Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)
Sociale

Rama publikon guidën turistike për Nepravishtën, 8 arsye pse duhet vizituar fshati i bukur i Libohovës (FOTO)

• 16 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nepravishta, një prej fshatrave karakteristikë të zonës së Libohovës, 20 kilometra nga Gjirokastra, është destinacioni i radhës që promovon kryeministri Edi Rama nga Shqipëria turistike. Përmes një guide vizuale të publikuar këtë të dielë në rrjetet sociale, ai prezanton tetë ndalesa që ndërthurin historinë, natyrën, traditën dhe mikpritjen vendase.

Në postimin e tij, Rama fton vizitorët të zbulojnë fshatin jo vetëm përmes monumenteve dhe peizazheve, por edhe përmes përvojave që lidhen me jetën e përditshme të banorëve.

“Aty ku çdo shteg të çon te një xhami e vjetër, te një oborr prodhuesi vaji ulliri, patjetër në tavolinën e një familjeje, edhe një ecje në kodrat e Buretos me shijimin e mjaltit dhe natyrës”, shkruan ai.

Read more:LIVE- Revoltë kundër të gjithë klasës politike! “Rama në burg, Berisha në burg”, protestë mbarëkombëtare: Edi Rama jep dorëheqjen

Guida nis nga Ballkoni i Fshatit, pika panoramike që ofron pamje mbi Nepravishtën, Luginën e Drinos dhe vargmalet përreth. Më pas itinerari vazhdon me një përvojë kulinarie në një familje vendase, ku vizitorët mund të provojnë gatime tradicionale, përfshirë lakrorin me thërrime, një nga recetat karakteristike të zonës.

Një tjetër ndalesë është Hadrianopoli, ku ruhen gjurmët e qytetit antik, ndërsa më tej guida sugjeron një vizitë në një bletari familjare për t’u njohur me prodhimin e mjaltit dhe traditën që e shoqëron.

Read more:Tre arinj hyjnë në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit

Itinerari vijon te Teqeja e Melanit, mes selvive dhe kopshteve të saj, më pas në livadhet e Revanit, të njohura për shtigjet panoramike, dhe në Lagjen e Poshtme të Nepravishtës, ku shtëpitë prej guri dhe oborret me trëndafila ruajnë arkitekturën tradicionale të fshatit.

Ndalesa e fundit është mali i Buretos, ku ecja në natyrë shpërblehet me pamje të gjera mbi gjithë zonën, duke e mbyllur itinerarin me një nga pikat më panoramike të Nepravishtës.

Read more:Trafik i rënduar në Durrës, automjetet krijojnë radhë të gjata! Fluks udhëtarësh në pikat kufitare Morinë e Qafë Botë

Përmes kësaj guide, Nepravishta prezantohet si një destinacion ku vizita nuk kufizohet vetëm te peizazhi apo monumentet. Çdo ndalesë lidhet me një përvojë, qoftë një shëtitje në natyrë, një takim me prodhues vendas apo një vakt në një familje të zonës, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të njohin nga afër traditat dhe jetën e përditshme të këtij fshati në jug të vendit.

Lexo edhe
Sociale

E diela me mot të kthjellët, reshje lokale në lindje e jug të vendit (VIDEO)

Sociale

Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin

Tags: #Edi Rama #Familje #Foto #Gjirokaster #Guri #Libohove #Mali #NEPRAVISHTE #Oborr

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • E diela me mot të kthjellët, reshje lokale në lindje e jug të vendit (VIDEO)
  • Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin
  • Mungesa e reshjeve/ Thahet liqeni i Vërmicës, shndërrohet në livadh për bagëtitë (VIDEO)
  • ‘Festa e birrës’ në Korçë, mbledh mijëra qytetarë në edicionin e XX: Atmosfera është shumë e bukur
  • Qatip Doda, agronomi që u bë fermer: Si ‘e zbulova’ mjedrën, frutin ftimprurës me kërkesë të lartë në treg! Shitet deri në 800 lek/kg
Nga të njëjtat tag-e
  • Natë tmerri! Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të lënduar, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO)
  • Diaspora masivisht në revoltën kundër Ramës! “Nesër më shumë”, mbyllet protesta e 77-të, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit: Ju erdhi fundi (VIDEO)
  • LIVE- Revoltë kundër të gjithë klasës politike! “Rama në burg, Berisha në burg”, protestë mbarëkombëtare: Edi Rama jep dorëheqjen
  • LIVE- Diaspora shqiptare sërish në revoltë/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi! Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi! Poshtë komunistët
  • LIVE- “Sot jemi më shumë se dje dhe dje më shumë se pardje…”/ Aktivisti: Edhe Divjaka ka ardhur sot në Tiranë! Çdo ditë që ne qëndrojmë, fundi i Ramës është më afër
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 19 lexime · 19 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 18 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Protesta nuk ndalet, do të ketë valë të dytë e të tretë!” – Ervin Goci: Ramën s’e duan as socialistët. S’bën dot luftë frontale me të gjithë popullin! Motoja e vetme, dorëheqja! 16 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Bulevardi plot! Shqiptarja që jeton në Belgjikë: Rama s’duhet të jetë në pushtet, në 3 vite e ardhshme mund të shesë gjithë Shqipërinë! 12 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë “Ruan marrëveshjen për emigrantët”/ Media italiane: 77 ditë protestë në Shqipëri, heshtja e Romës për ‘Revolucionin e Flamingove’, s’është rastësi! 12 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë! Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës, shpaloset flamuri gjigant kuq e zi 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Shqiptari nga Italia në protestë: Rama s’ka më legjitimitet, duhet të japë dorëheqjen, bashkë me patericën e tij, Berishën! 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

E diela me mot të kthjellët, reshje lokale në lindje e jug të vendit (VIDEO)

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i…

• 35 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin

Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi…

• 5 orë më parë • 3 min lexim
Sociale

Mungesa e reshjeve/ Thahet liqeni i Vërmicës, shndërrohet në livadh për bagëtitë (VIDEO)

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë shkaktuar tharjen e liqenit të Vërmicës, i ndodhur në kufirin…

• 15 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by