Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Ndahet nga jeta Patrizia Caselli, prezantuesja që la televizionin për të ndjekur pas ish-kryeministrin italian Bettino Craxi
Botë

Ndahet nga jeta Patrizia Caselli, prezantuesja që la televizionin për të ndjekur pas ish-kryeministrin italian Bettino Craxi

• 11 Qershor, 2026 • 3 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Patrizia Caselli, një nga figurat më të njohura të televizionit italian gjatë viteve ’80 dhe ’90, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Aktorja, këngëtarja dhe prezantuesja e njohur kishte zbuluar vetë në vitin 2024 se vuante nga kanceri në mushkëri, një sëmundje me të cilën po përballej prej kohësh.

E lindur në Udine më 13 maj 1960, Caselli e nisi karrierën në reklama dhe kinematografi, duke bashkëpunuar edhe me regjisorin e njohur Nanni Loy. Popullaritetin më të madh e fitoi në televizionet private të Lombardisë, ku u kthye shpejt në një nga fytyrat më të dashura për publikun.

Read more:U kapën duke transportuar 5 kilogramë kokainë me një furgon/ Arrestohen tre të rinjtë shqiptarë në Itali, i sekuestrohen mbi 6 mijë euro cash

Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj ishte puna në Telealtomilanese përkrah Walter Chiarit, me të cilin pati edhe një lidhje sentimentale që zgjati disa vite.

Caselli arriti kulmin e karrierës me emisionin “Detto fra noi” në Rai 2, një format pasditeje që konsiderohet pararendës i programeve moderne të aktualitetit televiziv në Itali.

Megjithatë, në vitin 1994 ajo mori një vendim që habiti publikun: braktisi televizionin dhe karrierën e saj për t’u transferuar në Tunizi, pranë ish-kryeministrit italian Bettino Craxi.

Read more:Pesë veprime të zakonshme të pirjes së kafesë që duhet t'i shmangni

Marrëdhënia mes Casellit dhe Craxit kishte nisur në fund të vitit 1990, pak përpara shpërthimit të skandalit politik “Tangentopoli”, që tronditi Italinë.

Kur Craxi u largua drejt Hammametit në Tunizi, për t’i shpëtuar proceseve gjyqësore, Caselli vendosi ta ndiqte, duke lënë pas jetën publike dhe mundësitë profesionale. Ajo qëndroi pranë tij gjatë viteve më të vështira, deri në vdekjen e ish-liderit socialist në vitin 2000. Në intervistat e saj të fundit, prezantuesja kujtonte izolimin, vështirësitë dhe zhgënjimet që përjetoi Craxi gjatë mërgimit, por edhe lidhjen e fortë që i bashkoi deri në fund.

Read more:Banorët e Zvërnecit pro investimit, shprehen në mbështetje të projektit dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë për pronat e tyre private

Me ndarjen nga jeta të Patrizia Casellit mbyllet historia e një prej figurave më të njohura të ekranit italian, e cila në kulmin e suksesit zgjodhi të hiqte dorë nga fama për të ndjekur dashurinë e saj.

Një zgjedhje që e largoi përgjithmonë nga dritat e televizionit, por që mbeti pjesë e pandashme e historisë së saj personale.

Lexo edhe
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Tags: #itali #Kanceri #Moderne #Private #zgjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite
  • Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
  • “Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
Nga të njëjtat tag-e
  • Claude ekspozon të dhëna sekrete/ Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private
  • “Berisha nuk e mundi Ramën në dy zgjedhje”, Dashamir Shehi: Revolucioni i sheshit duhet të ketë vend në koalicionin opozitar
  • Policia shqiptare dhe ajo italiane forcojnë bashkëpunimin kundër krimit, Hita takon homologun Pisani në Romë: Të jemi një hap përpara grupeve kriminale (VIDEO)
  • Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash (VIDEO)
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla 6 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 4 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksion antidrogë në Gramsh, policia sekuestron 400 gramë kokainë! Disa persona në pranga 2 lexime · 9 orë më parë
  6. 06
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Arritje historike për SpaceX, Mechazilla kap për herë të parë anijen Starship gjatë kthimit nga hapësira 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Botë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit, hyn në fuqi pasdite

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00…

Viral Alert News • 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban,…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
VA News
Botë

“Pranova foton sepse më erdhi keq”/ Meloni reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin