Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
Kronikë

Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)

• 16 Gusht, 2026 • 13 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ishin me pushime, por kaluan momente tmerri. Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu restorantin dhe më pas hotelin “Brooklyn” në Lungomare të Vlorës.

Në të gdhirë, rreth orës 04:05 të mëngjesit, një shkëndije elektrike në një nga prizat e frigoriferëve në restorantin e njohur në qytetin e Vlorës, për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi të vërtetë në pikun e sezonit turistik.

Flakët që nisën aty u përhapën në pak minuta në të gjithë godinën, pjesa tjetër e së cilës është hotel disa katësh.

Zjarrfikësit u njoftuan nga një qytetar, ndërsa kur mbërritën situata ishte shumë e vështirë.

“Fillimisht në zyrën e informacionit ka ardhur një telefonatë, dikush ka kaluar, ka parë një si djegie “po digjet një kolltuk.” Ekipi zjarrfikës ka qenë në vendngjarje, komplet kati i parë në flakë. U desh të bëhej ndërhyrja në dy drejtime, të izolohej kati i parë që mos të kalonte zjarri drejt hotelit dhe të bëhej i mundur evakuimi i gjithë banorëve rezidentë në hotel”, tregon Luan Kapaj.

Të përfshirë në panik dhe në tentative për t’iu shpëtuar flakëve dhe tymit një pjesë e pushuesve u detyruan të rrezikojnë duke u hedhur nga ballkonet, ku njëri prej tyre pësoi dëmtime.

Në spitalin e Vlorës vetëm një nga të dëmtuarit u mbajt në Kirurgji, ndërsa të tjerët u transportuan drejt Tiranës për ndërhyrje me të specializuara për shkak të djegieve dhe frakturave.

“3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej tyre i nisëm në qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie dhe 3 në repartin e djegieve”, tha shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj.

Read more:Tjetër zjarr! Digjet tërësisht “Mesopotam Agritourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

Njëri prej të lënduarve në Vlorë tregon momentet e panikut.

“Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë”, tha 21-vjeçari Luan Salihu.

Nga të plagosurit, 5 janë nga Kosova dhe 1 nga Rrësheni. 3 prej tyre po marrin trajtim spitalor në QSUT, dy në gjendje shëndetësore të rëndë. Një vajzë e re, ka djegie më të rënda në rreth 85% të sipërfaqes trupore dhe paraqitet në gjendje shumë të rëndë, ndërsa një tjetër i lënduar, gjithashtu i ri, ka djegie më të kufizuara, kryesisht në fytyrë dhe gjymtyrë.

Dy të plagosurit e tjerë po marrin trajtim në spitalin e Traumës, pasi kanë marrë dëmtime të rënda kur janë hedhur nga ndërtesa në flakë në Vlorë. Bëhet fjalë për Nderim Rexhepin, 25 vjeç dhe Arlinda Rexhepi, 27 vjeçe.

Brenda godinës së “Brooklyn Hotel” në pronësi të Manushaqe Abazit, kishte dhe pushues të tjerë të huaj të cilët fatmirësisht shpëtuan pa lëndime. Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës në një reagim deklaroi se disa hotele kanë ofruar ambiente për akomodimin falas të pushuesve të prekur nga ngjarja, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:09

Hoteli i djegur në Vlorë, pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit (VIDEO)

Kjo video tregon pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët në hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës.

Kati i parë ishte përfshirë plotësisht nga flakët kur mbërriti zjarrfikësja. Zjarri kishte depërtuar në të dy krahët e katit të parë ku gjendej bar-restoranti dhe tanimë lufta e zjarrfikësve ishte moslejimi i përhapjes në katin e dytë, ku gjendeshin dhomat.

Ora 10:57

Zjarri në hotelin Brooklyn, Shoqata e Operatorëve Turistikë në Vlorë u ofron akomodim falas pushuesve të prekur

1786866494_vlorazjarri.jpg

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri që përfshiu në orët e para të mëngjesit ambientet e hotelit “Brooklyn”.

Read more:Lungomare 4 në Vlorë, drejt përfundimit punimet për shëtitoren më të gjatë në Mesdhe

Disa njësi hoteliere në Vlorë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, kanë ofruar ambiente për akomodimin e pushuesve të prekur nga ngjarja, me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten.

Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, bën me dije se turistët do të akomodohen në hotele të tjera pa pagesë, ndërsa për ata që kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri, operatorët turistikë do të kujdesen për t’u siguruar gjithçka që u nevojitet.

Solidariteti i operatorëve turistikë synon që pushuesit e prekur nga ngjarja të vijojnë qëndrimin e tyre në Vlorë dhe programin e pushimeve, pavarësisht situatës së krijuar.

Ora 10:51

Zjarri në hotelin në Vlorë, zjarrfikësi: Na njoftoi një banor, kati i parë ishte në flakë nga të dyja anët

I gjithë kati i parë i hotel Brooklyn në Vlorë ishte i përfshirë nga flakët kur mbërriti zjarrfikësja, tregon Luan Kapaj. Zjarrfikësi thotë se ka qenë një telefonatë nga një banor ajo që ka mundësuar njoftimin në kohë të tyre dhe ndërhyrjen e shpejtë.

