Një incident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan ku një automjet është përfshirë nga flakët. Nga pamjet, shihet që mjeti është plotësisht i shkrumbuar, por nuk raportohet për të lënduar.
Gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja, autostrada ka qenë përplot me automjete të tjera, të cilat prisnin në trafik. Fatmirësisht, nuk janë lënduar e dëmtuar as përdoruesit e tjerë të rrugës.




