Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide
Editoriale

Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide

• 19 Qershor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit

“Evropë! Evropë! Evropë!” – këtë brohoritëm dhjetëra mijëra prej nesh në brigjet e Danubit të dielën, ndërsa Péter Magyar iu drejtua turmës që gëzont. Me një pjesëmarrje rekord prej 77%, hungarezët kanë prodhuar një tërmet politik, duke i dhënë partisë Tisza të Magyar-it mundësinë e parë reale pas 16 vitesh për të çmontuar sistemin e ndërtuar nga Viktor Orbán.

Në të vërtetë, themelet e Fidesz-it kishin kohë që po çareshin. Një skandal politik në vitin 2024 ekspozoi një zvetnim të thellë moral në zemër të regjimit të tij. Ai rrëzoi gjithashtu një nga mitet themelorre të sundimit të tij: se instinktet e tij politike ishin të pagabueshme. Rritja e papritur e Magyar-it u bë e mundur nga përkeqësimi i rezultateve ekonomike të qeverisë dhe zemërimi në rritje për qëndrimin e saj pro-rus dhe anti-evropian. Për vite me radhë, votuesit hungarezë ishin ndjerë të bllokuar mes një qeverie autoritare dhe një opozite të dobët e të përçarë. Magyar e tejkaloi këtë ngërç.

Fakti që ai arriti ta bëhë këtë është i jashtëzakonshëm. Ai u detyrua të përballej me një shtet-parti: një sistem të mbështetur nga burime të mëdha institucionale, financiare dhe propagandistike, dhe të armatosur nga fushata të pamëshirshme shpifjesh. E di sa e vështirë mund të jetë kjo, pasi jam përballur vetë me të si politikane opozitare vetëm pak vite më parë.

Read more:Kryeministri Rama udhëton drejt Berlinit, merr pjesë në Konferencën Vjetore të Komisionit të Bllokut Lindor

Profil i liderit të ri hungarez Peter Magyar, nga admirues te njeriu që rrëzoi Orban

Megjithatë, Magyar kuptoi diçka thelbësore. Ai bëri fushatë në të gjithë vendin me energji të pandërprerë, duke shkuar në qytete të vogla dhe qendra provinciale, që për një kohë të gjatë konsideroheshin si bastione politike. Gjuha e tij konservatore-populiste e mbrojti nga sulmet e zakonshme ndaj politikanëve liberalë. Duke vendosur në qendër dilemën: “lindje apo perëndim”, ai u dha votuesve një qartësi që kishte munguar prej kohësh në politikën hungareze.

Read more:Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Në fjalimin e fitores, Magyar bëri premtime ambicioze për të rikthyer shtetin ligjor dhe për të riparuar marrëdhëniet me BE-në dhe NATO-n. Këto premtime do të jenë gjithashtu jashtëzakonisht të vështira për t’u përmbushur. Magyar mund të ketë fituar pushtetin, por nuk ka trashëguar një shtet normal. Ai përballet me presione të forta ekonomike, pritshmëri të mëdha publike dhe një opozitë në Fidesz që, edhe në humbje, ruan fuqi dhe ndikim të gjerë informal. Sistemi i Orbán-it ka depërtuar në shtet, media, ekonomi dhe vetë kulturën politike. Heqja e Orbán-it nga pushteti është një gjë. Çmontimi i “orbánizmit” është diçka krejt tjetër.

Ikja e Orban një fitore për liberalizmin në botë

Read more:Hamza, Abdixhiku e Haradinaj të barabartë me Kurtin më 28 dhjetor? – Blog

Megjithatë, një hendek vendimtar është kapërcyer. Në fund, strategjia e regjimit të Orbán-it për të përdorur çdo burim për vetë-ruajtje prodhoi jo qëndrueshmëri, por lodhje. Sistemi u ngurtësua, u tejzgjat dhe më në fund u thye. Nuk mund të jem më krenare sesa kaq lur mendoj që ne hungarezët treguam se edhe regjimet e rrënjosura joliberale nuk janë të pathyeshme.

Por pyetja më e vështirë nga të gjitha nuk është nëse Orbán mund të mposhtet, por nëse rrënojat politike, ligjore dhe morale që ai lë pas mund të riparohen vërtet.

Read more:Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore

*Autorja eshte drejtore e Programeve në Institutin për Demokraci në Universitetin e Evropës Qendrore dhe autore e ‘Demokracia e Tmerruar: Viktor Orbán dhe Përmbysja e Hungarisë’, pergatiti T.Çela,Lapsi.al

Lexo edhe
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Tags: #Analiza #Brigjet #Demokracia #Ekonomi #Fidesz #Gjuha #jetë #media

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
  • Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide
  • Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide
  • Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide
  • Pse “gjyqet politike” duhet të jenë me kamera – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, vdes 35-vjeçari në autostradën Fier-Lushnjë (EMRI)
  • Roskovec/ Kanalet jashtë funksionit, 20 mijë hektarë në Zharrëz dhe Luar prej vitesh pa vaditje
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
  • Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide
  • ‘Mbroni Pogradecin, po bëhet masakër’, operaratori turistik denoncon: Leje për 3 beach-bare në plazh publik! Zaptim dhe në Vlorë, sekuestrohen çadrat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 8 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë U mbyt teksa po lundronte me motor uji, nxirret pas 2 ditë kërkimesh nga Liqeni i Ulzës trupi i 37-vjeçarit! U pikas nga dronët ujorë në disa metra thellësi 6 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë “Ha e pi me paratë tuaja”/ Zagani publikoi video të Ramës nga Zvicra, reagon Kryeministri: Isha i ftuar, kurrë s’kam udhëtuar privatisht me lekët e shtetit 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Ekstremizmi e kërkon pushtetin duke filluar me rrugën”, Rama nxjerr videon nga protesta: Fjalor me sharje, kore linçimi dhe ulërima marshuese 6 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Në aqualand-in e madh të peshkaqenëve, që është kthyer qeverisja e rilindjes, bazeni i AKSHI-it është ai më…

• 1 orë më parë • 5 min lexim
Editoriale

Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide

Mënyra se si Edi Rama reagaoi kundrejt djegjes tragjike të një pallati, ku për pak orë u bënë…

• 1 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by