Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin
Sociale

Qiraja afatgjatë fiton terren, ndërsa ajo ditore po humbet avantazhin

• 16 Gusht, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kalimi masiv i apartamenteve drejt qiradhënies ditore uli ofertën për banim afatgjatë dhe ushtroi presion të fortë mbi çmimet në Tiranë.

Në 6-mujorin e parë të vitit 2026, qiraja mesatare për apartamentet 1+1 arriti në 590 euro në muaj, ndërsa për banesat 2+1 në 954 euro, me rritje përkatësisht 4.4% dhe rreth 26% krahasuar me një vit më parë.

Në disa zona qendrore, rritja ishte shumë më e fortë, ndërsa edhe periferia po ofron gjithnjë e më pak alternativa të përballueshme.

Agjentët imobiliarë e lidhin shtrenjtimin me kombinimin e kërkesës së lartë, ofertës së kufizuar dhe orientimit të shumë pronave drejt Airbnb dhe platformave të ngjashme. Për 6-mujorin 2026, në të gjithë vendin numëroheshin rreth 27.7 mijë njësi të listuara për qira ditore, nga vetëm 3 mijë pak vite më parë.

Read more:Qiratë e papërballueshme po ‘përzënë’ familjet e reja nga Tirana! Mesatarja arrin 721 euro në muaj

Rreth 5.5 mijë prej tyre ishin në Tiranë. Kjo zhvendosje ka reduktuar stokun e disponueshëm për familjet, studentët dhe profesionistët që kërkojnë kontrata afatgjata.

Megjithatë, epërsia e qirasë ditore po zbehet. Në Tiranë, e ardhura mesatare nga Airbnb ishte rreth 25.5 euro në ditë në 6-mujorin e parë të vitit 2026, ose afërsisht 765 euro në muaj. Kjo shumë është përpara zbritjes së kostove të energjisë, ujit, pastrimit, mirëmbajtjes, komisioneve të platformave, amortizimit dhe tatimit.

Në praktikë, të ardhurat neto mund të bien ndjeshëm nën këtë nivel.

Read more:Dhanë leje për panele diellore në toka bujqësore, SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës Fredi Kokoneshi dhe 3 të tjerë! I çon në gjyq

Në të njëjtën kohë, qiratë afatgjata kanë arritur në shumë zona nivele të afërta ose më të larta. Në Astir, një apartament 1+1 jepet mesatarisht me 550 euro në muaj, në Zogun e Zi me 620 euro, në ish-Bllok me 700 euro dhe pranë stadiumit “Air Albania”, me rreth 800 euro.

Për apartamentet 2+1, qiratë në zonat më të kërkuara arrijnë nga 900 deri në 1,500 euro në muaj.

Kjo po e ndryshon sërish llogarinë e pronarëve. Qiraja afatgjatë siguron të ardhura të qëndrueshme, pa periudha bosh dhe me më pak kosto administrimi. Ndërsa qiraja ditore kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe ekspozohet ndaj sezonalitetit, konkurrencës dhe luhatjeve të rezervimeve.

Read more:“Do ta bëjë si KAYO, modeli i punëve të pista”/ Berisha ngre akuza për tregun e ilaçeve: Rama po përgatit kapjen e qindra milionë eurove

Formalizimi po e përshpejton këtë ndarje. Individët që japin prona me qira përmes Airbnb dhe Booking duhet të deklarojnë të ardhurat në DIVA dhe të paguajnë tatim 15%.

Administrata Tatimore ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 u identifikuan mbi 8,400 individë dhe subjekte me të ardhura nga Airbnb, me rezervime në vlerë rreth 3.8 miliardë lekë.

