Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Zhvillohet edicioni i 8-të i Festës së Grurit në Apoloni, në thelb kremtimi i një trashëgimie të pasur folklorike e bujqësore
Sociale

Zhvillohet edicioni i 8-të i Festës së Grurit në Apoloni, në thelb kremtimi i një trashëgimie të pasur folklorike e bujqësore

• 20 Qershor, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Nën rrënojat antike të Apolonisë u zhvillua edicioni i 8-të i Festës së Grurit, një nga ngjarjet më të mëdha kulturore, artistike dhe agroturistike në Shqipëri, e cila tashmë është shndërruar në një traditë të dashur për Fierin dhe gjithë Myzeqenë.

Mijëra vizitorë nga Fieri, rajoni, Shqipëria dhe diaspora u bënë pjesë e atmosferës së veçantë të festës, duke e kthyer Apoloninë në qendrën e traditës, kulturës dhe mikpritjes myzeqare.

Në aktivitet morën pjesë drejtues vendorë, deputetë, personalitete të jetës publike, si dhe mijëra qytetarë e turistë që zgjodhën të përjetonin nga afër një nga festat më autentike të vendit.

Read more:Shqipëria, më pak grurë e misër/ Tkurren sipërfaqet e mbjella në fushat e Semanit, fermerët: Kostot të papërballueshme

E organizuar nga Bashkia Fier, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Festa e Grurit pati në thelb të saj kremtimin e një trashëgimie të pasur folklorike dhe bujqësore, të krijuar ndër dekada nga myzeqarët për të nderuar grurin, simbolin e begatisë, mirëqenies dhe identitetit të kësaj treve. Këngët, vallet, ritualet, kulinaria tradicionale dhe mikpritja karakteristike e Myzeqesë u bashkuan në një festë unike kushtuar tokës, bukës dhe njerëzve që prej brezash i kanë dhënë jetë një prej fushave më pjellore të Shqipërisë.

Aktiviteti solli së bashku elementët më përfaqësues të kulturës vendase, produktet lokale, gastronominë tradicionale dhe atmosferën festive që e ka shoqëruar këtë ngjarje ndër vite, duke e kthyer atë në një pikë referimi për turizmin kulturor dhe agroturistik në vend.

Për pjesëmarrësit në panair, kjo festë ka rëndësinë e saj të veçantë për promovimin e grurit vendas i cili ka ulur ndjeshëm prodhimin.

Read more:Orbán përdori diasporën për vota? Kryeministri Magyar: Pakicat hungareze të mos jenë vegla politike

“Festa të tilla pęrveç faktit që krijojnë jetë sociale, afrojnë njerëzit me bujqësinë, dhe gruri është shumë i rëndësishëm për Myzeqenë.Pavarësisht se këtë vit ka patur rënie të rendimentit ne nxisim paketat e Ministrisë së Bujqësisë ka prezantuar me subvencione, por edhe vetë puna e fermerëve është një kriter shumę i rëndësishëm për të rritur prodhimin”, është shprehur në fjalën e saj drejtuesja politike e qarkut Belinda Balluku.

Shtylla kryesore e festës ishin manifestimet tradicionale dhe bujqësore, të ndërthurura me një program të pasur artistik. Kulmi i mbrëmjes ishte koncerti madhështor me pjesëmarrjen e mbi 30 artistëve në skenë, duke nisur nga Ansambli “Myzeqeja” e deri tek grupi legjendar Elita 5, si dhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare, të cilët sollën një natë plot emocione, energji dhe festë.

Ndër momentet më të spikatura të aktivitetit ishte Parada e Kurorave të Grurit, ku qindra vajza të stiluara enkas për këtë festë krijuan një spektakël unik bukurie dhe tradite.

Read more:Dosja Koçeku-Shehu-Hamzai/ Drogë në Evropë dhe biznes në Shqipëri, fotot e ‘samiteve’ të trafikantëve në Aruba dhe Antwerp! Bosët ndanë ‘hesapet’ e kokainës dhe planin e investimeve

Edhe këtë vit, Parada e Autokombajnave dhe momenti simbolik i hedhjes së grurit në lëmë, rikthyen në kujtesë traditat e hershme të Myzeqesë dhe lidhjen e fortë të banorëve të saj me tokën.

I gjithë territori i festës u shndërrua në një skenografi natyrore ku mbizotëronin gruri, kashta, mekanika tradicionale bujqësore dhe elementë të tjerë dekorativë, duke krijuar një atmosferë autentike dhe mbresëlënëse për mijëra vizitorët e pranishëm.

Read more:Masat e sigurisë për miqësoren e Kombëtares ndaj Luksemburgut, policia njofton edhe bllokimin e bulevardit ku do të mbahet protesta për Zvërnecin

Një pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishin edhe panairet tematike kushtuar bukës, grurit, miellit, gatimit tradicional të bibës në saç, si dhe prodhimeve vendore, të cilat promovuan më së miri gastronominë dhe traditat kulinare të Myzeqesë.

Risi e këtij edicioni ishte eventi “Nën Hijen e Perëndive”, një koncert harqesh i zhvilluar mes rrënojave antike të Apolonisë, që i parapriu Festës së Grurit dhe krijoi një ndërthurje të veçantë mes historisë, muzikës dhe trashëgimisë kulturore.

Një tjetër element që e bëri këtë festë të veçantë ishte pozicioni i saj unik gjeografik. E vendosur në kodrat e Apolonisë, përballë horizontit të pafund të Myzeqesë, festa u dha vizitorëve mundësinë të përjetonin një nga momentet më magjepsëse të ditës – perëndimin e diellit, i cili nga Apolonia antike dhuroi pamje spektakolare.

Read more:LIVE TV- Akti normativ për uljen e akcizës/ Malaj: Synon të mbrojë konsumatorin! PD: Politikë shpopullimi, alibi për të mos ulur taksat

Me një pjesëmarrje që kapërceu mijëra vizitorë, Festa e Grurit konfirmoi edhe një herë statusin e saj si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore, turistike dhe identitare të kalendarit veror shqiptar.

Edicioni i 8-të i Festës së Grurit dëshmoi edhe një herë se Myzeqeja vazhdon të ruajë, promovojë dhe festojë me krenari traditat e saj, duke i kthyer ato në një urë lidhëse mes trashëgimisë, kulturës dhe zhvillimit të turizmit.

Lexo edhe
Sociale

Reforma territoriale, Prrenjasi i thotë ‘jo’ bashkimit me Librazhdin! Asnjë votë pro në Këshillin Bashkiak

Sociale

Ministria e Bujqësisë dhe UBT nënshkruajnë marrëveshje për praktikat e studentëve dhe ekspertizën shkencore, Salla: Më shumë mundësi për të rinjtë

Tags: #Aktivitet #Aktiviteti #apolonia #belinda balluku #Diaspora #festa e grurit #Fier #myzeqe

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Reforma territoriale, Prrenjasi i thotë ‘jo’ bashkimit me Librazhdin! Asnjë votë pro në Këshillin Bashkiak
  • Ministria e Bujqësisë dhe UBT nënshkruajnë marrëveshje për praktikat e studentëve dhe ekspertizën shkencore, Salla: Më shumë mundësi për të rinjtë
  • Debate për zgjedhjet në organizatën e peshkimit në Pogradec, drejtuesit e rinj do të menaxhojnë aktivitetin në liqenin e Ohrit
  • Kadastra shkon derë më derë në Himarë, 235 banesa pa dokumentacion pronësie! Do të trajtohen edhe objektet pa kërkesë të mëparshme legalizimi (VIDEO)
  • E enjtja me mot të kthjellët, vranësira të pakta në zonat malore (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Tensione në Kuvend/ PD kërkon debat për SHISH: Ra siguria kombëtare, Rama të dorëhiqet! PS rrëzon kërkesën, opozita bllokon foltoren
  • Skandali me Vlora Hysenin e SHISH/ Media greke: Rasti i korrupsionit që ka vënë në vështirësi Ramën, pikëpyetja për sigurinë kombëtare
  • Mbante armë automatike dhe fishekë në banesë, arrestohet 64-vjeçari në Patos (VIDEO)
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin
  • Kreu i SHISH në arrest shtëpiak/ Topuzi: Hyseni komunikime me Agasin edhe ditën e arrestimit të tij! Alibeaj: Impulse nga partnerët e NATO-s për hetimin e drejtoreshës së shkarkuar!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 59 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 20 lexime · 15 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 19 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Vlora Hyseni nën arrest, Balliu: Kam pyetur SHISH për raportet e zyrtarëve të institucionit me Ergys Agasin! Siguria kombëtare e vendit ka rënë 7 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Reforma territoriale, Prrenjasi i thotë ‘jo’ bashkimit me Librazhdin! Asnjë votë pro në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Prrenjasit votoi në unanimitet kundër bashkimit me Bashkinë e Librazhdit. Nga 17 anëtarët e pranishëm…

• 47 minuta më parë • 1 min lexim
Sociale

Ministria e Bujqësisë dhe UBT nënshkruajnë marrëveshje për praktikat e studentëve dhe ekspertizën shkencore, Salla: Më shumë mundësi për të rinjtë

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës do të kenë më shumë mundësi për të kryer praktika profesionale dhe…

• 47 minuta më parë • 2 min lexim
Sociale

Debate për zgjedhjet në organizatën e peshkimit në Pogradec, drejtuesit e rinj do të menaxhojnë aktivitetin në liqenin e Ohrit

Mes kundërshtimeve dhe debateve të forta janë zhvilluar zgjedhjet për strukturat drejtuese të Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit…

• 47 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by