Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat
Politikë

“Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat

• 16 Gusht, 2026 • 6 min lexim • 👁 21
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë, Silvana Xhaferi Hoxha, e ftuar në News 24, ka komentuar protestën që vijon prej 78 ditësh në Shqipëri, duke u ndalur te përfshirja gjithnjë e më e madhe e diasporës.

Sipas saj, ndryshe nga periudhat e mëparshme të protestës, sot në sheshe shihen qytetarë të moshave të ndryshme, nga të rinjtë deri te prindër me fëmijë, ndërsa një zhvillim i ri është angazhimi i shqiptarëve jashtë vendit. Hoxha tha se Londra mban numrin më të lartë të protestave, ndërsa në total janë përfshirë 67 qytete në mbarë botën.

“Jemi në ditën e 78 të protestës. Aktivistë të ndryshëm e kanë bërë aktivizmin në periudha të ndryshme dhe sot kemi nga të rinj deri te prindër me fëmijë. Ajo që nuk e kishim më parë është përfshirja e diasporës. Statistikat tregojnë se Londra mban numrin më të lartë të protestave dhe janë 67 qytete në mbarë botën që përfshihen”, u shpreh ajo.

Hoxha vuri theksin te numri i madh i ditëve të protestës së zhvilluara nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, duke argumentuar se këto shifra duhet të shërbejnë si një sinjal për klasën politike.

Read more:LIVE- Diaspora shqiptare sërish në revoltë/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi! Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Poshtë komunistët

“Ne kemi një shënim të datave dhe, kur shohim shifrat, pyesim veten se çfarë i ka bërë shqiptarët të lënë punët dhe të dalin në shesh. Këto janë të dhëna që duhen parë me shumë kujdes nga të gjithë politikanët, pasi po kundërshtohen të gjithë”, deklaroi ajo.

Sipas aktivistes, largimi i shqiptarëve nga vendi nuk mund të shihet thjesht si një zgjedhje ekonomike, pasi pas tij qëndrojnë edhe problemet sociale, mungesa e mundësive dhe perceptimi për mungesë drejtësie.

“Duhet analizuar edhe sa për qind e shqiptarëve janë jashtë vendit, sepse nuk është e lehtë të largohesh. Është shumë e dhimbshme. Arsyet pse çdokush largohet janë hallet dhe fakti që nuk gjejnë dot drejtësinë në vendin e tyre”, tha Hoxha.

Ajo theksoi se për shumë shqiptarë, emigrimi është kthyer në një model suksesi, ku puna dhe merita shihen si rrugë për të arritur rezultate.

Read more:Protesta e 26 kundër qeverisë/ Protestuesi: Kam ardhur nga Londra, t’i japim shkelmin e fundit Ramës! Diaspora së shpejti do ju bashkohet

“Në vendet ku shkon, sa më shumë të punosh, aq më shumë kjo do të reflektohet në arritjet e tua. Shumë shqiptarë kanë parë të afërmit e tyre dhe kanë nisur ta ëndërrojnë edhe vetë një jetë të tillë”, u shpreh ajo.

Hoxha tha se, sipas të dhënave që ajo referoi, rreth 49-50% e shqiptarëve ndodhen jashtë kufijve, duke e cilësuar këtë një realitet që politika shqiptare duhet ta kishte analizuar prej kohësh.

“Klasa politike duhet ta kishte parë dhe interpretuar këtë realitet, por nuk e ka bërë. Për aq kohë sa populli ka aftësinë të ngrihet, do të thotë që do të presim diçka të mirë”, deklaroi aktivistja.

Read more:Fitoi profesionin në emigrim, tani kuzhinier në vendlindje! Astrit Cenalia: Ndërtojeni me punë të ardhmen në atdhe!

Duke folur për rolin e të rinjve në protestë, Hoxha tha se energjia e tyre është një nga elementët më të rëndësishëm të kësaj lëvizjeje. Sipas saj, sfida e radhës është që pakënaqësia të shndërrohet në një platformë konkrete.

“Revolucionet i bën rinia, por e bukura është se ata dinë të artikulojnë dhe mënyra se si e shprehin mërzitjen për gjendjen e Shqipërisë është e veçantë. Mbetet për t’u parë se si do ta shndërrojnë këtë mërzitje në një platformë”, tha ajo.

Hoxha u ndal edhe te fakti që protesta nuk është shndërruar ende në një parti apo organizatë politike, duke argumentuar se një proces i tillë duhet të jetë gradual dhe se alternativat duhet t’i nënshtrohen gjykimit të qytetarëve përmes votës.

“Pyetja është pse nuk është shndërruar në parti ose organizatë, por kjo duhet të jetë graduale. Secili le të japë opsionin dhe populli të gjykojë me votë. Shqiptarët që janë jashtë kanë mundësi të ndihmojnë shumë, pasi fakti që kanë arritur me meritë mund t’u tregojë edhe të tjerëve se si mund të rregullohet Shqipëria”, u shpreh ajo.

Read more:LIVE- Shqiptari i Diasporës në Itali, thirrje SPAK dhe KE-së: Moment shprese për shqiptarët! Kjo klasë politike e korruptuar duhet të largohet

Përsa i përket ditëve të dedikuara për diasporën, aktivistja tha se ato nuk i sheh domosdoshmërisht si një organizim të centralizuar, por si një mundësi që shqiptarët jashtë vendit të shprehin pakënaqësinë e tyre.

“Ditët e thirrjeve për diasporën mendoj se nuk janë një organizim i menduar, por u është dhënë atyre jashtë mundësia të shprehen, pasi nuk e kanë këtë hapësirë. Ajo që i përbashkon të gjithë janë kërkesat”, deklaroi Hoxha.

Në vijim, ajo kërkoi që përgjegjësia politike të lidhet me ligjet dhe vendimet që, sipas saj, kanë humbur legjitimitetin në sytë e qytetarëve.

Read more:LIVE- “Sot jemi më shumë se dje dhe dje më shumë se pardje…”/ Aktivisti: Edhe Divjaka ka ardhur sot në Tiranë! Çdo ditë që ne qëndrojmë, fundi i Ramës është më afër

“Për aq kohë sa nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet të mbajë përgjegjësi për ligjet që tashmë janë delegjitimuar dhe të hapë krahun”, tha ajo.

Hoxha komentoi edhe qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në raport me mediat e huaja, duke argumentuar se, sipas saj, deklaratat e tij kanë ndikuar në mënyrën se si perceptohet situata politike në Shqipëri.

“Rama demaskoi veten me gjuhën para mediave të huaja, çfarëdo sherri dhe dëmi të kishim bërë ne”, përfundoi Silvana Xhaferi Hoxha.

Lexo edhe
Politikë

Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër

Politikë

Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim

Tags: #Edi Rama #emigrimi #Femije #jetë #Londra #Mediat #news 24 #Para

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër
  • Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim
  • “Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi
  • “Marshim për UÇK-në, Shqipërinë e lirë dhe lirimin e qytetarëve”, protesta e 109 kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Nesër më shumë. Thirrje për revoltë te Kuvendi në 10:00
  • Franca: Mbështetja për pavarësinë e Kosovës mbetet e palëkundur
Nga të njëjtat tag-e
  • “Marshim për UÇK-në, Shqipërinë e lirë dhe lirimin e qytetarëve”, protesta e 109 kundër Ramës mbyllet te busti i Adem Jasharit: Nesër më shumë. Thirrje për revoltë te Kuvendi në 10:00
  • Nesër thirrje për protestë në 10:00 para Kuvendit/ Marshim-protestë në Tiranë: Shqipëria kërkon revolucion, arrestoni Ramën
  • Revolta e 109 kundër qeverisë/ “Rama në burg, Belinda në burg”, protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë
  • “Nuk jeni vetëm”, protestuesit zbarkojnë te Blloku i Sigurisë ku mbahen qytetarët e ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi shqipet
  • Qeveria propozon krijimin e rezervave strategjike të naftës, krijohet Autoriteti i ri dhe parashikohet tarifë mbi karburantet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë ‘Shpresoj të mos kthehesh më në Shqipëri’, kushëriri i Çim Pekës sulmon verbalisht Ramën në shkallët e avionit në Napoli, shoqërohet nga policia italiane (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pas përfundimit të tubimit në rrugët e Tiranës, një grup protestuesish u zhvendos te Gjykata e Lartë 10 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Hapat e Ramës, të gabuar!”, Petro Koçi s’i fsheh kritikat: Kur drejtësia të kërkon t’i heqësh imunitetin dikujt, duhet ta bësh! 10 lexime · 8 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Jemi shumë pranë fitores”/ Sot protesta e 108-të kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Kryeministër jep dorëheqjen! 10 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Aksident i rëndë në aksin Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Tiranës 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “KAYO skemë mafioze, “News 24” u nxor me dhunë nga godina”/ Tedi Blushi: Përgjimet e Ron Yeffet treguan se shteti i kapur nga krimi! Rama me modelin Roni dhe Gysi… 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Konflikti për pagat e magjistratëve, BIRN: Një kapitull i ri i përplasjeve të Ramës me drejtësinë! Qëllim shpërqendrimi nga protestat 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët marshojnë drejt bustit të Adem Jasharit në mbështetje të Çlirimtarëve: Liria ka emër

Pas thirrjeve për lirimin e protestuesve të ndaluar te Blloku i Sigurisë, qytetarët kanë vijuar marshimin në rrugët…

• 58 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Ish-Presidenti u dënua me 25 vite burg nga Haga/ Djali i Hashim Thaçit: Beteja nuk ka mbaruar, historinë e UÇK-së nuk mund ta ndryshojë asnjë vendim

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ku ish-presidenti…

• 58 minuta më parë • 2 min lexim
Politikë

“Le Monde” pas vendimit në Hagë: Gjykatë kontraverse, ka përdorur prova nga Beogradi

Trupi gjykues ndërkombëtar i Dhomave të Specializuara të Kosovës e shpalli sot ish-presidentin, Hashim Thaçi, fajtor për krime…

• 58 minuta më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by