Për pronarët me vetëm një ose dy apartamente, kostot dhe detyrimet e reja po e bëjnë qiranë afatgjatë më të thjeshtë dhe më të parashikueshme, ndërsa qiraja ditore po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek operatorët profesionistë dhe agjencitë që menaxhojnë disa prona njëkohësisht./Monitor

Lexo edhe
Sociale

Shqipëria do të ketë për herë të parë shërbimin e Geriatrisë, Sala nga Korça: Synojmë kujdes më të specializuar për të moshuarit

Sociale

Vijojnë punimet në shkollën ‘Demir Gashi’ në Peshkopi, klasa moderne dhe ambiente të reja për nxënësit (FOTO)

Tags: #Alternativa #apartamente #euro #Prona #qira #Tirane

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shqipëria do të ketë për herë të parë shërbimin e Geriatrisë, Sala nga Korça: Synojmë kujdes më të specializuar për të moshuarit
  • Vijojnë punimet në shkollën ‘Demir Gashi’ në Peshkopi, klasa moderne dhe ambiente të reja për nxënësit (FOTO)
  • Lezhë/ U shkatërrua gjatë komunizmit, rindërtohet nga banorët kisha e Shën Gjergjit në Rras të Butë (VIDEO)
  • Liqeni i Degës, një ndër atraksionet natyrore në Belsh! Rama ndan pamjet (VIDEO)
  • Temperatura deri në 35 gradë celcius…parashikimi i motit për sot (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Ferma e kanabisit në Drenovicë të Beratit/ U ekstradua nga Britania një ditë më parë, GJKKO lë në qeli Xhuljano Hoxhën
  • Protesta e 79-të/ Qytetarët të vendosur, kërkohet dorëheqja e Ramës
  • “Nesër më shumë”, mbyllen fjalimet e protestës së 78/ Mijëra qytetarë në shesh nisin marshimin me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
  • Revolta kundër Ramës në ditën e 78-të/ Diaspora masivisht në shesh, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë nën thirrjet Shqipëria kërkon revolucion, arrestoni Ramën
  • 78 ditë nga nisja e “Revolucionit Flamingo”/ Protestuesit mblidhen në sheshin “Skënderbej”, diaspora jehon me thirrjet: Rama jepe dorëheqjen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal por i ngeci arma, arrestohet autori (VIDEO) 20 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Atentat i dështuar në Elbasan/ Tentoi të vriste 50-vjeçarin në një lokal, por i ngeci arma! Arrestohet autori (VIDEO) 16 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama shumë shpejt do të përfundojë në Reç”/ I moshuari: Ka vdekur politikisht dhe moralisht. Duhet ta largojmë këtë bandë kriminale 15 lexime · 17 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Qeveria të hapë krahun, pjesa më e madhe e ligjeve u delegjitimua”/ Aktivistja Silvana Xhaferi Hoxha: Rama demaskoi veten para mediave të huaja. Protestuesit i bashkojnë kërkesat 14 lexime · 21 orë më parë
  5. 05
    Politikë Dikur “ulërinte” kundër varfërisë dhe urisë së fëmijëve/ Në Shqipërinë e qeverisur prej tij 45% e familjeve me privim të rëndë ushqimor (VIDEO) 13 lexime · 22 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Natë tmerri, digjet hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkoni për të shpëtuar! 6 të plagosur, 5 dërgohen në Tiranë, një vajzë me djegie të rënda (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “‘Besa’ e të pabesit është false”, Berisha publikon mesazhin: Dokumenti i Ramës është krijuar tërësisht me Inteligjencë Artificiale 10 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Shqipëria do të ketë për herë të parë shërbimin e Geriatrisë, Sala nga Korça: Synojmë kujdes më të specializuar për të moshuarit

Për herë të parë në Shqipëri do të ngrihet shërbimi i Geriatrisë, një shërbim i specializuar për kujdesin…

• 16 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Vijojnë punimet në shkollën ‘Demir Gashi’ në Peshkopi, klasa moderne dhe ambiente të reja për nxënësit (FOTO)

Punimet në shkollën “Demir Gashi” në Peshkopi po vijojnë, ndërsa investimi synon t’u ofrojë nxënësve, mësuesve dhe stafit…

• 47 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Lezhë/ U shkatërrua gjatë komunizmit, rindërtohet nga banorët kisha e Shën Gjergjit në Rras të Butë (VIDEO)

Lezhë – Pas disa dekadash, Kisha e Shën Gjergjit në Rras të Butë është ringritur nga themelet dhe…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by