Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…
Aktualitet

Exclusive/ “Unë mendova se e godita”, Tase tregon si dështoi atentati ndaj biznesmenit, sherri me shokun: Ç’a faji ka ai që na dha punën që të…

• 24 Maj, 2026 • 10 min lexim • 👁 5
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Exclusive nga Anila Hoxha: I penduar në Shqipëri

Erjon Alibej, i penduar:

Po dal direkt tek dita e vrasjes së vëllezërve Haxhia që ka ndodhur, e vëllezërve. Isha në tension dhe në diskutim edhe vetë, por edhe në diskutim me Nuredinin e këtyre vrasjeve të Altin Ndocit dhe Besmir Haxhisë. Di që do ta nxirrnin në pritë, do komunikonte nipi Klevis Alla. Mesa di unë, i kanë shkuar paralel me makinë dhe duke i gjuajtur gjatë gjithë kohës, në dijeninë time pa e ditur që ishte edhe Viktor Haxhia. Është kryer vrasja, mbaj mend që kam qenë në telefon në kontakt, ka dërguar një shenjë grushti, nuk e di, diçka të tillë më çoi Nuredini atë ditë.

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Erjon Alibej ka kërkuar të japë dëshmi me iniciativë tek organet proceduese, është pyetur disa ditë sepse kishte deklarime të gjata. I verifikuam, kryqëzuam dhe vendosëm t’i jepnim statusin e bashkëpunëtorit.

Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit të posaçëm:

E para, Kodi Penal dhe KPP të kenë rregullim uniform dhe të mos konvergojnë; e dyta, qoftë… Kam arritur të bëj një inventar se sa vepra penale ne lejojmë për t’u proceduar që formalisht të formësohen me BKP dhe po t’i marrim të gjitha janë 262 vepra të procedueshme me bashkëpunëtorë. Një madhësi e tillë është shumë më e madhe se sa e pranueshme me një logjikë.

Read more:“Ditë e zezë që duhet të na shkundë”, Zhupa për tragjedinë në Durrës: Koha që të ndryshojë Kodi Penal

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Deklarimi duhet të jetë vendimtar dhe që ne të japim statusin duhet të bindemi: a arrihet në bazë të provave, a është i besueshëm, a nxirren fakte të tjera, të nxjerrim një sërë të dhënash, dhe në fund themi “po, ky është i besueshëm”. Janë ngjarje të rënda kriminale dhe lënë gjurmë në tek çdo operon, edhe tek ai që vret një qenie njerëzore, dhe në momentin që rrëfen ai padyshim ka një memorie.

Krime që nuk përfshijnë vetëm kundërshtarët, por edhe njerëz të biznesit. Nga një banakier, edhe i penduari Skerdi Tasi kujton jo vetëm si përfundoi vrasës me pagesë, por edhe se grupet kanë bashkëpunëtorë pranë institucioneve, mes tyre edhe nga ata që duhet të jenë zbatues të ligjit.

Skerdi Tasi, i penduar:

E kisha parë si fytyrë Haredin Beharin. Mbas atentatit që ne dështuam, ai kishte vajtur në polici dhe kishte treguar se kush mund ta kishte porositur, dhe Henriku e kishte marrë vesh se i dëmtuari kishte treguar tamam kush e porositi.

Alibej, i penduar:

Kam komunikuar me Nuredinin dhe e pyeta: “A ke nevojë për disa veshje të OFL?”. Më ka thënë po, më ka treguar masat e çunave dhe nga Bujari disa këmbanë. Ka qenë jelek, mbishkrimin OFL, këmbanë. Kam dërguar disa veshje, por periudhën se kur nuk e mbaj mend. Çfarë ka pasur OFL në atë periudhë, mbaj mend që këto veshje janë bërë në Kosovë.

Ekziston një garanci e njohur si marrëveshja e bashkëpunimit, e firmosur edhe nga autori i krimeve që nis të tregojë shokët dhe krimet, dhe nga prokuroria e cila kërkon vetëm një gjë: të vërtetën. I akuzuari në shkëmbim kërkon garantimin e jetës dhe synon të fitojë sa më pak dënim.

Read more:Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro/ SPAK i kërkoi GJKKO-së të pushojë çështjen për Jonaid Myzyrin dhe 4 anëtarët e KPP-së, vendimi më 25 maj

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Padyshim është e para gjë që kërkojnë. Thonë: “Nëse na garanton jetën e familjes dhe timen, unë flas”, sepse ka edhe pjesë të shoqërisë për të cilën ke dobësi.

Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit të posaçëm:

Mund të jetë momenti që një gjë e tillë që ka shkuar keq nga 1996 deri në janar 2026, do duhet që të krijojë një lloj profili se si duhet të zhvillohet legjislacioni më vonë. Pikërisht hartimi i Kodit të ri Penal që detyrimisht duhet të shoqërohet edhe me ndryshime në KPP dhe të harmonizohet që të ecin së bashku, do ishte një nga…

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Ne kemi komisionin dhe drejtorinë e mbrojtjes së dëshmitarëve. Komisioni miraton kërkesën e SPAK, ndërsa drejtoria është ajo që është përgjegjëse për përgatitjen dhe zbatimin e programit, që vlerëson për çdo bashkëpunëtor situatën e riskut, të rrezikshmërisë shoqërore, dhe varësisht këtyre të dhënave bëhet një mbrojtje e veçantë që është speciale. Janë prindërit, vëllezërit, bashkëjetuesit faktivë dhe personat e lidhur që janë të afërm të të penduarve që mund të futen në program nëse evidentohet një risk i mundshëm. Atyre nuk u dihet adresa, drejtoria kujdeset që të marrin banesa me qira, as prokurori nuk i di.

Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit të posaçëm:

Read more:Detajet/ Zjarr në një magazinë në Durrës, ndërron jetë 25-vjeçari nga Bangladeshi, plagoset kolegu nga Kenia

Në fakt jam kritik me çdo lloj ndryshimi ku frenon bashkëpunëtorit t’i atashohet shtetit, se po ta analizojmë pak më gjerë ne lejojmë gjenocidarët, vrasjet, vrasjet në krim të organizuar nga përjashtimi, dhe nuk lejojmë veprat narkotike të kenë akses në këtë privilegj.

Ballafaqimi i të penduarit me të akuzuarit e tjerë përfshin seanca të gjata ku prokuroria përpiqet të ruajë figurën e bashkëpunëtorit dhe fakteve që ai rrëfen, ndërsa pala tjetër të vendosë në pikëpyetje dëshmitarin e mbrojtur.
Gjithsesi kjo është pjesa më e dukshme gjatë gjykimeve publike, ku i penduari mbahet i veçuar nga të pandehurit. E padukshmja është protokolli që ndiqet për të përfituar një të penduar, siç po ndodh me dy dosje të drogës, njëra e Frakullës dhe tjetra e kokainës në lëkurën e kafshëve, të cilat edhe pse kanë të akuzuar, vazhdohet të mbahen të hapura e të nxjerrin emra të implikuar në rrjetet e trafikimit të kokainës.

Për të dyja këto dosje që po hetohen të veçuara nga njëra-tjetra, dy bashkëpunëtorë drejtësie po rrëfejnë se si transportohen…

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Fakti që ne kemi bërë disa bashkëpunëtorë do të thotë që nuk është e vështirë, por mentaliteti tek grupet kriminale… Kanë mentalitetin “ti theve kodin”, ndaj ata dhe familja hyjnë në program, apo të afërm apo njerëz të ngushtë me të cilët shoqërohen.

Read more:Ditë historike në Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare nga Kanadaja

Por përse flasin vetëm të implikuarit në krim të organizuar megjithëse ligji parashikon pendesën edhe për korrupsion? Për të thyer këtë rreth mbetet ende e vështirë.

Doloreza Musabelliu, prokurore e SPAK:

Është e vërtetë që shumica e rasteve të BKP të drejtësisë i referohen rasteve të krimit të organizuar megjithëse ku ka krim të organizuar ka korrupsion. Për korrupsionin, një shkak është se këto raste janë më të vështira për t’u dokumentuar. Nëse tek vrasja gjen prova më lehtë, në rastin e korrupsionit është e vështirë. Një element tjetër është edhe frika e funksionarit të lartë për të humbur statusin që ata kanë, dhe mendoj që nuk e ndjejnë veten të gatshëm të humbasin këtë nivel ekonomik dhe financiar.

Zero të penduar pati edhe procesi i vetting-ut edhe pse kjo ishte një ofertë e parashikuar në ligj, ndonëse nuk munguan gjatë kontrollit të drejtësisë sinjalizimet përmes letrave nga palët gjyqhumbëse apo ish-kolegë.
Si autor i librit “Bashkëpunëtori i Drejtësisë”, Florjan Kalanë nuk i ka shpëtuar as kjo e dhënë, sikurse edhe fakti i korrupsionit në zgjedhje për të cilin kushdo që po mendon të bëhet i penduar ka përpara një kusht: fillimisht duhet të denoncosh.

Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit të posaçëm:

Subjekti është një ndër të pandehurit. Për shkak se shkëputet nga e kaluara, se autoritetet e kanë të pamundur ta marrin përmes mjeteve të tjera, atëherë ligji bën të mundur që ky i pandehur, i bashkëpandehur, përmes kontributit të tij në kuptimin e rrëfimit që gjithçkaje ai ka bërë, produkteve, pasojave, në një plan kaq të gjerë rrëfimi ai i atashohet organeve të drejtësisë për të formësuar atë që ligji e quan prova finale.

Read more:Sëmundja që i pengon lëvizjen, 35-vjeçari në Fier i diagnostifikuar me sklerozë multiple apelon për ndihmë

Duke qenë se ky subjekt i posaçëm jep kaq shumë produkt dhe premisë, ai premiohet nga ligji që të marrë privilegjet penale dhe për të cilat më rezulton se ligji ynë, përveç ligjit të vetting-ut, nga viti 1927 nga Kodi Penal i parë i shtetit shqiptar deri tek i 2026, parashikohen dy të tjera që është ulja e masës së dënimit dhe përjashtimi nga dënimi. Bën përjashtim nga kjo ligji i vetting-ut, akordohet edhe imuniteti nga ndjekja penale. Ka shtete që e aplikojnë, por ligji ynë nuk e parashikon.

Për të kuptuar nëse do ketë apo jo Shqipëria bashkëpunëtorë drejtësie në fushën e korrupsionit, kjo mbetet për t’u konfirmuar mbasi dy ftesa në fushën e korrupsionit u janë dërguar dy ish-funksionarëve, njëri i pandehur dhe tjetri si deklarues.

Florjan Kalaja, Gjyqtar i Apelit të posaçëm:

Ndryshe nga çfarë thonë të gjitha normat e tjera kur shkojmë tek korrupsioni, kam një refleksion: është rregulluar më mirë në kohën e Zogut se sa sot. Në atë kohë kushdo që përfshihej në çdo lloj korrupsioni, dhe këtë ja japim vetëm atij që kryen korrupsion aktiv. Dhe që kjo të ketë vlerë do duhet të kenë bërë kallëzim penal, dhe ky lloj bishti, po e them në mënyrë figurative, kontraston me të gjitha parashikimet e tjera. Dhe unë ngre pyetjen: po mirë, nëse bashkëpunëtori i drejtësisë rekrutohet në fazat e tjera, si do rrëfejë? Këto kanë anomali, zonja Hoxha, që duhet të zgjidhen në Kodin e ri Penal.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Banesa #Faji #Familja #jetë #Kodi penal #korrupsion #kosove #KPP

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • LIVE- “Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit thirrje para godinës së Kuvendit: Më 23 korrik seanca e fundit, të gjithë të prezent! Parlament i krimit
  • Vera në provë për rrjetin elektrik, OSHEE shton masat në terren, problem vetëm Xara dhe Piqerasi
  • “Të luftojmë për të drejtat tona”/ Protestuesi nga Diaspora Shqiptare e Amerikës: Fatkeqësi kombëtare që kemi një kryeministër si Edi Rama
  • Revolta e 42-të kundër qeverisë/ “Shteti s’ka Pet Scan, Rama ka 4.2 mln euro për koncertin”, shqiptarët në revoltë kundër kryeministrit: Rilindja 2.0? Llogaridhënia 0.0! Jep dorëheqjen (FOTO)
  • Ishte duke ngarkuar dru, aksidentohet dhe ndërron jetë 36-vjeçari në Kolonjë!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 17 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 17 lexime · 19 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “E votova tre herë Ramën, jam gati të pres dorën”/ Qytetarja: Punoj në administratë, rrezikoj shumë por e vrava frikën 14 lexime · 12 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Me atlete në samitin e NATO-s, Shqipërisë i la turpin”, Berisha sulmon Ramën: 4 mln euro për Kanye West, fyerje për shqiptarët. Bashkojuni protestës sot! 9 lexime · 19 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by