Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Trump feston sot 80-vjetorin me një spektakël të arteve marciale në Shtëpinë e Bardhë, eventi miliona dollarë ngjall debate në SHBA
Botë

Trump feston sot 80-vjetorin me një spektakël të arteve marciale në Shtëpinë e Bardhë, eventi miliona dollarë ngjall debate në SHBA

• 14 Qershor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, feston sot 80-vjetorin e lindjes me një event të pazakontë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ku do të zhvillohet një spektakël i madh i arteve marciale të përziera (MMA), i quajtur “UFC Freedom 250”.

Aktiviteti, i organizuar në kuadër të festimeve për 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, do të mbahet në hapësirat e jashtme të Shtëpisë së Bardhë dhe do të përfshijë ndeshje mes luftëtarëve të njohur brenda kafazit karakteristik tetëkëndor të UFC-së.

Sipas organizatorëve, ngjarja do të shoqërohet edhe me banda ushtarake, demonstrime ajrore me avionë luftarakë, parashutistë dhe një shfaqje të madhe fishekzjarresh. Për publikun do të vendosen gjithashtu ekrane gjigante në zonën e National Mall në Uashington.

Read more:Analiza e Axios: Marrëveshja e mundshme SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’

Kostoja e eventit raportohet të arrijë në rreth 60 milionë dollarë, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se shpenzimet nuk do të mbulohen nga taksapaguesit amerikanë. Vetë Trump e ka cilësuar aktivitetin si një “festim unik” për vendin dhe sportin, ndërsa drejtuesit e UFC-së kanë theksuar se eventi ka karakter ekskluzivisht sportiv.

. @POTUS #DonaldTrump celebrates his 80th birthday in typically forceful style on Sunday, as the oldest US president ever to take office holds a bloody cage match on the White House lawn. https://t.co/QFyEFqmaKq#UFCFreedom250 pic.twitter.com/4kmw0W50Px

Read more:Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina

Në program pritet të marrin pjesë emra të njohur të MMA-së, mes tyre Michael Chandler dhe Cyril Gane, të cilët kanë deklaruar se fokusi i tyre mbetet sporti dhe jo politika.

Megjithatë, organizimi i një eventi të tillë në Shtëpinë e Bardhë ka shkaktuar polemika. Kritikët e konsiderojnë aktivitetin të papërshtatshëm për simbolin më të rëndësishëm institucional të SHBA-së, veçanërisht në një kohë kur vendi përballet me sfida ekonomike dhe tensione ndërkombëtare.

Read more:Izraeli kundër zhbllokimit të aseteve iraniane, presion SHBA-së për marrëveshjen e armëpushimit

Pavarësisht kundërshtimeve dhe kërkesave të disa banorëve për anulimin e aktivitetit, një gjykatë refuzoi kërkesat për bllokimin e tij. Ngjarja ka rikthyer gjithashtu debatin mbi mënyrën se si Trump përdor eventet me profil të lartë për të forcuar imazhin e tij publik dhe politik.

Lexo edhe
Botë

Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

Botë

Zviceranët votojnë sot për kufizimin e popullsisë, referendumi mund të ndryshojë politikat e emigracionit

Tags: #Aktiviteti #debate #Donald Trump #Event #Mma #Politika #Presidenti #Shba

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
  • Zviceranët votojnë sot për kufizimin e popullsisë, referendumi mund të ndryshojë politikat e emigracionit
  • Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan
  • “Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë
  • Video/ E çuditshme, por e vërtetë! E moshuara 92-vjeçare arratiset nga azili duke kapërcyer derën dy metra të lartë
Nga të njëjtat tag-e
  • Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan
  • “Memorandumi i Islamabadit” drejt finalizimit? Irani flet për armëpushim me SHBA-në: Nuk ka qenë kurrë më pranë
  • Tashmë drejt finalizimit të marrëveshjes me Iranin? Reagon sërish Trump: Pakti mund të nënshkruhet të dielën
  • Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
  • Polemikat për 250-vjetorin e SHBA-së/ Trump kërkon medoemos spektakël, organizon ndeshje në kafazin e UFC përpara Shtëpisë së Bardhë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Pagat rriten, puna ngadalësohet/ Të ardhurat rriten, por të rinjtë hasin më shumë vështirësi për punësim, 16.9% të papunë 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 17 orë më parë
  3. 03
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 30 minuta më parë
  6. 06
    Botë Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti 1 lexime · 22 orë më parë
  7. 07
    Botë Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV detyrohet të ndryshojë mjetin e udhëtimit në minutën e fundit 1 lexime · 9 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

Kina e ka tejkaluar Rusinë si investitori më i madh i huaj direkt në Azinë Qendrore, rajonin e…

• 30 minuta më parë • 5 min lexim
Botë

Zviceranët votojnë sot për kufizimin e popullsisë, referendumi mund të ndryshojë politikat e emigracionit

Qytetarët zviceranë po i drejtohen sot kutive të votimit në një referendum të rëndësishëm që mund të sjellë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Botë

Vritet koka e organizatës kriminale venezueliane ‘Tren de Araguan’, Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Një nga drejtuesit kryesorë të organizatës kriminale Tren de Aragua, i identifikuar si Hector Rusthenford Guerrero Flores (i…

• 4 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by