Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz: U prezantuan si policë! Shoqërohet fqinji i dyshuar, në kërkim një tjetër
Kronikë

Sinjalizuan policinë për parcelat me drogë, dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz: U prezantuan si policë! Shoqërohet fqinji i dyshuar, në kërkim një tjetër

Viral Alert News • 17 Qershor, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Arst të bashkisë Fushë Arrëz. Çifti i bashkëshortëve, Skënder dhe Bardhe Nika, u dhunuan nga persona ende të paidentifikuar. Policia ka kontrolluar banesën e familjes Balaj, për të cilën çifti ka dyshime për shkak të konflikteve të mëparshme. ‘Blutë’ kanë shoqëruar Petrit Balajn dhe shpallur në kërkim Kristajn Balajn. Ky i fundit dyshohet se para 3 ditësh i doli çiftit Nika me armë në pyll.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00.

“Sot kam lënë punën rreth orës 6:00 dhe jam kthyer në shtëpi. Kur kam dalë pak jashtë shtëpisë, më kanë dalë përpara pesë-gjashtë veta të maskuar, me armë dhe me shkopinj. Kanë filluar të më rrahin. Nuk i kam njohur”, thotë Skënder Nika.

Nga shtrati i spitalit, 55-vjeçari rrëfen për Report TV se autorët u prezantuan si efektivë policie dhe pas sulmit ndaj tij, dhunuan dhe të shoqen me shkopinj gome e drunj.

Read more:Dyshohet se vrau me thikë nënën e saj/ Në pranga 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja që plotësoi aktin si ‘vdekje natyrale’

“Më kanë thënë se janë policia dhe jam ulur në tokë. Njëri ka pasur automatikun, ndërsa tre-katër të tjerë kanë pasur shkopinj gome. Më kanë rrahur dhe janë larguar. Pastaj kanë shkuar në shtëpi. Kanë kapur në rrugë edhe gruan time”, shprehet ai.

Skënder Nika thotë se mosmarrëveshjet me fqinjin lidhen me kullotat dhe mbledhjen e dredhëzave në zonë. Ai shton se pak ditë para ngjarjes kishte pasur kërcënime.

“Ka pasur debate për dredhëza dhe për kullotat në malet tona. Madje na kanë thënë: ‘Do ta shihni sherrin’. Dhe kjo ndodhi pas katër-pesë ditësh”, thotë Nika.

Read more:SHBA-ja dhe Irani arrijnë një “marrëveshje paqeje”, CNN: E konfirmon kryeministri i Pakistanit

Por konfliktet mes palëve nuk janë të reja. Sipas 55-vjeçarit, katër vite më parë ai ishte akuzuar nga e njëjta familje se kishte denoncuar parcelat me kanabis, akuza që ai i mohon. Pikërisht në atë kohë, policia zhvilloi një operacion antidrogë në zonë, ku u asgjësuan tre parcela me bimë narkotike.

“Edhe ajo punë ka qenë problem. Në të vërtetë nuk ishim ne që i kishim denoncuar, por ata nuk u bindën. Na kanë bërë dëme dhe na kanë helmuar bagëtitë. Tek ata dyshoj. Nuk kam dyshime për njeri tjetër”, Skënder Nika.

Policia tha se punon për identifikimin e dy autorëve të sulmit, bazuar dhe në dëshmitë e çiftit të dhunuar, ndërsa hetimet janë përqendruar tek konflikti për kanabisin.

Read more:Ëmbëlsirë e shpejtë me dredhëza: Freskuese, e lehtë dhe plot shije vere

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 17:27

Dhuna ndaj bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, shoqërohet në polici një anëtar i familjes Balaj, një tjetër shpallet në kërkim

1781711539_cifti.jpg

Pas deklarimeve të çiftit të bashkëshortëve për dhunë nga familja Balaj, policia ka kontrolluar banesën e saj. ‘Blutë’ kanë shoqëruar Petrit Balajn dhe shpallur në kërkim Kristajn Balajn.

Ky i fundit dyshohet se para 3 ditësh i doli familjes Nika me armë në pyll.

Skënder dhe Bardhe Nika kanë deklaruar se i vetmi konflikt është me familjen Balaj.

Read more:Zvërneci nuk është i vetmi/ Nga Shën Stefani te Disney në Francë, 10 rastet kur dezinformimi ka rrezikuar projekte të mëdha në turizëm

Ora 12:34

Dhunimi i çiftit në Fushë-Arrëz, i lënduari: Ishin 5 veta të maskuar! Njëri kishte automatik, të tjerët shkopinj gome

Skënder Nika, pas dhunimit mëngjesin e sotëm pranë banesës ku jetonte (Arst) ka deklaruar për Report Tv se ishte duke u kthyer nga puna kur 5 persona të maskuar dhe me rroba të ngjashme me ato të RENEA-s e kanë ndaluar.

“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome.

Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.

Read more:Ekskluzive/ “Na rrahën dhe na qëlluan me armë”, Goxhaj rrëfen dhunën e izraelitëve, aktivisti shqiptar flet për Top Channel: Bëheshin paqësorë kur…

Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar.

Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, thotë ai.

Lexo edhe
Kronikë

Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Kronikë

Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

Tags: #Armë #Bardhe Nika #debate #Dhuna #Dredhëza #Familja #Familje #fushe arrez #Shkoder #Skënder Nika
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
  • Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)
  • 7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)
  • 7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)
  • 7 vatra zjarri ende aktive në vend, flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, qindra forca zjarrfikëse në terren, vazhdon operacioni nga ajri me helikopter dhe ‘Air Tractor’ (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin
  • Tiranë/ Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor (VIDEO)
  • Ndryshimet për strehimin social, çmimet e larta të banesave detyrojnë qeverinë të rishikojë ligjin për kriteret
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
  • Mallakastër/ Zjarri në fshatin Riban merr përmasa të mëdha, rrezikon të digjet masivi pyjor në Lofkënd! Nis ndërhyrja me helikopter e avion (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Rama nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi (VIDEO) 29 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka 26 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO/ Pas aludimeve për shtatzëninë e Ballukut, Shehaj ironizon Ramën dhe Ballën: Nuk mbeteni dot shtatzënë 18 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rikthimi i fundit i Diasporës për të larguar Ramën. Jemi të mobilizuar”/ Aktivisti nga Londra, Bledi Meti: Qeveria ka humbur legjitimitetin 17 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqiptarëve 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet, kryeministri ndodhet në Dhërmi. Filmohet duke lundruar me skaf (VIDEO) 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Aksident në aksin Korçë-Pogradec, vdes shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë (VIDEO) 10 lexime · 14 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

25 vatra zjarri janë raportuar gjatë së mërkurës, prej të cilave 8 vijojnë të mbeten aktive. Situata më…

• 17 minuta më parë • 16 min lexim
Kronikë

Fier/ Flakët në Mallakastër jashtë kontrollit, situatë kritike në Riban e Ngraçan! Digjen masive me pisha, nesër rinis ndërhyrja nga ajri (VIDEO)

25 vatra zjarri janë raportuar gjatë së mërkurës, prej të cilave 8 vijojnë të mbeten aktive. Situata më…

• 31 minuta më parë • 16 min lexim
Kronikë

7 vatra zjarri aktive në vend! Flakët në Mallakastër sërish jashtë kontrollit, vazhdon ndërhyrja nga ajri me helikopter dhe avionin ‘Air Tractor’ (VIDEO)

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, por situata më problematike mbetet në Mallakastër, ku prej…

• 2 orë më parë • 16 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by