Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO)
Kronikë

Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO)

• 15 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

ELBASAN –Një person i ka shpëtuar vrasjes mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në një lokal në lagjen “28 Nëntori”.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv shihet shënjestra e atentatit Ermir Kërtezi (50 vjeç) fillimisht ka qenë brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente, teksa më pas është ngritur dhe ka dalë jashtë.

Mirëpo, lëvizjet e tij duket se ndiqeshin nga një tjetër person, Poli Boriçi (52 vjeç), i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje. Menjëherë pasi Kërtezi çohet nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë.

Gjithçka ndodh në pak sekonda, ndërsa ajo që duhet se ndryshoi dhe parandaloi këtë tragjedi ka qenë reagimi i menjëhershëm i ‘shënjestërs’ që ka arritur të reagojë në kohë dhe të largohet me shpejtësi nga vendi. Po ashtu burime bëjnë me dije se autorit iu bllokua dhe pistoleta.

Read more:Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik

Pas ngjarjes autori u largua, por arratisja i zgjati pak, pasi u arrestua nga uniformat blu dhe arma e zjarrit u sekuestrua si provë materiale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:52

Tentoi të vriste 50 vjeçarin në Elbasan, pas arrestimit autorit i sekuestrohet edhe pistoleta (VIDEO)

Uniformat blu kanë reaguar pas atentatit të dështuar në një lokal në Elbasan.

Read more:Atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

Pas arrestimit të 52-vjeçarit blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit, pistoletë.

Njoftimi i policisë

Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.

Read more:Humb 53-vjeçari në Delvinë, familja kërkon ndihmë për ta gjetur! Për herë të fundit u pa duke u nisur për në Sarandë (EMRI)

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Lexo edhe
Kronikë

Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO)

Kronikë

8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

Tags: #Armë #Arrestimit #Atentat #Elbasan #Ermir Kërtezi #kafe #Poli Boriçi #tentative vrasje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO)
  • 8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
  • 8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)
  • Me pistoletë në makinë, pranga 2 të rinjve në Fier! Kërcënoi me armë, arrestohet një tjetër në Mallakastër (VIDEO)
  • Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik
Nga të njëjtat tag-e
  • Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO)
  • Me pistoletë në makinë, pranga 2 të rinjve në Fier! Kërcënoi me armë, arrestohet një tjetër në Mallakastër (VIDEO)
  • Shembet dhe del jashtë shtratit kanali vaditës, bllokohet rruga Elbasan-Cërrik
  • Incident në autostradën Tiranë-Elbasan, merr flakë makina e ngecur në trafik
  • Dhunoi kunatën, nipi e kërcënon me armë! Arrestohet xhaxhai, në kërkim 19-vjeçari, 3 nën hetim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 24 orë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 11 lexime · 22 orë më parë
  5. 05
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 10 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Rama s’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja e tij 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 7 lexime · 1 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO)

ELBASAN – Një person i ka shpëtuar vrasjes mesditën e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur rreth orës…

• 1 orë më parë • 3 min lexim
Kronikë

8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes. Për…

• 3 orë më parë • 4 min lexim
Kronikë

8 vatra zjarri në vend/ 2 avionë ‘Air Tractor’ në Lurë, sigurohen banesat! Në Dajt angazhohen 2 helikopterë, situata nën kontroll në Krujë (VIDEO)

Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes. Për…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by