Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Botë
  3. Birësuan foshnjën 13-muajshe dhe e abuzuan seksualisht deri në vdekje/ Burgim i përjetshëm për mësuesin në Britaninë e Madhe, 25 vite heqje lirie për partnerin e tij
Botë

Birësuan foshnjën 13-muajshe dhe e abuzuan seksualisht deri në vdekje/ Burgim i përjetshëm për mësuesin në Britaninë e Madhe, 25 vite heqje lirie për partnerin e tij

• 18 Qershor, 2026 • 2 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Britaninë e Madhe, ku një ish-mësues dhe partneri i tij janë dënuar për vrasjen dhe abuzimin sistematik të një foshnjeje 13-muajshe, të cilën e kishin birësuar, ndërsa autorët kishin dokumentuar aktet e tyre përmes fotove dhe videove.

Ish-mësuesi i shkollës së mesme, Jamie Varley, 37 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm pa të drejtë lirimi me kusht për vrasjen dhe abuzimin seksual të foshnjës. Partneri i tij, John McGowan-Fazakerly, 32 vjeç, u dënua me 25 vite burg për sulm seksual dhe për lejimin e vdekjes së fëmijës në shtëpinë e tyre në Blackpool, Lancashire.

Marrëdhënia e fëmijës me çiftin zgjati më pak se katër muaj. Ajo kishte filluar në prill të vitit 2023, menjëherë pas përfundimit të procesit të birësimit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, djali i vogël mbante në trup 40 lëndime të ndryshme, si rezultat i një abuzimi sistematik fizik dhe seksual.

Gjatë seancës, Gjykatësi Turner theksoi se Varley shkarkonte frustrimet e tij personale mbi fëmijën, duke shkuar deri aty sa të regjistronte skena të privimit të qëllimshëm nga gjumi. Disa ditë para ngjarjes fatale, të dy të pandehurit kishin kryer një abuzim të përbashkët seksual, ndërkohë që foshnja ndodhej i lidhur në hekurat e krevatit të tij.

Më 27 korrik 2023, në ditën kur foshnja humbi jetën, ish-mësuesi ndodhej i vetëm në shtëpi me të. Si pasojë e abuzimit ekstrem, fëmija pësoi një krizë dhe ndërroi jetë. Megjithatë, i pandehuri refuzoi të kërkonte ndihmë mjekësore të menjëhershme, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit. Foshnja u dërgua në spital vetëm pasdite, kur partneri i tij u kthye në shtëpi, por ishte tepër vonë.

Lexo edhe
Botë

Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet

Botë

Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet
  • Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste
  • Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit
  • Memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit, anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër
  • Hegseth paralajmëron rishikim të pranisë ushtarake amerikane në Evropë, kritikon aleatët e NATO-s
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 6 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Memaliaj/ Ishte duke punuar, 45-vjeçari bie nga skela në Teqenë e Koshtanit! Në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI) 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 5 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Botë

Ngërç në negociatat SHBA-Iran, sulmet izraelite në Liban shtyjnë bisedimet

Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme po kalon…

• 4 orë më parë • 4 min lexim
Botë

Andy Burnham fiton zgjedhjet e pjesshme, rriten presionet ndaj Keir Starmer në Partinë Laburiste

Politikani britanik Andy Burnham ka fituar bindshëm zgjedhjet e pjesshme parlamentare në zonën e Makerfield, duke siguruar një…

• 4 orë më parë • 3 min lexim
Botë

Marrëveshja SHBA-Iran/ Nis trafiku detar në Hormuz, kalojnë tre supertankerët e parë me flamur saudit

Tre supertankerë me flamur saudit që transportonin 6 milionë fuçi naftë të papërpunuar kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit…

• 15 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by