Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Teknologji
  3. Foto/ NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse nga galaktika Messier 87
Teknologji

Foto/ NASA vëzhgon me rreze X vrimën e parë të zezë të fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi, zbulon detaje mahnitëse nga galaktika Messier 87

• 19 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 8
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Të dhënat e reja kanë zbuluar një rrjedhë komplekse dhe jashtëzakonisht dinamike të materies, e cila rezulton të jetë shumë më aktive sesa mendohej më parë.

Vrima e parë e zezë e fotografuar ndonjëherë nga njerëzimi është rikthyer në qendër të vëmendjes së komunitetit shkencor. Astronomët që përdorin Observatorin me Rreze X Chandra të NASA-s kanë realizuar imazhin më të detajuar deri më tani të rrjedhave gjigante të materies që shpërthejnë nga vrima e zezë supermasive M87*, e vendosur në qendër të galaktikës Messier 87.

M87* hyri në histori në vitin 2019, kur u bë vrima e parë e zezë që u fotografua drejtpërdrejt. Ajo ndodhet rreth 55 milionë vite dritë larg Tokës dhe ka një masë të barabartë me afërsisht 6.5 miliardë herë masën e Diellit.

Read more:Taksa e pronës do të rritet/ Propozohet projektligji, do të përafrohet me vlerën e tregut

Sipas shkencëtarëve, M87* thith gazin dhe pluhurin që bien drejt saj. Një pjesë e këtij materiali kanalizohet drejt poleve të vrimës së zezë dhe hidhet në hapësirë me shpejtësi që afrohen me atë të dritës, duke krijuar rryma gjigante materieje që shtrihen për mijëra vite dritë.

Këto rryma janë vëzhguar edhe më parë në gjatësi vale të ndryshme, përfshirë dritën e dukshme dhe atë infra të kuqe. Megjithatë, vëzhgimet e reja me rreze X ofrojnë pamjen më të detajuar të tyre deri më sot.

Të dhënat tregojnë se rrjedha e materialit është shumë më komplekse dhe më dinamike sesa ishte menduar më parë. Udhëheqësja e studimit, Camille Poitras, deklaroi se ndryshime në këto rryma ishin vërejtur edhe më parë, por kurrë me këtë nivel detajesh në spektrin e rrezeve X.

Read more:Skandal në Milano/ Krijuan një grup në WhatsApp, shoferët e tramvajit shpërndanin foto intime të pasagjereve femra, bisedat seksiste zbuluan se…

Falë imazheve të reja, strukturat që më parë dukeshin të mbivendosura tani mund të dallohen qartë, duke u mundësuar studiuesve të ndjekin evolucionin e tyre përgjatë më shumë se një dekade vëzhgimesh.

Një nga zbulimet më interesante ishte fakti se disa struktura dukeshin sikur lëviznin me shpejtësi pesë herë më të madhe se ajo e dritës.

Shkencëtarët sqarojnë se kjo nuk është fizikisht e mundur. Sipas ‘Teoria e Relativitetit Special’, asnjë objekt me masë nuk mund të udhëtojë me shpejtësinë e dritës ose më shpejt. Fenomeni i vëzhguar është një iluzion optik i njohur si “lëvizje superluminale”, që ndodh kur materiali lëviz pothuajse me shpejtësinë e dritës dhe drejtohet në kënd të favorshëm drejt Tokës.

Read more:Në gjah për “Burrin Gjuetar”

Vëzhgimet e reja përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt kuptimit të proceseve fizike që qëndrojnë pas këtyre rrymave gjigante dhe mënyrës se si grimcat përshpejtohen në energji dhe shpejtësi kaq ekstreme.

Shkencëtarët theksojnë se këto rryma janë ndër mekanizmat kryesorë përmes të cilëve vrimat e zeza supermasive transferojnë energji në mjedisin përreth, duke ndikuar drejtpërdrejt në formimin dhe evolucionin e galaktikave që i strehojnë ato.

Astrofizikani Gerrit Schellenberger vlerësoi se rezultatet e reja tregojnë aftësinë unike të observatorit Chandra për të ndjekur evolucionin e fenomeneve më ekstreme kozmike në periudha të gjata kohore.

Read more:NASA publikon videon mahnitëse nga misioni Artemis II, astronautët luajnë me një pikë uji në hapësirë

Sipas tij, këto vëzhgime ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë se si energjia e çliruar pranë një vrime të zezë supermasive transportohet përmes rrymave të saj dhe ndikon në strukturën e galaktikës përreth.

Studimi u prezantua në takimin e 248-të të ‘American Astronomical Society’, ndërsa rezultatet e tij janë publikuar gjithashtu si paraprint në platformën arXiv.

Lexo edhe
Teknologji

Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit

Teknologji

GTA VI çmend botën/ Rekord historik prej 3.79 miliardë dollarësh që ditën e parë, fansat pushtojnë rrjetet sociale

Tags: #Foto #Iluzion optik #Interesante #jetë #Nasa #Njerëzimi #Shkencëtarët #Society

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit
  • GTA VI çmend botën/ Rekord historik prej 3.79 miliardë dollarësh që ditën e parë, fansat pushtojnë rrjetet sociale
  • GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, mbi 24.5 milionë kopje të shitura dhe 2.36 miliardë dollarë të ardhura
  • Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
Nga të njëjtat tag-e
  • Kandidati i opozitës për Tiranën, Xhaferri zbulon emrin e preferuar të PD-së: Jemi të hapur edhe për të tjerë
  • Patatet mund të kultivohen në Hënë, studimi konfirmon se janë të sigurta për t’u ngrënë dhe hap rrugën për ushqimin e astronautëve
  • Rehabilitimi i lumit të Vërdovës, shemben disa ndërtesa përgjatë lumit! IKMT: S’ ka rezistencë nga banorët, kanë bërë marrëveshje me bashkinë (VIDEO)
  • Musk pendohet për 500 milionë dollarët e shpenzuara për republikanët: Ndihem budalla
  • “Nuk më ndodh përditë të marr duartrokitje nga të rinjtë”, Rama në Manastir: Ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk duan të flasin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Aksident në Fier/ Makina përplas një burrë dhe një grua! Drejtuesi shoqërohet në polici (EMRAT) 4 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Zgjedhjet e 9 majit/ Lapaj: Që të fitohet Tirana duhet një koalicion i madh, është dakordësuar një person! Këlliçi: Kush është emri që bashkon më shumë vota? 4 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Sociale ‘Uji deri në gju’, reshjet e shiut përmbytin rrugët në Vlorë! Rrjeti elektrik i dëmtuar në disa fshatra të Lezhës (VIDEO) 4 lexime · 15 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Dy ditë larg votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027, sindikatat letër Ramës: Tejkalon interesat ekonomik 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Pas 23 vitesh në euro, apartamentet fillojnë të shiten në lekë, shtrenjtohen indirekt çmimet 1 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Teknologji

Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: Inteligjenca Artificiale mund të zëvendësojë njerëzit

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë pothuajse të gjithë njerëzit në tregun e punës, duke i bërë ata ekonomikisht…

• 2 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

GTA VI çmend botën/ Rekord historik prej 3.79 miliardë dollarësh që ditën e parë, fansat pushtojnë rrjetet sociale

Grand Theft Auto VI është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm në të gjithë botën. Pas 13 vitesh pritjeje…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
Teknologji

GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, mbi 24.5 milionë kopje të shitura dhe 2.36 miliardë dollarë të ardhura

Pas 13 vitesh pritjeje dhe disa shtyrjesh të njëpasnjëshme, publikimi i shumëpritur i Grand Theft Auto 6 (GTA…

• 4 ditë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin