Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO)
Kronikë

Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO)

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore që vepronte në Vlorë e Fier është goditur mbrëmjen e djeshme nga një aksion policor në fshatin Vranisht. Policia ka publikuar pamjet teksa rrethon lokalin ku ndodheshin 6 anëtarë të grupit, të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Mes të arrestuarve është Turi Aligjoni 55 vjeç, autor i plagosjes me armë zjarri të 27-vjeçarit Kevi Lazaj, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në Çole. Ilir Dula alias Aleksandër Ddula alias Aleksandër Thomai është prangosur gjithashtu, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia, pasi Gjykata e Apelit Lecce, në 2024, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete (2 prej tyre, me targa të huaja dhe njëri prej tyre, i blinduar).

Një prej mjeteve të sekuestruara ‘BMW’ është përdorur nga Turi Aligjoni për tu larguar nga vendi i ngjarjes pasi plagosi 27-vjeçarin.

Personat e arrestuar
–Florian Shala alias Florian Alliaj;
–Neritan Dalipaj alias Neritan Qejvanaj;
–Aleksandër Dula alias Aleksandër Thomai alias Ilir Dula;
–Miço Beqaraj;
-Turi Aligjoni (autori i plagosjes së ndodhur 2 ditë më parë)
–Dritan Çelaj.

“Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”.

Goditet një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore (drejtuesi dhe anëtarët e grupit).

Grupi, me aktivitet kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Kapet dhe autori i plagosjes me armë zjarri, të ndodhur 2 ditë më parë, në Vlorë.

Read more:Komuna e Mitrovicës nis aksion në Zhabar për lirimin e hapësirave publike

Vihen në pranga 6 shtetas, nga të cilët 2 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Sekuestrohen 4 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 3 automjete, njëri prej tyre i blinduar, celularë dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve intensive për goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se disa shtetas lëviznin të armatosur dhe me mjete të blinduara dhe ndër ta ishte dhe autori i plagosjes së rëndë me dashje, të ndodhur më datë 07.06.2026, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe të Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.

Si rezultat, në një lokal në fshatin Vranisht, gjatë operacionit u godit një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore që vepronte në qytetet e Vlorës dhe Fierit. Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh.(A.), 52 vjeç, N. D.(Q.), 50 vjeç, M. B., 35 vjeç dhe A. D. alias A. Th. alias I. D., 51 vjeç, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Italia, pasi Gjykata e Apelit Lecce, Itali, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, gjatë operacionit po në këtë lokal, në të njëjtën tavolinë, u kapën dhe shtetasit T. A., 55 vjeç (i dyshuar autor i plagosjes së ndodhur më datë 07.06.2026) dhe D. Ç., 48 vjeç, të shpallur në kërkim kombëtar, të dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të markave “Glock”, “Sig Sauer” dhe “Canik”, municion luftarak, 7 celularë, 1850 euro dhe 3 automjete (2 prej tyre, me targa të huaja dhe njëri prej tyre, i blinduar).

Nga hetimet rezultoi se njëri nga automjetet e sekuestruara, tip “BMW X5”, ishte përdorur nga shtetasi T. A., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pas plagosjes me armë zjarri, të shtetasit F. L., 26 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 07.06.2026, në Vlorë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtij grupi.

Read more:Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, autori zbrazi 10 plumba drejt tij, tentoi të ekzekutonte edhe një person tjetër në vendngjarje

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 10:56

Goditja e grupit kriminal në Vlorë/ Lamallari: Përgëzime Policisë së Shtetit, kush mendon se mund të cenojë sigurinë, do të përballet me ligjin

1779267400_besfortlamallari.jpeg

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për goditjen me sukses të një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”.

Ministri vlerësoi si shumë të rëndësishëm arrestimin e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kapjen e autorit të plagosjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë, si dhe sekuestrimin e armëve të zjarrit, mjeteve të blinduara dhe provave të tjera kriminale.

“Këto rezultate janë dëshmi e profesionalizmit, vendosmërisë dhe angazhimit të strukturave tona ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar,” u shpreh ministri Lamallari.

