Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Besimtarët Orthodhoksë kremtojnë nesër ‘Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari’, festë me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë shqiptare
Sociale

Besimtarët Orthodhoksë kremtojnë nesër ‘Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari’, festë me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë shqiptare

• 15 Gusht, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka njoftuar se nesër, më 15 gusht 2026 do të kremtohet Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari, një nga të kremtet më të rëndësishme të kalendarit orthodhoks.

E njohur edhe si “Marrja”, kjo ditë përkujton fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e “Nënës” së Zotit, Jezu Krisht, ndërsa konsiderohet si “Pashka e verës” dhe paraprihet nga një periudhë kreshme.

Kremtimet do të zhvillohen në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në kisha dhe manastire në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Gjirokastër, Berat, Korçë, Fier dhe Elbasan.

Shërbesat do të nisin në orën 07:30 dhe do të vijojnë deri në orën 10:30, ndërsa kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari pritet të presin besimtarë dhe pelegrinë.

Read more:Mbledhje emergjente e Këshillit Bashkiak Dimal/ Miratohet pavlefshmëria e relacionit për shkrirjen e bashkisë. 18 nga 21 anëtarët, kundër bashkimit me Beratin

Sipas Kishës Orthodhokse, kjo është një nga të kremtet më të ndjera dhe historikisht më të festuara, e cila çdo vit i bashkon besimtarët në lutje, adhurim dhe pelegrinazh.

Njoftim për media i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:

Nesër, më 15 gusht 2026, Kisha Orthodhoksë Autoqefale e Shqipërisë dhe mbarë bota orthodhokse kremton Fjetjen e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari.

Read more:11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, rrezikojnë disa banesa, ndërhyjnë 2 avionë! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit

Në këtë të kremte që quhet edhe “Marrja” kujtojmë fjetjen, ngjalljen dhe lavdërimin e Nënës së Zotit tonë, Jisu Krisht. Ajo konsiderohet si Pashka e verës dhe paraprihet nga një periudhë përgatitore me kreshmë.

Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë kremtohet kudo në vendin.

Kjo e Kremte do të festohet me Shërbesa të Shenjta dhe Liturgji Hyjnore në të gjitha Mitropolitë e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në Kryepiskopatën e Tiranës: në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Kishën e Ungjillëzimit dhe në Kishën e Shën Gjerasimit dhe Gjithë Shenjtorëve në Kombinat; në Manastirin e Shën Vlashit dhe në Katedralen e Shën Pavlit e Shën Astit në Durrës, si edhe në Kishën e Shën Nikollës në Kavajë; në Kishën e Metamorfozës në Lezhë.

Read more:Korridori VIII/ Banorët e Librazhdit protestojnë: Na është rritur distanca, duam hyrje të re në ‘Elbasan-Qafë Thanë’

Gjirokastra: në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Krioner, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Nathanailit;

Berati: në Kishën e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në lagjen Kala, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Astit;

Korça; në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Boboshticë, nën drejtimin e Mitropolitit Hirësisë së Tij imzot Anastasit;

Read more:“Kisha besuar se natyra është vepër e përfunduar, në Langaricë kuptova se kërkonte korrigjim”/ Pedagogu ironizon ndërtimet në zonat e mbrojtura, letër Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Fieri: Në Manastirin e Fjetjes së Hyjlindëses Mari në Apolloni, nën drejtimin e Hirësisë së Tij Mitropolitit të Fierit imzot Nikollës.

Elbasani; në Kishën e Shën Nikollës, nën drejtimin e Mitropolitit të Elbasanit Hirësisë së Tij imzot Andonit; si edhe në shumë kisha të tjera të vendit.

Shërbesat nisin ne orën 07.30 – 10.30

Kjo është një nga të kremtet kishtare më të ndjera e më të festuara historikisht, gjë që e dëshmon edhe numri i madh i kishave dhe manastireve që ekzistojmë në vendin tonë dhe në të gjithë botën orthodhokse kushtuar Hyjlindëses së shenjtë, nënës së dashur të të gjithë botës. Kishat dhe manastiret kushtuar Hyjlindëses Mari gjatë kësaj dite kthehen në vende lutjeje, adhurimi dhe pelegrinazhi. Të gjithë pjesëmarrësit në to përjetojnë dashurinë dhe dhembshurinë e së Tërëshenjtës Mari, e cila dëgjon lutjet e të gjithëve.

Lexo edhe
Sociale

E lanë në derën e spitalit dhe nuk u kthyen më, historia e Durim Elmazit që jeton prej dy vitesh me këmbën e prerë në Spitalin e Përmetit

Sociale

Shkodër/ Të rinjtë shpërndajnë shishe me ujë për policët: Faleminderit që mbroni qytetin! Mesazh banorëve: Përdorni më pak makinat dhe më shumë biçikletat (VIDEO)

Tags: #Berat #besimtaret ortodokse #bota #Durres #Elbasan #elbasani #Fier #Fjetja e Hyjlindëses së Tërëshenjtë Mari #Jezu krishti #Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë #Krishtërimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E lanë në derën e spitalit dhe nuk u kthyen më, historia e Durim Elmazit që jeton prej dy vitesh me këmbën e prerë në Spitalin e Përmetit
  • Shkodër/ Të rinjtë shpërndajnë shishe me ujë për policët: Faleminderit që mbroni qytetin! Mesazh banorëve: Përdorni më pak makinat dhe më shumë biçikletat (VIDEO)
  • Pak javë pas inaugurimit, lagjja ‘Naim Frashëri’ në Pogradec përmbytet nga shiu, bllokohen pusetat
  • Në garë për Mjekësinë, maturantët testohen nga 17 gushti! Ja rregullat që nuk duhet t’i shkelin
  • Deti i kaltër dhe plazhet plot, Saranda shkëlqen në kulmin e sezonit, Gonxhja: 67% më shumë hapësira publike për qytetarët dhe vizitorët (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Nga Gjermania në shesh për dorëheqjen e Ramës, ironizon protestuesi, thirrje SPAK: Trendi i fundit në PS, përveç grave, dhe burrat shtatzënë për t’i shpëtuar burgut
  • Përplasja me Ramën për ndarjen territoriale/ Gorrea nuk tërhiqet: Divjaka duhet të mbetet bashki, Komisioni i Maznikut ka bërë gabime
  • Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri
  • Zjarret/ Lura në flakë, digjen 300 hektarë pyje! Riaktivizohet vatra në Zidoll të Krujës, rrezikohen depot e eksplozivëve! Ndërhyhet edhe nga ajri
  • 11 vatra aktive/ Përhapen në 3 drejtime flakët në Parkun e Lurës, ndërhyjnë 2 avionë e 2 helikopterë, 300 ha pyje të djegura! S’ka qetësi për Krujën, zjarr pranë Zidollit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Bashkimi me Korçën përçan Maliqin, banorët ndahen për reformën territoriale (VIDEO) 15 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Rama dje dhe sot/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Premtimet në opozitë që u harruan në pushtet-VIDEO 14 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë 76 ditë protestë/ Muçollari: Qytetarët i kanë dhënë zemër edhe socialistëve të revoltohen ndaj Ramës 14 lexime · 22 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Është krijuar një kryeministër monstër!” – Kulluri në News24: Rama po përdhos Kushtetutën, në PS ka grup kritik pas çështjes ‘Balluku’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 11 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Politikë VIDEO/ “Nuk është kryeministër, por përfaqësuesi i një qeverie në regjim. Flet gjithë ditën për ju dhe punon vetëm për vete”! Rama dje dhe sot, premtimet në opozitë që u harruan në pushtet 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 10 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

E lanë në derën e spitalit dhe nuk u kthyen më, historia e Durim Elmazit që jeton prej dy vitesh me këmbën e prerë në Spitalin e Përmetit

Prej më shumë se dy vitesh, spitali është bërë shtëpia e tij. Durim Elmazi, një invalid që sapo…

• 11 orë më parë • 4 min lexim
Sociale

Shkodër/ Të rinjtë shpërndajnë shishe me ujë për policët: Faleminderit që mbroni qytetin! Mesazh banorëve: Përdorni më pak makinat dhe më shumë biçikletat (VIDEO)

Në këto ditë me temperatura të larta, disa të rinj në Shkodër kanë gjetur një mënyrë ‘origjinale’ për…

• 11 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Pak javë pas inaugurimit, lagjja ‘Naim Frashëri’ në Pogradec përmbytet nga shiu, bllokohen pusetat

Nuk mjaftuan shumë reshje që në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec të shfaqeshin problemet e para. Vetëm pak…

• 13 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by