Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës – Ide
Editoriale

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës – Ide

Viral Alert News • 19 Qershor, 2026 • 9 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

1.

Ndoshta këtë nuk e dinë kryeministri Rama, protestuesit, publiku i gjerë duke më përfshirë mua që po shkruaj, por kështu disi duket fillimi i fundit të një periudhe, fundit të një qeverisjeje, mbase fundit të një procesi

Fillimi i fundit duket kur një person si kryeministri Rama përpiqet për dy javë rresht të gjejë fajtorët pse qytetarët me rend e rregull deri tani të paprecedentë dalin për të kërkuar dorëheqjen e tij. Një listë e gjatë ekzotike fajtorësh u gjetën për këto dy javë, mes të cilëve “armiqtë e jashtëm” ishin edhe grekët që nuk dëshiruakan rritje të konkurrencës turistike në Shqipëri dhe iranianët, të cilët nuk kanë problem me konkurrencë turistike, por me Shqipërinë, e cila është ndër kërcënimet kryesore për regjimin e ajatollahëve. Armiqve të jashtëm tash u janë bashkëngjitur “armiqtë e brendshëm” që në fjalët e kryeministrit janë fryma fashiste që “nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur”.

Kryeministri Rama ka mundur t’i shohë ndryshe protestuesit, qoftë edhe duke u nisur nga përvoja personale. Kur më 1990 e 1991 ai ishte protestues, udhëheqësit e Partisë në pushtet i quajtën fillimisht ato protesta si produkt të armiqve të jashtëm, dhe po, në mesin e tyre ishin edhe grekët e iranianët. Kur u rrëzua monumenti i Enver Hoxhës do të ketë qenë një numër udhëheqësish që i quajtën fashistë, këta shqiptarët që do të ishin si gjithë Evropa.

Read more:LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera

Kur të lexohet pa paragjykime “Shqipëria është e shqiptarëve” do të thotë sovranitet të qytetarëve të Shqipërisë. Ata që e kërkojnë sovranitetin nuk e ndiejnë këtë të rrezikuar nga Greqia, Irani, hebrenjtë, aziatikët, afrikanët apo “poliagjentët”; ata ndiejnë se sovraniteti i vendit, e drejta e qytetarëve për të vendosur për të, është i rrezikuar prej pushtetit. Apo më saktësisht, prej modelit të kapjes së shtetit në një ngjizje të politikës, korrupsionit, krimit të organizuar.

Fillimi i fundit i pushtetit është kur Udhëheqësi nuk mund ta përshkruajë realitetin që shihet nga dritarja.

2.

Fillimi i fundit i një periudhe është kur lind dhe zhvillohet një lëvizje kapilare e protestës si kjo. Pra, kur zhvillohet një lëvizje që nuk ka nevojë për prijës partiak por gjen një artikulim të përbashkët për rininë dhe të gjitha shtresat e vendit, posaçërisht brenda asaj të mesme që nuk ka gjetur identifikim prej militanti politik. Në rrugët e Tiranës dhe disa vendeve të Shqipërisë (me përkrahje edhe nga mërgata aty ku jeton) ditë më ditë rritet numri i protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama. Dhe ky numër po rritet jo më nga mungesa e frikës prej reagimit të pushtetit, por nga mungesa e frikës nga vetja, frika se nëse nuk dalin janë duke humbur momentin e tyre historik. Qytetarët që po shtohen në rrugë nuk kanë dilemë a duhet dalë apo jo ngase janë të bindur se po marrin pjesë në një proces të cilit ende nuk ia dinë emrin (revoltë, revolucion, demonstratë) por janë të sigurt se ai proces do të përfundojë me pushtetin e kryeministrit të tanishëm, apo thënë më mirë me natyrën e atij pushteti.
Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi – pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta.

Read more:“Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”/ Marrëveshja me Iranin, Trump: Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi

3.

Por fillimi i fundit nuk është fundi.

Kjo protestë mund të marrë përmasa e drejtime të ndryshme. Mund të jetë më e madhe dhe më dinamike (me bllokime rrugësh e të ngjashme, siç u paralajmërua) dhe kjo ka gjasa të ndodhë po aq sa ka gjasa që kryeministri të përpiqet të vazhdojë që ligjërimi i tij i arrogancës t’i mundë britmat për dorëheqje e burgosje.