Duke theksuar qëndrimin e palëkundur të institucioneve ndaj kriminalitetit, ai shtoi se “lufta jonë kundër krimit të organizuar është një betejë pa kompromis. Kushdo që mendon se mund të sfidojë ligjin, të cenojë sigurinë publike apo të ngrejë dorë mbi rendin dhe qetësinë e qytetarëve, do të përballet me forcën e shtetit dhe drejtësisë.”

Ministri Lamallari shprehu mirënjohje për çdo efektiv policie që shërben me përkushtim dhe kurajë, duke theksuar se ata kanë mbështetjen e plotë dhe të palëkundur të institucioneve.

Lexo edhe
Kronikë

Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)

Kronikë

Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi Gramsh-Moglicë dhe ai Librazhd-Prrenjas! Inerte dhe sasi e madhe uji në rrugë

Tags: #Aksion #Aleksandër Dula #Aleksandër Thomai #Dritan Çelaj #Florian Alliaj #Florian Shala #Ilir Dula #Kevi Lazaj #Miço Beqaraj #Neritan Dalipaj #Neritan Qejvanaj #Policia #Turi Aligjoni #Vlore
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)
  • Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi Gramsh-Moglicë dhe ai Librazhd-Prrenjas! Inerte dhe sasi e madhe uji në rrugë
  • Historia e pazakontë në Mamurras/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin! Mjekja vulos kartelën ‘vdekje natyrale’
  • Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi Gramsh-Moglicë dhe ai Librazhd-Prrenjas! Inerte dhe sasi e madhe uji në rrugë
  • Policia operacion në Vlorë, arrestohen 6 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë
Nga të njëjtat tag-e
  • Terror në një shkollë në Mançester/ 14-vjeçarja sulmon me thikë nxënësit dhe mësuesen që u përpoq ta ndalonte, dëshmitari: E goditi në qafë, pastaj…
  • Horror në Çeki/ 35-vjeçarja vret foshnjën e porsalindur dhe trupin ua hedh qenve, si vjehrra zbuloi krimin makabër
  • Panik në Belfast, burri sudanez sulmon me thikë një kalimtar
  • Vrasja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, protesta të shumta kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë
  • Policia operacion në Vlorë, arrestohen 6 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Lëvizte me armë zjarri në makinë, bie në pranga 59-vjeçari në Korçë 13 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk jemi kundër investimeve të huaja, por …”/ Berisha shfrytëzon protestën për kërkesën e tij të vjetër: Qeveri kujdestare për të përgatitur zgjedhjet 10 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Policia i monitoroi me dron dhe rrethoi lokalin, goditet grupi kriminal në Vlorë! Arrestohet autori i plagosjes së 2 ditëve më parë (EMRAT+VIDEO) 7 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Sociale Matura/ Mbi 26 mijë nxënës në testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë! Publikohet teza e provimit 6 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar 5 lexime · 21 orë më parë
  6. 06
    Aktualitet “Zhvilluesit e projektit në Zvërnec do t’i mahnisin njerëzit, një pjesë mund të hapet brenda kësaj dekade”, Rama për Reuters: Jam votuar që t’i bëj këto që po ndodhin 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet “Shikoni protestat që Jared Kushner ka shkaktuar në Shqipëri”, Lea Ypi për “The Guardian”. Kjo mund të jetë një dritë shprese për Evropën 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tiranë/ Vritet 28-vjeçari Ardian Baloshi në Paskuqan, fqinji arratiset i armatosur! Policia: Është i rrezikshëm, shpërblim 10 mijë € (EMRAT)

TIRANË- Një dëshmitar okular, i cili i shpëtoi mrekullisht plumbave, e mori menjëherë një të ri që mbeti…

Viral Alert News • 21 orë më parë • 6 min lexim
Kronikë

Reshjet e dendura të shiut, bllokohet aksi Gramsh-Moglicë dhe ai Librazhd-Prrenjas! Inerte dhe sasi e madhe uji në rrugë

Aksi rrugor Gramsh-Moglicë dhe ai Librazhd-Prrenjas, janë bllokuar ditën e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të…

Viral Alert News • 21 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Historia e pazakontë në Mamurras/ Vajza e sëmurë vret nënën me thikë, familja fsheh krimin! Mjekja vulos kartelën ‘vdekje natyrale’

KURBIN– Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e Lezhës për…

Viral Alert News • 21 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by