Shefi i shërbimit zjarrfikës thotë se zjarri kishte ardhur nga dy krahët dhe ekipet ndërhynë menjëherë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

“Mbrëmë kemi pasur një situatë disi të veçantë sepse ka qenë një zjarr në përmasa të mëdha në katin e parë të bar-restorantit dhe desh u përhap në aktin e dytë ku ishte hoteli. Fillimisht në zyrën e informacionit ka ardhur një telefonatë, dikush ka kaluar, ka parë një si djegie “po digjet një kolltuk.” Ekipi zjarrfikës ka qenë në vendngjarje, komplet kati i parë në flakë. U desh të bëhej ndërhyrja në dy drejtime, të izolohej kati i parë që mos të kalonte zjarri drejt hotelit dhe të bëhej i mundur evakuimi i gjithë banorëve rezidentë në hotel. U punua me forcat në dispozicion dhe me ndihmë nga të tjerat. Për banorët ishte e pamundur të dilnin nga shkallët dhe u detyruan të hidheshin nga ballkoni”, shpjegoi Kapaj.

Ora 10:39

Shenja bloze ngado, çfarë la pas zjarri në hotelin në Vlorë (VIDEO)

Dyert e ballkoneve ende të hapura, gjurmë bloze… këto janë shenjat që ka lënë pas zjarri që përpiu hotel Brooklyn në Lungomaren e Vlorës këtë mëngjes.

Read more:“S’ka negociata me Ramën!”/ “Dhuna me skenar!”, aktivisti Edison Lika u mor forcërisht teksa ishte live në News24: Shoqërimi i jashtëligjshëm, u dha urdhër nga shefi

Flakët u shkaktuan nga dëmtimi i prizës së frigoriferit duke kërcënuar seriozisht jetën e pushuesve. 6 prej tyre janë lënduar, nga të cilët 5 janë në Tiranë. Në gjendje më të rëndë është një vajzë, e cila ka pësuar djegie të konsiderueshme.

Ora 10:07

Zjarri në hotelin në Vlorë, Ministria e Shëndetësisë për të lënduarit: Një paciente me djegie të rënda, të tjerët në gjendje stabël

1786856657_zjarr.jpg

Nga 5 të lënduarit që janë dërguar në Tiranë pas zjarrit në hotelin në Vlorë, 3 prej tyre ndodhen në spitalin “Nënë Tereza.” Njëra prej pacienteve është në gjendje të rënduar, për shkak të përqindjes së lartë të djegieve, ndaj kërkon monitorim dhe kujdes të vazhdueshëm mjekësor, njofton Ministria e Shëndetësisë. Pacienti tjetër klinikisht paraqitet më i qetë.

Në Spitalin e Traumës janë dy pacientë të cilët kanë pësuar fraktura pas hedhjes nga ballkoni, në përpjekje për të shpëtuar.

Një paciente është në gjendje shëndetësore të stabilizuar, por për shkak të dëmtimeve të marra do të vijojë të mbahet në monitorim intensiv dhe të vazhdueshëm nga stafi mjekësor. Tjetra po ashtu është në gjendje të qëndrueshme.

Ora 09:16

Zjarri në hotelin në Vlorë, policia: 6 të lënduar, 2 me djegie të rënda! Flakët u shkaktuan nga djegia e prizës së frigoriferit (VIDEO)

6 pushues janë lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin Brooklyn në Vlorë mëngjesin e sotëm. Pesë janë dërguar në Tiranë, nga të cilët 2 prej tyre kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa njëri është në Spitalin e Vlorës.

Zjarri, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, ka shkaktuar dëme të shumta materiale.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).

Read more:Proces gjyqësor në Zvicër, një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese

Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.

Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ora 08:12

Vlorë/ U shpëtoi flakëve duke u hedhur nga ballkoni i hotelit, 21-vjeçari nga Kosova: Më zgjoi gruaja, pamë veç tym e zjarr (VIDEO)

Luan Salihu, 21 vjeç, ia doli t’u shpëtonte flakëve që përfshinë hotelin në Lungomaren e Vlorës duke u hedhur nga ballkoni. Është pikërisht ai që duket edhe në videon e siguruar nga Report Tv, ku kërcen nga ballkoni i dhomës së tij në katin e dytë. I riu nga Lipjani thotë se ndodhej në gjumë bashkë me bashkëshorten, e cila e zgjoi e shqetësuar.

Pamja para syve të tyre ishte po ajo që kanë treguar edhe pushues të tjerë, tym në korridor, ndërsa në ballkon flakët. 21-vjeçari nuk ka marrë lëndime nga djegiet, por vetëm nga një incident i vogël në momentin që është hedhur. Në gjendje të mirë është edhe bashkëshortja.

