Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Mbi 100 notarë sfiduan njëri-tjetrin në Pogradec, përfundon maratona ‘Agron Ruvina’, ja fituesit e këtij edicioni (VIDEO)
Sociale

Mbi 100 notarë sfiduan njëri-tjetrin në Pogradec, përfundon maratona ‘Agron Ruvina’, ja fituesit e këtij edicioni (VIDEO)

• 16 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ështe mbajtur edhe këtë vit në Pogradec maratona kombëtare e notit “Agron Ruvina”, një event i cili bëri bashkë notarë nga disa vende të botës, te cilët garuan në 3 disiplina.

E para në kategorinë e notarëve profesionistë 1100 metër ishte pogradecarja e cila jeton në SHBA, Lizi Gusho, e cila u shpreh e emocionuar për fitoren.

“Jam shumë e lodhur por shumë e gëzuar që mora pjesë. Kjo ishte distancë e madhe. Jam stërvitur që të hënën. Kam ardhur enkas nga Amerika që të bëj maratonën. Jam shumë e gëzuar por punova shumë fort. Gara ishte shumë e fortë. Fitoren ia dedikoj kushërirës sime Mabel” tha Lizi Gusho

Read more:“Rama po e shet koncertin e Kaney West si antiming”/ Këlliçi nxjerr dokumentin: Eventi do u kushtojë 4.2 mln euro taksapaguesve shqiptarë

Për kategorinë e fëmijëve deri ne 14 vjec në 200 metra not, e para ishte notarja Ivi Asllanaj nga klubi i Steles së Tiranës. Ndërsa i pari nga meshkujt por vendi i dyte ne garë doli Albi Deda nga ekipi i Durresit.

“Ndihem shumë e lumtur. Unë kam 11 vite që merrem me notin. Ka qenë një rrugëtim i vështirë por shumë i bukur. Fitoren ia dedikoj mamit dhe babit” tha Asllanaj

“Ndihem shumë i gëzuar. Jam përgatitur për këtë garë. Kishte shumë konkurentë sot. Fitoren ia dedikoj trajnerit dhe babit tim” tha Albi Deda

Read more:LIVE- Qytetari i drejtohet Ramës nga protesta: Shqipëria është e Zotit dhe e mikut, jo e djallit dhe armikut. SHBA dhe BE t’i kërkojë dorëheqjen

Një prej organizatoreve dhe ish-notari kampion, Sotiraq Iftica thote se në këtë edicion morën pjese mbi 100 notarë nga Shqipëria dhe më gjerë te cilët u bene pjesë e kesaj maratone noti.

“ Këtu kishte mbi 100 notarë, nga Shqipëria, Kosova, Anglia dhe nga Maqedonia. Ky edicion ishte shumë i mirë. Kishim marrë të gjitha masat dhe ia arritëm qëllimit. Vitet e tjera themi ta organizojmë më mirë me ekipe europiane dhe ballkanike” tha Sotiraq Iftica

Në këtë event të pranishëm ishin edhe familjarët e ish recordmenit te notit Agron Ruvina, te cilet shprehen te emocionuar per kete event qe mban emrin e vellait te tyre te ndjere.

Read more:Sot Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare, aksi ‘Lin-Pogradec’ do të bllokohet nga ora 18:30-22:00

“Falenderoj Bashkinë dhe Klubin e Sportit. Është dita më e gëzuar e jetës sonë. Për ne është sikur është gjallë dhe e kemi mes nesh” tha Donika Çobani.

Në përfundim të eventit, fituesit u vleresuan me medalje dhe trofe.

Lexo edhe
Sociale

Dita e Shtegtarit në Lezhë mbledh qindra qytetarë, emigrantët: Festë e rëndësishme, na bashkon me njëri-tjetrin

Sociale

Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)

Tags: #agron ruvina #Albi Deda #Amerika #Anglia #Event #Ivi Asllanaj #Korce #Lizi Gusho #maratone #Sotiraq Iftica

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Dita e Shtegtarit në Lezhë mbledh qindra qytetarë, emigrantët: Festë e rëndësishme, na bashkon me njëri-tjetrin
  • Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)
  • E diela me mot të kthjellët, reshje lokale në lindje e jug të vendit (VIDEO)
  • Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin
  • Mungesa e reshjeve/ Thahet liqeni i Vërmicës, shndërrohet në livadh për bagëtitë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Trafikonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy 21-vjeçarë në Korçë
  • Me automatik në dyshek, arrestohet 44-vjeçari në Pogradec (VIDEO)
  • ‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur
  • “Ligji të jetë i pari!”/ Shqiptari i Diasporës në SHBA: Kjo protestë po i jep frymë Shqipërisë, nëse ndalet, vendi do të vdesë!
  • Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë, pranga 21-vjeçarit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 19 lexime · 22 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 21 orë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Dita e Shtegtarit në Lezhë mbledh qindra qytetarë, emigrantët: Festë e rëndësishme, na bashkon me njëri-tjetrin

“Dita e Shtegtarit” mblodhi me qindra qytetarë në Lezhë mbrëmjen e 15 gushtit. Një aktivitet kushtuar emigrantëve lezhjanë…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
Sociale

Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)

Nepravishta, një prej fshatrave karakteristikë të zonës së Libohovës, 20 kilometra nga Gjirokastra, është destinacioni i radhës që…

• 3 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

E diela me mot të kthjellët, reshje lokale në lindje e jug të vendit (VIDEO)

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by