Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Emri i tij nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, Spaho: Me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet
Aktualitet

Emri i tij nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, Spaho: Me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në hënë se vjen në pushtet

• 31 Maj, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar publikisht duke sqaruar arsyet pse emri i tij nuk ishte përfshirë në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Spaho shprehet se pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat i cilëson “katastrofike” për opozitën, ai ka dhënë dorëheqjen nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Sekretariati i Partisë Demokratike, duke e konsideruar këtë një akt përgjegjësie personale për humbjen elektorale.

Sipas tij, pretendimet për “vjedhje të zgjedhjeve” janë vetëm një mënyrë për të shmangur përgjegjësinë politike për rezultatin, ndërsa akuzon drejtuesit aktualë të opozitës për mungesë përgjegjësie dhe përpjekje për të ruajtur pozitat dhe privilegjet e tyre.

“Me këtë sjellje politike dhe me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në Hënë se sa vjen në pushtet”, shprehet Spaho në reagimin e tij.

Read more:Zgjedhjet në PD/ Ish-deputeti Spaho për Report Tv: Po nuk u servilose, të tregohet dera! Mund të dalë ndonjë ‘Basha nr. 2’

Ai shton se Partia Demokratike ndodhet në një nga momentet më të vështira të saj, duke akuzuar një grup brenda saj për mungesë parimesh dhe përgjegjësie politike.

Në fund të deklaratës së tij, Spaho paralajmëron se ata që, sipas tij, kanë kontribuar në këtë situatë do të mbajnë përgjegjësi për veprimet dhe pasojat politike në të ardhmen.

Reagimi i Spahos

“Për të gjithë ata të cilët më kanë kontaktuar dhe më pyesin se përse emri im nuk ishte në listat e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të PD.

Pas zgjedhjeve katastrofike te 11 Majit 2025, unë jam i vetmi individ në PD që jam dorëhequr nga Kryesia, Këshilli Kombëtar dhe Sekretariati i PD.

Read more:Ministrja e parë nga qeveria e Starmer jep dorëheqje, i bën thirrje edhe atij të japë dorëheqjen

E kam marrë këtë veprim si shenjë e përgjegjësisë për humbjen e thellë që PD pësoi në këto zgjedhje duke mbetur 300 mijë vota prapa PS.

Pretendimet për “vjedhje” të zgjedhjeve janë veç maskaradë e evitimit të përgjegjësive për humbjen më të thellë të PD ka pësuar nga themelimi i saj.

Kjo maskaradë bëhet vetëm për të ruajtur postet dhe privilegjet e drejtuesve aktuale të opozitës, të cilët vazhdojnë me paturpësi të shiten si luftëtare dhe misionare të rikthimit të PD në pushtet.

Read more:Dhunë në paraburgimin e Vlorës, biznesmeni i akuzuar për vjedhje në Itali përfundon në spital

Me keqardhje të thellë, por me këtë sjellje politike dhe me këtë ekip drejtues që ka PD, më kollaj shkon në Hënë se sa vjen në pushtet.

PD sot është në ditën e saj me të zezë, e mbërthyer nga një grup njerëzish pa parime e pa ndërgjegje, që interesat e tyre i kanë vënë mbi ato të vendit dhe shoqërisë.

Ata të jenë të bindur, që sado ta zgjasin bashkëpunimin me Ramën dhe agoninë e këtij regjimi, një ditë do të japin llogari për vuajtjet që kanë shkaktuar dhe vjedhjet që i kanë bërë këtij populli dhe këtij vendi”, deklaron Spaho.

Lexo edhe
Aktualitet

Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë

Aktualitet

Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës/ Banorët të alarmuar, kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve

Tags: #edmond spaho #Partia Demokratike #Vjedhje #Vjedhjet #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë
  • Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës/ Banorët të alarmuar, kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve
  • Turizmi në Sarandë në rritje, Çipa: Ka 15-25% më shumë se vjet, por shpenzimet e turistëve të huaj mbeten të ulëta
  • Ferma e gomaricave, biznesi që ktheu të riun nga emigrimi po korr sukses në Librazhd
  • Kryeministri Rama ndan pamje nga Tirana: Kryeqyteti zgjohet mes qindra turistëve
Nga të njëjtat tag-e
  • Dhunë në paraburgimin e Vlorës, biznesmeni i akuzuar për vjedhje në Itali përfundon në spital
  • Vidhte sende te dyert e banesave, policia arreston hajdutin e lagjes në Durrës/ Momenti kur del me biçikletë nga pallati
  • Vjedhje në një bulmetore në Pogradec, autorët marrin paratë dhe regjistrimet e kamerave të biznesit
  • Tensionet politike në Britani, Partia Konservatore: Partia Laburiste duhet të shpallë zgjedhje të përgjithshme nëse një udhëheqës i ri ndryshon ‘mandatin’ e tij
  • ‘Zgjedhjet’ me 1 kandidat të 23 majit, PD nis në heshtje fushatën! Report Tv siguron udhëzimin: Berisha përfaqësues të vetin në çdo Komision
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Aksident në rreth-rrotullimin e Kolonjës, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën, plagoset një grua 5 lexime · 3 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet Lufta ndaj krimit dhe pastrimit të parave, Ambasada e SHBA nis trajnimin e zyrtarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe RMV 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Raportoi gabim për një qytetar gjatë protestës në Zvërnec, Hita pezullon drejtorin e Policisë së Vlorës 4 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Nisin ndëshkimet e sezonit veror! Pushuesit po laheshin në det, Jet Ski-a i afrohet shumë pranë, gjobitet drejtuesi i mjetit lundrues 4 lexime · 2 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Zjarr pranë Ranës së Hedhun në Shëngjin, zona me pisha përfshihet nga flakët 3 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, pësojnë sërish ulje nafta dhe benzina 3 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash 3 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë

Policia ka arrestuar rojën private që u përplas me protestuesin në Zvërnec një ditë më parë, teksa ka…

• 2 minuta më parë • 4 min lexim
Aktualitet

Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës/ Banorët të alarmuar, kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve

Një tjetër godinë e amortizuar në Durrës është kthyer në burim rreziku për banorët. Në lagjen nr. 7,…

• 31 minuta më parë • 3 min lexim
Aktualitet

Turizmi në Sarandë në rritje, Çipa: Ka 15-25% më shumë se vjet, por shpenzimet e turistëve të huaj mbeten të ulëta

Sezoni turistik ka nisur në Sarandë me një rritje të ndjeshme të hyrjeve nga porti detar, ku sipas…

• 31 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by