Kryeministri mund të shpresojë që protesta të shpenzohet pas një kohe apo, siç ndodh në Serbi, që të arrihet një lloj akomodimi jetese me protesta, si një ritual ditor a javor.
Por, fillimi i fundit ka sjellë një rrafsh të ri politik.

Në të kryeministri, që ka legalitetin e pushtetit të fituar me zgjedhje, është duke e humbur legjitimitetin politik. Në rrugë janë njerëz si ai para 36 vjetësh. Çdo ditë e lëvizjes protestuese e përkrahjes qytetare për të është ditë erozioni e legjitimitetit politik për pushtetin i cili është ndërtuar si ofertë mu ndaj asaj klase e cila po proteston.

Read more:SHBA dhe Irani nënshkruajnë marrëveshjen fillestare të paqes, por çështja e armëve bërthamore mbetet e hapur

Në këtë rrafsh lëvizja protestuese është në betejë për të fituar legjitimitet politik. Fillimin tashmë e ka të fituar – të ngrihesh kundër një modeli kapjes së shtetit i ka dhënë dhe po i jep përkrahje gjithnjë e më të madhe. Por, kjo përkrahje do të kërkojë që të transformohet në realitet të ri legjitimiteti e legaliteti. Edhe po të përmbushet nesër kërkesa e dorëheqjes së kryeministrit Rama, në pushtet pasnesër nuk do të jetë një kryeministër e qeveri standardesh të demokracisë skandinave. Mbase ka të këtillë – brenda lëvizjes, parti të ndryshme politike, shoqëri civile – por ata mund të vijnë në pushtet vetëm pas zgjedhjeve të lira e të ndershme. E kapja e tanishme e shtetit është e ndërtuar mu si prodhim dhe pasojë e zgjedhjeve që nuk mund të quhen se përmbushin standardin e të qenit të lira.
Në ditët, javët e ndoshta edhe muajt në vijim në rrafshin e ri politik do të zhvillohet beteja në të cilën kryeministri do të përpiqet të ruajë legjitimitetin e veprimeve e lëvizja protestuese ta fitojë atë. Kryeministrit nuk do t’i ndihmojë arroganca, kontrolli i deritanishëm mediatik e as hapësira ku ka qenë inovativ dhe prijës, ajo e medieve sociale. Arroganca e tij vetëm sa do ta ushqejë lëvizjen protestuese e cila tashmë e ka tejkaluar kryeministrin në medie sociale dhe po vendoset si favorit edhe në televizionet deri dje të afërta me pushtetin.

Lëvizjen e protestës nuk do ta ndihmojë besimi se ka të drejtë; varrezat politike janë të mbushura me vetëbesimin në kauza të drejta.

4.

Lëvizja protestuese e ka të vështirë në këtë moment të projektojë se çfarë është fundi i cili ka filluar tani. Është një lëvizje kapilare, heterogjene që ndoshta do të jetë bërthama e një grupacioni politik të aftësuar për zgjedhje dhe për ta qeverisur vendin; ndoshta jo.

Read more:“Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Por, kryeministri është ai që në pozitën të cilën e ka mund ta shohë fundin. Kjo pozitë ia mundëson edhe të marrë pjesë në projektim të tij. Fund quhet ndërprerja e qeverisjes në të cilën janë integruar bashkërisht e pandashëm interesat politike, korrupsioni, elita oligarkike dhe krimi i organizuar në krye të së cilës është garanca autokratike. Fund quhet krijimi i një konsensusi shoqëror, në të cilin do të marrë pjesë edhe ai, për kushte për zgjedhje të lira e të drejta, të pranuara nga të gjithë pjesëmarrësit.

“Kur papritmas, në mesnatë, ndigjon
nji procesion të padukshëm tue kalue pranë,
me muzikë të përsosun, me zana të hollë,
mos vajto fatin tand, tash që po të len,
që punët të shkuen mbrapsht, që planet tueja
dolën krejt mashtrim;
mos vajto kot për to”.

