptoma të lehta.

Më shumë se 90 pasagjerë të anijes turistike, aktualisht të ankoruar në Ishujt Kanarie të Spanjës, po riatdhesohen.

Read more:Shpërthimi i hantavirusit në anijen turistike, u akuzua se ishte burimi i virusit, vendi turistik mohon pretendimet: Nuk kemi lidhje

Rezultati pozitiv te shtetasi amerikan shënon rastin e parë të konfirmuar që përfshin një pasagjer amerikan. Dy persona po monitorohen në Atlanta, ndërsa 16 të tjerë janë në Nebraska në njësinë e vetme kombëtare të karantinës në vend.

“Askush që përbën rrezik për shëndetin publik nuk po del nga dera e përparme në rrugët e Omahas,” tha Guvernatori i Nebraskës, Jim Pillen, në një konferencë për shtyp së bashku me zyrtarët e shëndetësisë të hënën në mëngjes.

Në një përpjekje për të ruajtur hapësirën e nevojshme në objektin në Nebraska, disa pasagjerë u transportuan me aeroplan për në Atlanta, përfshirë pasagjerin që shfaqi simptoma të lehta, tha Brendan Jackson i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Read more:Spanja fillon evakuimin e anijes turistike me persona të prekur nga hantavirusi në Tenerife

Dy individët u dërguan në Gjeorgji përfshijnë një që ka simptoma dhe partnerin e atij personi.

“Le të jem shumë i qartë: rreziku i hantavirusit për publikun e gjerë mbetet shumë, shumë i ulët”, tha Admirali Brian Christine i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS) të SHBA-së. “Varianti i Andeve i këtij virusi nuk përhapet lehtë dhe kërkon kontakt të ngushtë të zgjatur me dikë që është tashmë simptomatik”, shtoi ai.

Read more:18 pasagjerët e anijes Hondius zbarkuan në SHBA, reagojnë autoritetet shëndetësore amerikane: Rreziku nga hantavirus është i ulët

Ekspertët thonë se shumica e llojeve të hantavirusit, një grup virusesh të bartura nga brejtësit, nuk kalojnë nga një person në tjetrin, por lloji i Andeve (i Hantavirusit) i identifikuar te një numër njerëzish që kishin qenë në anijen holandeze turistike, po.

16 pasagjerët që u dërguan në Nebraska janë në “gjendje të mirë” dhe me “shpirt të mirë”, tha Michael Wadman, drejtor mjekësor i Njësisë Kombëtare të Karantinës.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anija #Guvernatori #hantavirus #Hantavirusi #karantina #Pasagjerët #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • I sanksionuar nga SHBA dhe BE/ Televizioni iranian raporton protestat e dhunshme në Tiranë, i ‘shet’ si tubime mbarë-popullore (VIDEO)
  • Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm
  • Guvernatori pa imunitet të ri, nisma e socialistëve lë jashtë mbrojtjen nga arrestimi të drejtuesve të Bankës
  • Starship hyn në orbitë për herë të parë, pavarësisht defektit të motorit dhe përfundon misionin me shpërthim në Paqësor
  • FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë – Ide 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Editoriale ERA QË NUK NDALET MË! – Blog 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat për korrupsion ndaj qeverisë shqiptare? Blakeman: SHBA mbështet zgjedhje të lira dhe liri biznesi 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 13 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 12 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin