Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke
Kronikë

Atentati në lokalin në Elbasan/ Dyshohet se objektivi ishte nipi i ‘Ot Kilës’, merret në pyetje! Autori i maskuar me paruke

• 21 Korrik, 2026 • 3 min lexim • 👁 7
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

ELBASAN– Hetimet për atentatin në Elbasan mbrëmjen e së hënës në lagjen “Vullnetari”, të njohur edhe si zona “Banesat”, kanë marrë tjetër rrjedhë. Përveç konfliktit të çastit, blutë e Elbasanit po hetojnë një tjetër pistë, atë të mundësisë që autori të ketë ngatërruar shënjestër. Grupi hetimor ka dyshime se objektiv i atentatit të ketë qenë nipi i Kastriot Kilës, i njohur si “Ot Kila”, një personazh i njohur në botën e krimit. Ai ka qenë i ulur në të njëjtën bar-kafe në momentin kur autori i maskuar me paruke, siç sqarojnë burime për Report Tv, qëlloi me armë dhe plumbat kapën Armand Tomorricën dhe Renaldo Mancen. Nga të shtënat mbeti i plagosur aksidentalisht dhe kamerieri 19-vjeçar Biorgi Hoxha.

Të pyetur nga grupi hetimor, tre të plagosurit që tashmë janë jashtë rrezikut për jetën kanë deklaruar se nuk e njohin autorin dhe nuk janë të përfshirë në asnjë konflikt. Ndërkohë, në pyetje është marrë edhe nipi i Ot Kilës por nga dëshmitë e siguruara deri më tani grupi hetimor nuk ka arritur të përcaktojë me siguri se ai ka qenë objektivi i sulmit.

Read more:63-vjeçari ndërroi jetë pas aksidentit në Cërrik, reagon shkolla ku punonte: Një mësues i përkushtuar dhe koleg i nderuar

Autori i dyshuar, ende i paidentifikuar ka arritur të largohet në errësirë përmes disa rrugicave të lagjes “Vullnetari”. Mësohet se pasi ka bërë disa metra me vrap, është ndihmuar nga një automjet dhe janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa policia është duke parë të gjitha kamerat e zonës për të identifikuar automjetin dhe targën e tij. Në ndjekje të tij mbrëmjen e së hënës u vendos dhe një efektiv policie që gjendej rastësisht në lokal, por pa arritur ta prangosë.

Read more:I dënuar për vrasjen e Santiago Malkos, Selmani në Apelin e GJKKO: Jam i pafajshëm! E ëma e viktimës: Të dënohet me 28 vite burg, ose më sillni djalin në shtëpi! Shtyhet vendimi

Kush është Ot Kila?

Ot Kila është një personazh me precedentë të mëparshëm kriminal dhe i njohur si armik i Suel Çelës. Ai i ka shpëtuar të paktën 4 tentativave për ta eliminuar, përshirë edhe një atentati të porositur nga Suel Çela në vitin 2022, të cilin do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani. Arsyeja ishte sepse Oti ‘strehonte dhe mbante me bukë’ Talo Çelën. Por atentati dështoi dhe i plagosur mbeti vetë vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani. Edhe rivali tjetër i tij, Erion Alibej dyshohet se nga qelia porositi një atentat për ekzekutimin e Ot Kilës në vitin 2023, por që shpëtoi sërish.

Read more:Atentati në Pogradec ndaj Brian Syzos, arrestohet vëllai i autorit! Vendosi kamerën për të monitoruar lëvizjet e ‘viktimës’! Në pranga edhe vetë 35-vjeçari i plagosur (EMRI)

Kila në tetor 2018 u arrestua si ‘kapo’ i trafikut të drogës ndërsa rezultonte pronar i një jahti luksoz dhe i 39 makinave të luksit, mes tyre edhe Ferrari që u sekuestruan, por fitoi lirinë vetëm 2 muaj më vonë dhe ndaj tij u vendos masa “detyrim paraqitje”.

Lexo edhe
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Tags: #Armand Tomorrica #Armë #Atentat #automjet #Detyrim #Elbasan #elton kila #erion alibej #Renaldo Mance

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)
  • Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria
  • Mbeti i plagosur gjatë protestës së dhunshme, shteti nis 28-vjeçarin për trajtim në Itali! I vëllai: Na kanë dhënë shpresa për rikuperim, nesër do i nënshtrohet ndërhyrjes (VIDEO)
  • Tiranë/ Rikthehet kaosi e ‘lufta’, 6 orë dhunë e shkatërrim! PD prin një grup dhunuesish të maskuar, selia blu ‘bazë’! Sulmohen disa institucione, banka dhe biznese private
Nga të njëjtat tag-e
  • Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë
  • Vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO)
  • Protesta përshkallëzon në zjarre! Molotovë Gjykatës së Lartë e Bankës së Shqipërisë te ish-hotel Dajti! Digjet banka private, plaçkiten biznese! 21 efektivë dhe 13 protestues të lënduar
  • Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare – Blog
  • VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Radonshiqi: Dëmi ekonomik është më i madh seç është deklaruar, faturën do ta paguajnë qytetarët 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Kadastra derë më derë në Finiq, Goxhobelli ndjek nga afër procesin: Përfundojmë 52 fshatra brenda nëntorit 3 lexime · 11 orë më parë
  3. 03
    Politikë Studenti Ardesian Binjakaj: Studentët janë të revoltuar dhe duhen dëgjuar! Kërkesa kryesore është dorëheqja e Ramës 3 lexime · 11 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë 2 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Teknologji Musk kërkon kufizime për Starshield në Ukrainë, disa dronë të Kievit mbeten jashtë funksionit 1 lexime · 10 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, avokati Ndreca: E takova, ndodhet në izolim për 10 ditë! Qelia pa ajrim e dritë, s’ka arsye për transferimin! Do shkojmë në gjykatë

Në izolim në një qeli të errët, pa ndriçim, pa ujë dhe pa ajrim, vetëm me një banjë…

• 11 orë më parë • 7 min lexim
Kronikë

Protesta, studentja për Report Tv: Jemi kundër dhunës, duam zgjidhje politike! Ogreni: Ka protestues që kanë kontakte me ‘Listën Studentore’ serbe (VIDEO)

Ka përfunduar pa incidente protesta para kryeministrisë në ditën e 15-të saj. Gjergji Ogreni këshilltar i PS i…

• 1 ditë më parë • 3 min lexim
Kronikë

Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria

Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar këtë të hënë në ‘Repolitix’, ndërsa komentoi rreth paketës anti dhunë të publikuar…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin