Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Emrat/ Aksioni i përbashkët i SPAK me Antimafian Italiane, goditet grupi i Igli Kamberit. Kujt i përkisnin pasuritë e sekuestruara
Aktualitet

Emrat/ Aksioni i përbashkët i SPAK me Antimafian Italiane, goditet grupi i Igli Kamberit. Kujt i përkisnin pasuritë e sekuestruara

• 26 Maj, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në konferencën e përbashkët për mediat, janë publikuar edhe pamje nga operacioni i gjerë ndërkombëtar mes SPAK dhe Antimafias Italiane, të cilat tregojnë ndërhyrjen e forcave speciale në disa zona të Shqipërisë dhe Italisë, ku u finalizuan ekzekutimet e 10 masave të sigurisë ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Sipas të dhënave hetimore, në Shqipëri janë arrestuar 4 persona, ndërsa në Itali 6 të tjerë. Grupi akuzohet për pastrim parash dhe një sërë veprash të tjera të rënda penale, me aktivitet të shtrirë mes dy vendeve.

Hetimi lidhet edhe me vrasjen e Francesco Diviesti, një parukier nga Barletta, i cili u gjet i pajetë më 25 prill 2025 në zonën e Canosa di Puglia, në Itali. Çështja përfshin gjithashtu një rrjet të dyshuar të organizuar me bazë në Tirana, i akuzuar për transferim dhe pastrim të parave nga Italia drejt Shqipërisë.

Read more:Juventusi sytë te Real Madridi, synohen tre transferime nga Los Blancos

Në vitin 2025, gjatë hetimeve paraprake, autoritetet sekuestruan rreth 700 mijë euro në pikën kufitare të Muriqan, të cilat dyshohet se kishin burim kriminal. Dosja më pas iu kalua Prokurorisë së Shkodra për hetime të mëtejshme.

Sipas SPAK, grupi kriminal kishte role të qarta të ndara. Ergys Kastrati, i njohur edhe si “Bishja”, së bashku me bashkëshorten e tij, dyshohet se merreshin me pastrimin e parave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Ai u arrestua gjatë një operacioni të forcave speciale në një vilë në një zonë rezidenciale, ndërsa prej rreth dy vitesh ishte në kërkim nga autoritetet.

Read more:Lufta kundër krimit, kreu i SPAK takim ndërkombëtar në Itali: Duhet qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e grupeve

Në total pritet ekzekutimi i sekuestros për 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 680.595 euro cash. Këto të fundit të kapura në Muriqan në vitin 2024 teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet nga Lefter Nelaj.

Pasuritë i përkasin Nevila Kamberit (gruaja e Igli Kamberit) prindërve të saj Dituri dhe Fatos Buzi, gruas së Ergys Kastratit e të tjerë bashkëpunëtorëve, Bardhok Gjergji, Saimir Pirra, Sokol Fusha e Edi Brahaj, roli i të cilëve ende nuk është i qartë.

Lexo edhe
Aktualitet

Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

Aktualitet

Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #Automjete #euro #hetime #itali #Italia #Mali

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
  • Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun
  • Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian
  • Hita takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
Nga të njëjtat tag-e
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
  • Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian
  • Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milionë euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare
  • Aksioni i SPAK dhe Antimafias Italiane/ 640 mijë euro në Shqipëri dhe 400 mijë në Itali, prokurori i Barit: Paratë shkojnë aty ku është më e lehtë të…
  • SPAK godet grupin kriminal në bashkëpunim me antimafian e Barit, ekzekutohen 15 masa sigurimi, 10 prej tyre në Tiranë. Sekuestrohen rreth 1 milionë euro cash
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Si funksionojnë grupet kriminale ballkanike në Amerikën Latine? Zbardhet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës, metoda “që i veçon” 6 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet Shpërthim me tritol në Kinostudio, dëme materiale në një market 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Botë Panik në tregjet kineze, manjati i bursës humbet një të katërtën e pasurisë brenda një dite 4 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Aksident në Vaqarr/ Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin, të përfshirë një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë 4 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet E rëndë në Durrës, dy persona i japin fund jetës 4 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Backlogu në gjykata mbetet i lartë/ KLGj nga mbledhja në mbledhje pa zgjidhje përfundimtare, 160 mijë dosje në pritje të radhës 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Hapen aplikimet për subvencione, mbi 5 mijë fermerë aplikojnë për Skemën Kombëtare, ende pa datë për IPARD III 4 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Operacioni i përbashkët i SPAK me anti-mafian e Barit, 10 të arrestuar për pastrim parash. Sekuestrohen 1 milion euro cash, biznese, makina dhe llogari bankare

Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe strukturave anti-mafia të Bari ka çuar në goditjen e një grupi…

• 20 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun

Në GJKKO është mbajtur procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë. Sipas gazetares Anila…

• 20 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Mijëra euro cash, biznese dhe makina luksoze, dalin pamjet e aksionit të SPAK me anti-mafian e Barit ndaj grupit të strukturuar kriminal. Ja ku e hodhën kufomën e parukierit italian

Drejtoria antimafia e Barit ka publikuar pamjet nga aksioni në bashkëpunim me SPAK ndaj një grupi të strukturuar…

• 20 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by