“Jam nga Lipjani. Ishim në gjumë, ora 3, gati 4. Kërcitje, e fejuara u çua e para, më tha çohu nga gjumi se s’di ç’ka ndodhur. U çuam të dilnim nga dera, ishte tym, hyri tymi brenda. Dolëm nga ballkoni, ishte flakë e tym, kishte një mburojë, hipëm sipër saj dhe kërcyem poshtë. S’u lënduam nga djegia, kur u hodha rashë në cep hekuri dhe vrava këmbën. Kam parë një familje me fëmijë të vogël dhe një burrë. Ishte dita e dytë në hotel”, thotë Salihu.

Read more:Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 7 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Ora 07:46

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi polak: Nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura (VIDEO)

Një pushues nga Polonia ka treguar si e kuptuan që në hotelin Brooklyn në Lungomaren e Vlorës ku po qëndronin, kishte rënë zjarr.

“U zgjuam natën, nuhatëm diçka të çuditshme, dëgjuam të bërtitura. U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë. Kaq. Jam nga Polonia. Ora ishte rreth 4 e mëngjesit”, thotë djali.

Ora 07:42

Zjarri në hotelin në Vlorë, Report Tv siguron momentin kur pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar (VIDEO)

Report Tv ka siguruar momentin kur pushuesit brenda hotel Brooklyn në Lungomaren e Vlorës që mori flakë këtë mëngjes, përpiqen të shpëtojnë. Kamera e sigurisë konfirmon dëshminë e tyre se për të shpëtuar janë hedhur nga ballkoni. Nga ndërtesa del tym i dendur, ndërsa ata kalojnë bordurat mbrojtëse të ballkoneve dhe hidhen.

Ora 07:37

Zjarri te hoteli në Lungomare, shefi i reanimacionit në Vlorë: 3 pacientë me djegie i dërguam në Tiranë, 2 te Trauma! Një vajzë në gjendje të rëndë (VIDEO)

Nga personat e dëmtuar në zjarrin që përfshiu hotelin në Lungomare të Vlorës, gjashtë kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës, nga të cilët pesë prej tyre janë dërguar për trajtim më të specializuar në Tiranë. Dy persona janë nisur drejt ‘Traumës’, tre në departamentin e djegieve në QSUT, ndërsa njëri prej të dëmtuarve po trajtohet në repartin e Kirurgjisë së Spitalit të Vlorës. Në gjendje të rëndë shëndetësore është një vajzë, e cila ka pësuar djegie në pothuajse 100% të sipërfaqes së trupit.

“Ishte situatë shumë emergjente, ishin 6 pacientë të dëmtuar nga ekspozimi. Ishin në katin e dytë. 3 ishin të djegur rëndë dhe 2 ishin hedhur nga kati i dytë, kishin pësuar fraktura të kolonës. Dy prej tyre i nisëm në qendrën e Traumës sepse s’kishin djegie dhe 3 në repartin e djegieve. Patëm lajmërim të të gjithë ekipit, ishin të gjithë në gatishmëri. Kanë mbërritur rreth orës 4 e gjysmë. Një paciente që rrezikon jetën ishte djegur pothuajse 100%, një 50%. Ishin mosha të reja, 25-30 vjeç. Ishin nga Prishtina, Lipjani dhe njëri pacient nga Rrësheni”, thotë shefi i Reanimacionit në Spitalin e Vlorës, Edmond Breshanaj.

Ora 07:08

Zjarri në hotelin në Vlorë, pushuesi nga Kosova rrëfen ngjarjen: Ishim në gjumë, pamë tym në korridor! Kërcyem nga ballkoni (VIDEO)

Një prej pushuesve nga Kosova që ndodhej në hotelin i cili mori flakë në orët e para të mëngjesit rrëfen nga barela ku ndodhet në spital momentin e parë që kuptuan se kishte rënë zjarr.

“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë i riu.

Lexo edhe
Kronikë

Me automatik në dyshek, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec (VIDEO)

Kronikë

Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë

Tags: #Akomodim #arlinda rexhepi #djegie #Edmond Breshanaj #hotel brooklyn #luan kapaj #luan salihu #Lungomare #manushaqe abazi #nderim rexhepi #turiste #Vlore #zjarr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Me automatik në dyshek, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec (VIDEO)
  • Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë
  • Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
  • Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli! Dëshmia: Pashë 2 vetë duke u grindur, njëri më goditi me grusht kur ndërhyra
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, 2 në gjendje të rëndë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 19 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 15 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Me automatik në dyshek, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec (VIDEO)

Një 44-vjeçar në Vërdovë të Pogradecit është arrestyar për armëmbajtje pa leje. Në dy banesat e tij në…

• 4 minuta më parë • 2 min lexim
Kronikë

Zjarret/ 2 avionë përpiqen të shuajnë flakët në Lurë! 3 helikopterë angazhohen për vatrat në Dajt e Mirditë

10 vatra zjarri janë aktive në vend, ndërsa 3 të tjera janë në monitorim, raporton Ministria e Mbrojtjes.…

• 1 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Në kërkim prej vitit 2025, eksploziv në shtëpinë e Ylli Zallës në Fushë-Krujë, gruaja njoftoi policinë nga Italia! Dyshohet se ngjarja mund të jetë inskenuar për azil

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në fshatin Zall, Fushë-Krujë në derën e banesës së të…

• 1 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by