Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide
Editoriale

Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide

• 19 Qershor, 2026 • 6 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis

Mënyra se si Edi Rama reagaoi kundrejt djegjes tragjike të një pallati, ku për pak orë u bënë shkrumb e hi 35 apartamente, më shumë se për kujdesin që ai pati për ato familje, disa prej të cilave kanë humbur gjithçka, apo për ata që përfunduan në spital, na rrëfen për marëdhënien e sëmurë që ai ka vendosur me botën e ndërtimit.

Nisi në një biznes në katin e parë/ Flet kreu i zjarrfikëses: Fasada përhapi flakët

Kur ende flakët nuk e kishin konsumuar të plotë këtë tragjedi, në rrjetet sociale shpërtheu një valë iracionale zemërimi. Dikush ripostonte pa u lodhur pamjet qesharake të një zjarrëfikseje që nuk depërtonte dot mes dy ndërtesave, një i dytë tallej me gafën naive të prefektit, një tjetër akuzonte materialet e fasadave që mund ti vinin flakën gjithë Tiranës, ndërsa të gjithë i bashkonte në unison, pakënaqësia kundrejt një industrie të lidhur me politikën, që po i zë frymën kryeqytetit.

Read more:Unë e pashë resortin e Kushner në Shqipëri, është një katastrofë mjedisore – Blog

Në këtë dalldi që merrte hov me shtimin e flakëve nuk pulsonte vetëm shqetësimi për ata banorë fatkeqë, por edhe mërzia për çmimet e paarritshme të banimit, për zhdukjen e këndeve të lojrave të femijëve, për zaptimin e hapsirave të përbashkëta të qytetit, ku vdekjet janë më të larta se kudo, për shkak të ajrit të ndotur. Të gjitha këto i hidhnin benzinë atij zjarri.

Pikërisht për të zbutur këtë ortek ndërhyri kryeministri, por këtë e bëri në mënyrën më të keqe të mundshme, që e nxjerr atë jo vetëm në dritën e fajtorit por edhe të avokatit të katrahurës që është shndërruar Tirana.

Me anë të një postimi në X, Rama siguroi se kompania Arlis që kishte ndërtuar pallatin do merrte përsipër, rindërtimin e të gjitha shtëpive të shkrumbuara.

Read more:Goditet rrjeti shqiptar i trafikimit të drogës në Itali, rekrutonin të rinj nga Shqipëria si ‘turistë’, ja skema që përdorën për t’i shpëtuar autoriteteve për vite të tëra

Pallati i djegur në Tiranë, reagon Edi Rama

Pavarësisht notave qetësuese, lidhur me këtë përpjekje për të ulur zemërimin mund të ngrihen disa pikpyetje : ç`punë ka një shef qeverie të marrë dhe rolin një pronari kompanie sigurimesh? Po edhe nëse do ta veshë kostumin e bamirësit, pse nuk e bën atë me fonde publike? Si mund të flasë ai si pronari “de facto” i Arlis ndërtim? Si mund ti japë të drejten vetes ti ngarkojë një kompanie një kosto, jo të papërfillshme financiare, në një kohë që ajo formalisht nuk është shpallur e fajshme nga asnjë gjykatë, për dëmin e shkaktuar?

Read more:Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni ‘u dorëzohet’ pensionistëve! Rikthejnë ‘flamingot’ dhe bëjnë paradë, në shesh dhe një tufë me dhi

Vetëm pak orë pas reagimit të Ramës, nuk dihet në rakordim paraprak (pasi pronari është shpallur në kërkim), apo me imponim indirekt edhe firma e ndërtimit doli me deklaratë se e merrte përsipër riparimin e dëmeve. Pra, urdhëri i « aksionerit mazhoritar » u vu menjëherë në zbatim.

E gjithë kjo fabul, e ndërmarrë në emër të së mirës, shpalos para syve të gjithkujt, një të vërtetë të thjeshtë: se ai që ka kompetencën të komandojë një firmë private se si të shpenzojë paratë e saj, është në fakt bosi real i atij biznesi. Të tërë e dinë se Rama është ai që u përcakton ndërtuesve lejet, skicon volumet dhe lartësitë, vë veton për përzgjedhjen e arkitektit, komandon format dhe ngjyrat, por rasti i sotëm dëshmon se ai vendos dhe për drejtimin që marrin paratë.

Ai është në fakt kreu i kupolës së kësaj industrie, e cila, është një nga shtyllat e modelit të mbrapshtë të zhvillimit ekonomik rililindas, e mundësisë për të ushqyer tregun e brendëshëm me para të pista, e rrjedhjes së këtyre flukseve për ti përdoruar më pas në zgjedhje dhe rekrutime opozitarësh apo kritikësh.

Read more:Kufi 30 ditë për pagesat, qeveria vendos kamatëvonesa për bizneset që nuk shlyejnë faturat në afat

Pikërisht për këtë arsye qëndrimi i sotëm, ndonëse jo i njëjtë në formë, është katërcipërisht i ngjashëm me atë të pak ditëve më parë, kur ai tha se industria shqiptare e ndërtimit nuk është një shesh krimi. Edhe atëhere, ndryshe nga ç‘tregojnë raportet e BE, DASH apo Moneyval, ai pretendoi se me kullat tona nuk pastrohen para, ndonëse të dhënat dëshmojnë se ato vetëm maksimumi në 20% kreditohen me para nga bankat.

Shpallet në kërkim policor ndërtuesi i pallatit të djegur, Armand Lilo

Read more:‘Territorialja’ në Shkodër! Qytetarët ankohen për shërbimet, PD: Më shumë bashki! Mazniku: Të tërheqim fondet e BE-së

Edhe për lekët e zeza edhe për apartamentet e djegura, qëllimi i tij është i njëjtë : të ruajë imazhin e një sektori që përbën një nga shtyllat kryesore të qëndrimit të tij në pushtet. Prandaj Edi Rama veshi sot kostumin e pronarit real të kompanisë, të cilës iu dogj pallati, duke përcaktuar se si do i shpenzone ajo paratë.

Në vëmendjen e tij nuk ishin thjeshtë ato 35 familje fatkeqe, as të plagosurit, por mbrojtja e një industrie të tërë që e detyroi atë të bëjë rolin e zjarrfikësit për të shuar sadopak furinë që mori flakë në rrjet.

©Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Tags: #apartamente #bankat #Biznes #Biznesi #Dash #Edi Rama #Familje #Fonde

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
  • Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide
  • Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide
  • Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide
  • Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Nisin fluturimet Tiranë-Toronto, inaugurohet lidhja e re ajrore me Kanadanë, udhëtarët shmangin tranzitin
  • Disa qytetarë shohin ndeshjet e Botërorit në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! – Balkanweb.com – News24
  • Roskovec/ Kanalet jashtë funksionit, 20 mijë hektarë në Zharrëz dhe Luar prej vitesh pa vaditje
  • Shkollat verore në Tiranë/ Maturantja vullnetare: Me fëmijët të ikën stresi! Nxënësit: Më mirë një libër se portofol me lekë
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti…

• 2 orë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Në aqualand-in e madh të peshkaqenëve, që është kthyer qeverisja e rilindjes, bazeni i AKSHI-it është ai më…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide

“Evropë! Evropë! Evropë!” – këtë brohoritëm dhjetëra mijëra prej nesh në brigjet e Danubit të dielën, ndërsa Péter…

• 2 orë më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by