Fermerët e Dvoranit po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore në kulmin e sezonit të vjeljes së qershive.
Emigrimi sezonal drejt Greqisë dhe pagesat më të larta në vendin fqinj po lënë pa punëtorë sektorin e bujqësisë në zonë.
Prodhuesit tregojnë se këtë vit janë detyruar të rrisin pagesat për punëtorët e vjeljes, por edhe kjo nuk ka mjaftuar për të siguruar numrin e nevojshëm të punëtorëve. Si pasojë, shumë fermerë mbështeten tek ndihma e familjarëve por përsëri ata rrezikojnë të mos arrijnë të mbledhin të gjithë prodhimin dhe një pjesë e qershive rrezikon të mbetet në pemë.
Në Korçë, një punëtor paguhet mesatarisht 20 deri në 25 mijë lekë në ditë, ndërsa në Greqi pagesa shkon deri në 50 euro në ditë, duke bërë që shumë banorë të zgjedhin të punojnë jashtë vendit.
Ndërsa sezoni i vjeljes vazhdon, prodhuesit e qershisë shpresojnë për më shumë politika në mbështetje të tyre pasi nëse ky trend vazhdon prodhimi vendas do të rrezikojë të mbetet në pemë.