Konstandin Kavafi, poeti i famshëm grek nga Aleksandria, kështu përshkruan natën e fundit të Mark Antonit, gjeneralit romak i cili ishte rrethuar gjatë nga forcat e Oktavianit. Legjenda të cilën e përshkruan Plutarku ishte se pas shumë betejave në rrugët e Aleksandrisë u dëgjua poezia e muzika, kishte art e hare, dhe ky ishte sinjali i ndryshimit. Në fjalët e Kavafit, kryeministri i Shqipërisë duhet të dëgjojë, pas betejave politike, artin e rininë, muzikën dhe harenë e rrugëve të Tiranës:

Read more:“Nuk mund të ulesh në tryezë me një shtet që ke ligj lufte”/ Kalaja përplaset me Sulin, sekretari i Omonia-s: Ka 30 vite që ligji nuk është në fuqi

“Mbi të gjitha, mos e mashtro veten, mos thuaj
se kjo qe andërr, se veshët të rrejtën;
mos e ul veten me shpresa të kota si këto.
Bahu si ai që prej kohësh asht përgatitë,
me nurin e kurajës,
si i ka hije atij
që u gjet i denjë për nji qytet të tillë”.
Dhe, një porosi përfundimtare për ballafaqimin me realitet e me dinjitet:
“Shko i vendosun te dritarja,
ndigjo me mall të thellë,
pa qarravitjet e pa arsyetimet e frikacakëve,
ndigjo – kënaqësinë tande të fundit – zanat,
muzikën e përsosun të këtij procesioni të çuditshëm,
e thuaji lamtumirë Aleksandrisë
që po të humb prej duersh”.

(Konstandin Petro Kavafi “Zoti e braktis Antonin”, botuar në 1911. Këtu u dha shqipërimi gegnisht, një afrim formës jostandarde të shprehjes së poetit në greqishten e tij)

Marrë nga Koha Ditore

Lexo edhe
VA News
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

VA News
Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Tags: #Akomodimi #Armë #Dorëheqje #Evropa #Greqia #Hapesira #Hebrenjtë #Irani
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide
  • Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide
  • Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide
  • Analiza / Cilat janë pasojat e rënies së Orbanit – Ide
  • Një shteg i rrezikshëm i Albin Kurtit – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Qytetarët 20 ditë në protestë/ Kërkohet largimi i dyshes Rama-Berisha! Marshim në Tiranë, ndalesë të Drejtoria e Policisë! Gazetari i Shkëlzenit udhëheq turmën
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
  • “Diaspora është bashkuar me ne!”/ Revolta masive, protestuesi: 20 ditë qëndrese, Rama mos bëj sikur nuk na sheh; jep dorëheqjen!
  • Qytetarët 20 ditë në protestë, kërkojnë largimin e dyshes Rama-Berisha! Protestuesja: Argita Berisha më vodhi pronat
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Dibër/ Zyrtarët e Kadastrës dhe një noterë tjetërsuan pronat në favor të një familje, në kërkim zv.drejtori i ASHK, noterja dhe përfituesi i pronave (EMRAT) 18 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Rama jepe dorëheqjen!”/ Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave, plot sheshi para Kryeministrisë 12 lexime · 2 orë më parë
  3. 03
    Politikë VIDEO – Disa qytetarë duke pirë kafe në shesh, protestuesit thirrje me megafon: Bashkohuni me ne! 12 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Ata nuk kanë lidhje me qeverinë”/ Rama shpërndan deklaratën e Unionit të Gazetarëve dhe video nga protesta: Kanë rrahur shoferët se nuk i binin burisë 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë PS e përjashtoi 30 ditë nga Kuvendi, Shehaj: Nuk ma mbyllin dot gojën, do bëj opozitë kudo 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Sociale Organizatori i protestës Arben Kola si Berisha, kundër amnistisë! Çon protestën te Kuvendi, incident me deputetin Ardit Bido! Përplasje para selisë së PD dhe mblidhen te Kryeministria 7 lexime · 6 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Pas disa ditësh në gjendje të rëndë, humb jetën 53-vjeçari i aksidentuar në Librazhd (EMRI) 6 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
VA News
Editoriale

Ç’fshihet pas armiqve që shpall Edi Rama – Ide

Në të njëjtën kohë që pothuajse të gjitha TV-të e lajmeve po transmetonin këtë të shtunë loghorenë anti…

• 5 orë më parë • 6 min lexim
VA News
Editoriale

Ç’mësuam të re për “folenë e peshkaqenëve” në AKSH – Ide

Në aqualand-in e madh të peshkaqenëve, që është kthyer qeverisja e rilindjes, bazeni i AKSHI-it është ai më…

• 5 orë më parë • 5 min lexim
VA News
Editoriale

Rama si zjarrfikës i pallatit të Arlis – Ide

Mënyra se si Edi Rama reagaoi kundrejt djegjes tragjike të një pallati, ku për pak orë u bënë…

• 5 orë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by